Blushi: Shpifje të zëdhënësit të UDB, Baton Haxhiu kundër Presidentit

March 21, 2019 23:24

Blushi: Shpifje të zëdhënësit të UDB, Baton Haxhiu kundër Presidentit

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar sot ndaj deklaratave të gazetarit Baton Haxhiu kundër kreut të shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, duke i kujtuar bashkëpunimin me agjentë dhe drejtues UDB-së Jugosllave, Blushi shprehet se shpifjet ndaj kreut të shtetit shqiptar janë të qëllimshme.

Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxites i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.🇦🇱”,- shprehet Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit të Republikës, Ilir Meta në reagimin e tij në rrjetet sociale.

March 21, 2019 23:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*