Blushi: Unë shkrimtar paradite, politikan pasdite. Pasioni im i madh të flas në Parlament

January 8, 2015 11:26

Blushi: Unë shkrimtar paradite, politikan pasdite. Pasioni im i madh të flas në Parlament

Ben Blushi thotë se e ndan jetën e tij mes politikës dhe shkrimeve.

Ai shprehet se e ka pasion të flasë në parlament.

Një nga pasionet e mia të mëdha është të flas në Parlament. Më jep kënaqësi të madhe të flas. Herë pas here kur e bëj, në fakt nuk e bëj shpesh, por kur e bëj e ndjej se kam nevojë. Shumë njerëz kur më pyesin them se kam gjetur një paqe mes shkrimtarit e politikanit. Ka raste kur njëri është shumë aktiv, tjetri shumë pasiv.

Ka raste kur të dy janë shumë dembel, siç mund të jetë rasti tani për tani. Të dy janë shumë dembel, edhe politikani, edhe shkrimtari. Ka raste kur jam shumë aktiv politikisht për një sezon apo sezon tjetër.

Ka raste kur njerëzit ankohen për të dyja gjërat që bëj. Njëra palë thotë se ti shkruan romane e nuk merresh me punën për të cilën paguhesh, unë paguhem si politikan, një palë tjetër thotë lëre politikën se këtu je më i aftë se si politikan nuk vlen.

Unë do të përpiqem ti bëj të dyja për aq sa kam mundësi, frymëzim dhe pasion. Kam përshtypjen se nuk ka ardhur dita të lërë njërë në funksion të tjetrës, apo për ti lënë të dyja. Kam gjetur një ekuilibër timin dhe herë pas here e them me shaka unë bëj shkrimtarin paradite e politikanin pasdite. ” thotë Blushi.

Ben Blushi ndërkohë shprehet pesimist për të ardhmen e Shqipërisë.

Është shumë më e sukseshme dhe më me lirë kurimi i injorancës. Injoranca eshtë e vetmja semundje qe nuk kurohet ne spital po në shkollë. Ne do të kishim një rrugë shumë të më shkurtër në këto 20 vjet, do kishim më pak korrupsion, më pak probleme me vendosjen e ligjit, më pak emigrancion, nëse do të investonim për një shoqëri të ditur. Ne nuk e kemi bërë.

Këto janë gjëra që më bëjnë pesimist.

Nëse investojmë për dije dhe i japim të gjithë brezave një qasje tjetër kam përshtypje se vuajtjet tona janë më të shkurtra. Duhet të jemi shumë më agresiv në investimin kulturor në përgjithësi”, ka thënë për “Kronikë e Pambaruar” e ideuar dhe drejtuar nga shkrimtarja Diana Çuli.

 

 

January 8, 2015 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*