Blushi: Unë, shkrimtar paradite, politikan pasdite. Jam pesimist për të ardhmen e Shqipërisë

January 8, 2015 11:26

Blushi: Unë, shkrimtar paradite, politikan pasdite. Jam pesimist për të ardhmen e Shqipërisë

Ben Blushi thotë se e ndan jetën e tij mes politikës dhe shkrimeve.

Ai shprehet se e ka pasion të flasë në parlament.

Një nga pasionet e mia të mëdha është të flas në Parlament. Më jep kënaqësi të madhe të flas. Shumë njerëz kur më pyesin them se kam gjetur një paqe mes shkrimtarit e politikanit.

Ka raste kur njerëzit ankohen për të dyja gjërat që bëj. Njëra palë thotë se ti shkruan romane e nuk merresh me punën për të cilën paguhesh, unë paguhem si politikan, një palë tjetër thotë lëre politikën se këtu je më i aftë se si politikan nuk vlen.

Unë do të përpiqem ti bëj të dyja për aq sa kam mundësi, frymëzim dhe pasion. Kam përshtypjen se nuk ka ardhur dita të lërë njërë në funksion të tjetrës, apo për ti lënë të dyja. Kam gjetur një ekuilibër timin dhe herë pas here e them me shaka unë bëj shkrimtarin paradite e politikanin pasdite. ” thotë Blushi.

Ben Blushi ndërkohë shprehet pesimist për të ardhmen e Shqipërisë.

Është shumë më e sukseshme dhe më me lirë kurimi i injorancës. Injoranca eshtë e vetmja semundje qe nuk kurohet ne spital po në shkollë. Ne do të kishim një rrugë shumë më të shkurtër në këto 20 vjet, do kishim më pak korrupsion, më pak probleme me vendosjen e ligjit, më pak emigrancion, nëse do të investonim për një shoqëri të ditur.

Këto janë gjëra që më bëjnë pesimist.

Nëse investojmë për dije dhe i japim të gjithë brezave një qasje tjetër kam përshtypje se vuajtjet tona janë më të shkurtra. Duhet të jemi shumë më agresiv në investimin kulturor në përgjithësi”, ka thënë për “Kronikë e Pambaruar” e ideuar dhe drejtuar nga shkrimtarja Diana Çuli.

January 8, 2015 11:26
Komento

41 Komente

  1. beni tjeter October 16, 15:25

    Ti pasdite flen gjume 🙂

    Reply to this comment
  2. beni October 16, 15:30

    Ti dhe Rama o Ben djali per te qendisur llafe ne kompjuter jeni njesha.
    Po nuk mjafton o djale.
    Je pesimit per te ardhmen?
    Po a nuk ke qene ti nje nga njerezit qe ka bere politike ne Shqiperi?
    Pse flet sikur je anash ti?
    Aty ke qene ta kishe zhvillu arsimin

    Reply to this comment
    • opozitar i sfilitur October 16, 15:49

      si flet Beni
      a thua se nuk ka qene politikan gjithe keto vite.
      keta duan te jene edhe politikan edhe kritik politikanesh
      edhe sokrat edhe derr.
      keni luksin te jeni ne nje shoqeri te tille
      vazhdoni

      Reply to this comment
    • Fieraku123 October 16, 15:49

      Ke inatet e tua me Ramen dhe te mirkuptoj.Ku ke qene gjithe kete kohe??S’te kemi pare e degjuar??Humbe si spata pa bisht…Ka patur debate politike te medha ne Shqiperi,e ne interes te madh per Publikun.Si pershembull reforma ne drejtesi,territorialja,KLD-ja,shkolla e magjistratures etj.Gjera keto,shume me te rendesishme se ndeshja e pardjeshme e futbollit.Ku ishe??Ne shishe…..

      Reply to this comment
    • J. Martinez January 8, 19:05

      Sakte sakte je shkriar paradite, politikan pasdite dhe koqe kandari ne darke. Se na del sikur je ti I ditur dhe budallenjte na kane shtyre drejt injorances, kur se paku ke qene ne 20 vite, me shume se 8 vite minister. Dhe hajdut, bemat e tua ne MASh jane te papara.

      Reply to this comment
    • rezart January 8, 19:20

      Po ti paguhesh per deputet 24 ore ne dite,o Blushi e jo paradite PRIVAT e pas dite shtet!
      Ke kaq vjet deputet dhe pervec PERCARJES dhe KALIT TE TROJES se Fatos Nanos nuk ke bere gje per PS-ne!!
      E ka fajin Edi Rama qe te mban ty deputet!
      Ti je njelloj i ZI si Kac Islami!
      Je ARMIK I PS-se!!!

      Reply to this comment
  3. arti October 16, 15:49

    Blushi shkruan mire
    Po eshte percares dhe lokalist
    Dhe si gjithe njerezit qe kane talent (dhe mundesi) ne Shqiperi, eshte dembel dhe lekist

    Reply to this comment
  4. Hajdar Dojaka October 16, 16:10

    Djali i Kiços,me qe ke 24 vjet qe flet nga klubi i Selanikut te Fevzi Adhamudhit mire ben qe thua ‘shteti urdheroi dhunen ne stadjum’ dhe une idjoti te bej pyetjen:Ne Shkoder qe u be skandali e u rrane shqipetaret si ne harados TI E URDHEROVE DHUNEN?Se ti je shteti apo me shtet kupton gje tjeter SALINE?

    Reply to this comment
  5. MANUSHAQA October 16, 16:18

    O BENO PO ADRIAN FULLHANIT I JEPET DORA?? GJUM TE GJAT BERE DHE SE THE NJE FJAL PER FULLHANIN SI ESHT PUNA KE MIQSI TE VJETER??

    Reply to this comment
  6. beni October 16, 16:47

    Zoti Blushi megjithe respektin e madh qe kam per ju ne kete rast nuk jam fare dakort…politikanet takohem dhe mbrojne idete e tyre…sa here takuam kriminelin Milloshevic diplomatet dhe ministrat europiane dhe amerikane kur ky hasap i Ballkanit ishte ne kulm te kasaphanes…Rama te shkoje tu hape doren dhe te mbroj intwresin e tij ( shqiptareve). Kjo eshte politika.

    Reply to this comment
  7. kush October 16, 17:01

    Blush i blinduar nga nanoizmi, te jesh politikan, duhet te besh edhe politike, jo vetem te vjedhesh, sic kane bere politiqaret e nanos e berishes.
    Je ziliqar, por je gjithmone nje bisht i nanos.
    Cohu me shoejt nga gjumi ne mengjes nese do te besh per Shqiperine e gjore dicka me shume se fjalimet ne Parlament dhe shkrimet ne gazeta

    Reply to this comment
    • eliot October 16, 22:53

      E di ku eshte e keqja juaj o Blush?
      Ju doni jete te rehatshme.
      Po Shqiperia kerkon sakrifica.
      Askush nga ju nuk ehste i gatshem ti beje.
      Te gjithe si klase politike jeni burreca qe dorezoheni dhe konformoheni shpejt.
      Vec kesaj jeni te gjithe agjente te interesave te huaja paralele.
      Po shqipytaret jane ende naive per te kuptuar si funksionin bota sot

      Reply to this comment
      • tani.deutschland October 17, 00:12

        Une jam paksa i habitur nga komentetet e fundit te zotit Zaimi ?!

        Ka mundesi qe ai ka shume me shume informacion, por qe edhe te tjeret jetojne po ne vitin 2014 si ai:

        Ben vaki qe qe une e shih realitetin me fokus tjeter !!
        megjitheate
        peshendetje

        Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit October 17, 05:21

        Te gjitha keto i di, i nderuari Zaimi, jam njohur edhe personalisht me Blushin e ri, kur ishte student dhe bente gazetarin opozitar tek RD, por qysh kur erdhi Edi Rama, ne krye te PS, Blushi nuk le rast, pa komentuar kunder Rames, perse?, se mendonte se ai vend i takonte Blushit.

        Reply to this comment
        • Pëllumb zaimi October 17, 13:12

          Horr Merkel? Një parti pa vetëkritikën e brëndëshme kalbëzohet dhe vdes si partia e saliut? Nuk thua shyqyr që ka një zë që nuk bën jesmenin brënda PS !? Unitet brënda diversitetit e konkurencës jo unitet eunukësh pa ngjyrë e pa mendim? Blushi bën luftarakun jo guakun? Zërat kundër e shëndoshin partinë,zërat pro,gjithnjë pro, e vyshkin partinë? Vetë pluralizmi është diversitet,debat dhe konkurencë!? Nderime çuni bukurosh i Enxhit!

          Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi October 16, 22:57

      VR !!! @ Jo Horr Merkel? Nuk kini informacionin e nevojshëm? Blushët i njoh aq mirë që janë familje ne themelet e patriotizmit shqiptar sa nuk ta merr mëndja? Pale ja u kanë gjetur në Dardhe origjinën!? Ju duket sikur ju kanë gjetur pikën e dobët dhe harrojnë se Dardha ka qënë djep patriotësh të mëdhenj!? Blushi është njeri me integritet dhe nuk ka lidhje të démshme dhe “vartësira” as nga nanoja,as nga fevzinjtë as nga fundërrinat e tjera? Kiçua i ati ka qëné një nga demaskuesit me të fuqishëm të berishizmit. E ema është bija e të madhit Dhimitër Shuteriqi? Blushët nuk bëjnë kurrë pazare,qoftë ky dhe më i pushtetëshmi i Shqipërisë? Mos e harro këtë,do ta vërtetosh kurdoherë? Blushët janë kolonjarë 24-karatësh dhe shqiptarë 48 karatësh? Nderime!

      Reply to this comment
      • info analitike January 8, 14:15

        Konfirmoj edhe une vertetesine e informacioneve te dhena nga Pellumb Zaimi mbi Ben Blushin. Neper forume eshte bere kaq normal pergojimi dhe qarkullimi i thashethemeve mbi persona publike sa qe kur dikush shkruan te verteten shihet me mosbesim ose qesendiset.

        Reply to this comment
        • Alabaku January 9, 06:21

          Info analitike, Pellumb Zaimi dhe Xume Protopapa e Vezhguesi F, sikurse edhe Jozefinka Topallovic jane me te informuarit mbi Blushin dhe kuptohet qe jane ne mos nje person i vetem, qe pjerdhin ne nje poce. Kicua eshte kokra e megallomanit, ndersa Dhimitri, hahaha, shkrimtari i madh Dhimitri, qe i kendoi fashizmit dhe diktatures, na qenka gjigand patriot. Pika, o elbasanllinj bythqi…re. Edhe Dardha, nje cope katund vend verimi per bejleret e Korces, por edhe pallimi. Katund evgjitesh te ikur nga Drenova perpjete malit.

          Reply to this comment
          • info analitike January 9, 16:43

            Tashme forumi i Dites terheq te gjithe te fandaksurit qe shkarravisin online si puna e ketij me siper

  8. Qytetari October 16, 17:04

    Po ky Blushi eshte miku i Frangajve. Eshtë një k.. që i mungojnë vetem syzet

    Reply to this comment
  9. myftar vl October 16, 17:34

    Femijet e perkedhelur te Bllokut qe luftojne me shurraqin e Bllokut Sali

    Reply to this comment
  10. toni paris October 16, 18:07

    Ai shkrimi per Charlien ishte i mire Blusho
    Nje pyetje:
    Si shpjegohet qe gjithe klasa politike e Tiranes eshte kaq sensibel ndaj Frances?
    A ka kjo lidhje me frankofiline sllave?
    C mund te thuhet per kontrollin sllav ne Shqiperi nepermet Frances?
    A oarte questo, jam teresisht kunder akteve si ai ne revisten franceze te njohur per karikaturat, cuditerisht sh e ngjashme ne detajet vizuale me kete gazete ku po komentojme

    Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi October 17, 13:25

    @tani,deutschland? Përshëndetje për faktin që kini një apo dy rezerva në lidhje me ato që them? Ruajini akoma sepse nuk dua të jeni një njeri pa ndjenjën kundërshtuese të debatit? Nuk dua të jini “i verbër” sepse kjo e vdes debatin? Megjithatë ju transmetoj bindjen time se Blushi nuk i bën dhe nuk do t’i bëjë temena askujt,kushdoqoftë? Nderime “tani,deuts…” dhe punë të mbarë aty ku jini !

    Reply to this comment
  12. geno January 8, 12:33

    nuk ke faj ti o Blush,kemi faj ne qe te besojme e votojme per ty,ne 2017 hic mos e merr mundimin per te kandiduar si deputet se ske per tja arritur,je dembel e mendjelli

    Reply to this comment
  13. imas January 8, 12:46

    Bravo z. Blushi. Kjo qe po beni ju perkthehet ne “shkrimtar me rroge deputeti”. Ky eshte nje konflikt i paster interesi. Sa kohe qe jeni deputet, nuk duhet t’ju shkoje mendja per te shkruar libra, por per te iniciuar e bere ligje per shtetin qe te paguan.

    Reply to this comment
  14. Jimi January 8, 12:46

    Po kur je kaqe pesimist more Bilbilush, lere politiken ta bejne ata qe jane optimiste dhe ti meru me ato qitapet e tua ,se ato sic thua edhe vete, te shkojne me per shtat!
    Me c’duket ne kete raste gjen vend ajo thenia popullore, qe dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen.

    Reply to this comment
  15. Jimi January 8, 12:57

    Po kur je kaqe pesimist more Bilbilush, lere politiken ta bejne ata qe jane optimiste dhe ti meru me ato qitapet e tua ,se ato sic thua edhe vete, te shkojne me per shtat!
    Me c’duket ne kete raste gjen vend ajo thenia popullore, qe dy kunguj ne nje sqetull nuk mbahen.
    Te jesh rrebel i perhershem brenda nje formacioni, ku vete me deshire aderon nuk do te thote se gjithmone ke te drejte ti!! Rrebelizmi permanent tregon vetem nje gje qe ti me c’duket nuk ke gjtur ende formacionin qe te pershtatet politikisht!

    Reply to this comment
  16. fierakja January 8, 16:45

    8 ore shkrimtar, 8 ore ne parlament dhe 8 ore gjume… ke te drejte qe je pesimist per te ardhmen ti se edhe me kete skemen e re te sigurimeve te mbetesh do kesh nje pension 20 here me shume se mjeket( qe kane bere roje 24-oreshe dhe as jane paguar dhe as kane pushuar) sepse ke sa legjislatura qe rri aty ne parlament. Ti mund te jesh shkrimtar i mire dhe shkrimtari flet edhe pa qene ne parlament… Boll bere “opozitarin e perhershem”, bashkepuno per reformimin e arsimit per te kontribuar nekete “luften” tende kunder injorances qe te kesh mundesine te na thuash:”… punova shume por …ju prape injorant mbetet”

    Reply to this comment
  17. Drini i bardhe nuk ka te ndal............................. January 8, 16:57

    Ben Blushi duket sikur i din te gjitha .!! Zotri Edi Ramen a e ka degjuar valle ne fushate , kur thoshte se drejtor shkolle qe nuk ka kaluar ne bangot e shkolles , nuk do te kete ! Po ky premtim perse nuk u vu ne jete ne shkollat nentevjecare . Drejtori me arsim te mesem demokrat ne nje nga shkollat e Hasit eshte zevendesuar me nje drejtor me arsim te mesem e me dipllome private . Sigurisht qe edi Rama eshte nje dhe nuk mund te ndahet ne shume copa e per te qene kudo . Por keta deputet perse sillen ne kete menyre , sikur njeri i bije thumbit dhe tjetri patkonit , kurse te koorrutuarve u trashet qimja !

    Reply to this comment
  18. Timo January 8, 17:17

    Kritika për politikën dhe politikanët i shkon për shtat atij që mer pjesë aktivisht në të (jo m’ka çu nona me la gojën). Do të kishit bërë mirë të kishit hequr dorë nga politika që kur hoqët dorë si kryetar grupi por, me sa duket, ju duhej rroga e deputetit për të pasur komoditetin si shkrimtar. Një lloj abuzimi edhe ky. Me gjthatë unë i lexoj me kënaqësi romanet e juaja.

    Reply to this comment
  19. Thanasi January 8, 17:44

    Blushi e ka mire kur thot qe eshte pesimist per Shqiperine. Si mund te jesh Optimist per nje vend ku nuk punon kushi?! Kur brezi i 40 vjecareve te sotem nuk kane nje lek ne arken e pensionit! Kur rinia jone rri gjithe diten kafeneve dhe as qe mendon per pune. Edhe une pesimist jam. Sa per Blushin shkrimtare……ketu ku kemi arritur ne si vend…me Fevzo Haxhin opinionist-shkrimtar… mund te vetquhesh edhe ti Blush shkrimtar i madh.

    Reply to this comment
  20. korabi January 8, 18:01

    o Beni oprostitut
    Po ti i luteshe Ilmi braces qe te bente Nanua deputet i luteshe si zorrachi per nje vit,
    edhe nje dite Ilmiu nuk jeton me sot i shkreti , i thot Nanos
    o Qorr se Qorri i therrisnin Nanos njerzit e aferm
    o Qorr beje ate Benin deputet se me duket djal i mir , pergjigja e Nanos ishte
    O ilmi, edi ti qe Benin e kam te timin, eshte Coban si mua , po nuk ka me burrkurve se ai, kjo ishte pergjigja e Nanos panavresisht pergjigjes , e beri deputet dhe ja ku eshte , kuptohet qe eshte ne sherbim te Nanos dhe Berishes….
    Kur Nanua cmendi dhe filloj ato pelvanlliqet, Ilmiu e shan njeher dhe Beni na e degjoj dhe vete ja thot me vrap Nanos ,,,, nejse mbas disa ditesh takohet Nanua me Ilmiun,
    I thot Nanua, Ilmiut, o ilmi po mir more burr pse shan lart e poshte per mua, dhe me thua qe jam kurve ne sy te Ben blushi , edhe Ilmiu i pergjigjet me ironi, paske pas te drejt per Benin ti qe eshte burrkurv , jo vetm k… por edhe spiun ne sherbim….

    Reply to this comment
  21. Dritani January 8, 19:08

    O Ben Blushi! Je pesimist per te ardhmen e Shqiperise?! Ndoshta te jap te drejte, per keto qe thua, por ky eshte produkti i politikes dhe politikaneve shqiptar. Nje prej te cileve je dhe ti, nje lloj matrapazi fjalesh dhe fjalishe, individualist dhe karieriste pa kurfare kontributi. Ti dhe shoket e tu “te idealit” , ose me sakt te parceles politike, se bashku me “kundershtaret” e tu te mikrofonit dhe foltores se kuvendit, jeni kontribuesit e kesaj gjendje qe ndodhet edhe sot Shqiperia 24 vjet pas dorezimit te çelsave te komunisteve, ose eterve tuaj. Shqiperia e fukarallekut, papunesise dhe kriminalitetit, Shqiperia qe qendron para dyerve te BE si Lipe Shtogu prapa listes, Shqiperia e bythegrisurve qe u bene miliardere, Shqiperia ku i ndershmi dhe korrekti konsiderohet budalla, eshte produkt i juaj o Beni i Blusherve, ndaj kini miresine te jepni llogari dhe mos beni qyfyre duke e konsideruar veten si “njerez te thjeshte”. I ke provuar te gjitha ti Beno qe kur yt ate, Kiçua te mesoje te ecesh vete. Ke qene disa legjislatura deputet dhe vazhdon te jesh, ku ke kohe te tepert qe te shkruash romane duke u paguar paradhenie nga taksapaguesit qe votojne qorrazi, ke qene dhe kryetar i grupit parlamentar te parceles tende politike, madje ke qene dhe minister, por nuk ke qullosur gje. Kujt ja kerkon spjegimin per te keqen e ketij populli dhe vendi shoku-zoti Ben?! Apo kerkon te gjendesh ne llogje.

    Reply to this comment
  22. xhateli January 8, 19:31

    Ama, part time qenke ti, o deputet, por rrogen e merr mashallah, te plote, plus dietat, plus komisionet etj, etj. Kjo po qw tregon se Beni po ecen vete…

    Reply to this comment
  23. Vëzhguesi F. January 8, 19:53

    Hipokrizia dhe hipokritet nuk kane brire!
    Na bejne keta rrufjaner te “perkushtuarin” dhe “te merakosurin” per kete vebd dhe kete popull?!
    Kujt ia tregon korrupsionin ti mor zoteri?
    Ne, lexuesve te gazetes?!
    Ti rri tere diten dhe pi kafe dhe xhin me ta dhe vjen e na perrallis neve ketu se qenke pesimist se nuk qenka investuar per kurimin e injorances!
    Ju, politikanet, mes te cileve je dhe ti, e keni kartandisur kete popull ne kete fare derexheje qe te flas me vete, nga streset dhe ngarkesa e halleve per mbijetese!
    Shko e futi ndonje “tra la-la” ne oret kur ca te tjere bejne qyfyre gjoja duke u sherrosur “per te zgjidhur hallet” dhe mos na mbush mendjen se kur je politikan dhe kur je shkrimtar?
    Madje tallja jote eshte mjaft cinike.
    Sepse aktiviteti i deputetit si politikan eshte paradite, apo per ty eshte mbasdite ne bilardo, sepse paradite mbush faqet e romanit te ri.

    Reply to this comment
  24. SOCIALISTI ELBASANAS January 8, 21:49

    BLUSH!Në FILLIM KORÇEN DESHE KORÇEN TADHANE, POR TI SIÇ DHJEVE KORÇEN PO DHJET ELBASAN
    TE FALA LUÇIT DHE TITKËS DHE MOS I LE DREJTORËT QË EMEROVE NE ELBASAN MERRU NDONJE LEK PRAPË.tung

    Reply to this comment
  25. Guri Naimit D. January 8, 21:49

    –C”beni keshtu more te mjere..NJER TJETRIT SYTE NXJERRE”.
    Kjo thuajse per gjithe politikanet sa komenten qe pergojojne DEPUTTIN “ME brazde”, BEN BLUSHIT; Une do ti thoshia vetem: t’i ngjaj eme shume BABAIT sa BLUSHIANEVE. Mire do jete; te heqi dore nga ca KAMELEONE.
    Si i qesh fytyra ti flase zemra.

    Guri Naimit D

    Reply to this comment
  26. redi January 9, 08:57

    Shkrimtar paradite, politikan pasdite*

    Ismaili gati nuk ra nga karrigia kur lexoi titullin e artikullit ne nje gazete shqiptare: “shkrimtar paradite, politikan pasdite”. Gruaja e tij, per pak sa nuk kerceu poshte karriges per te shmangur renien e tij me kurriz ne dysheme.
    Cpate o burre? Cdreqin lexove ne ate gazete qe te hutoi kaq keq? Kur Ismaili nuk iu pergjigj, ajo e terhoqi gazeten drejt saj. Sapo dalloi ne gazete fotografine e shkrimtarit Beni, titullin naiv dhe idiotesk, e mori me mend ku i rrihte kembana burrit te saj, shkrimtar.
    Gruaja u vu t’i ledhatonte shpatullat Ismailit, por ky i fundit ia shtyu ato tutje.
    “Me ler te vetem! Te lutem!- iu gerhush ai athte. Ne vazhdim u ngrit dhe eci me hapa te menduar drejt dritares. Nga kanali i madh I Senes, dalloi nje prej anijeve turistike, e mbushur me turiste te gezuar, duke mbajtur ne duar kamera te formateve te ndryshme dhe fotografuar ndertesat gjigante, njera prej te cilave ishte edhe ajo, ku Ismali banonte.
    Elena, qeshi kithte, teksa kaloi ne mendje gjendjen e pikelluar shpirterore te burrit te saj perballe fytyrave te ekzaktuara te turisteve.
    -Eja, mos bej si femi edhe ti, Ismail. E di, qe ke nostalgji per vitet e diktatures, kur paradite punoje si shkrimtar dhe pasdite si politikan,. Po keshtu e kane keto, zemer! Ne kete Bote nuk jemi te perjetshem ne ate qe bejme. Jemi te zevendesueshem. Po keshtu edhe ti. Te zevendesoi Beni. Pune e madhe. Pa shih ku jetojme? Ne Paris!
    -Ku merr vesh ti moj qenie fatkeqe- shpertheu Ismaili.
    Por gruaja nuk u dorezua dhe vazhdoi.
    “Nuk u ngope me privilegjet qe te ofroi Shqiperia kaq vite. Madje, edhe mbasi vdiq shoku Enver, nuk ta ktheu kurrizin. Cdo vit te japin cmime letrare”
    Per pak sa nuk i tha: te dhane nje cmim letrar ne Kosove, packa se ti, emrin e poetit, Ali Podrimja, e shqiptove gabim.

    Ismaili u largua nga dritarja me vrap drejt deres. E pa gruan egersisht.
    Ty moj locke t’i ka ndryshkur trute tymi i oxhakeve te Metalurgjise- mermeriti ai dhe doli jasht, te shetise ne parkun e gjelbert dhe gjigant qe shtrihej disa qindra metra me tutje.

    Gjate gjithe kohes perseriste i acaruar titullin e gazetes: “paradite shkrimtar, pasdite politikan”. Disa pika loti i kulluan ne faqe nga melankolia dhe trishtimi qe i shkaktuan kujtimet e hershme, kur ai ndodhej ne pozicionin e shkrimtarit Ben Blushi.
    Ah, ah, sa iu rreqeth mishi kur mendoi xhipin jeshil te Partise, shoferin qe e priste ne cdo kohe ose jasht ose ne kabinen e vogel perballe timonit. Momentet kur ai hipte e ia bente me gisht te nisej drejt kuvendit popullor, krejt ne nje heshtje kapricoze. Apo, kur verviste celesat e arkivave te shtetit dhe jepte urdhera skuadres se tij, te kerkonte material historik per romanet e tij dhe klasifikonte armiqte e kombit si mos me mire.
    Ja, tani, qe disa turiste parakaluan perbri tij dhe lane aromen e parfumit te tyre, Ismailit iu kujtuan parfumet e shtrenjta qe kundermonte lekura e Nexhit, e cila si gjithnje ulej nje rresht para tij, ne kuvend. Ai parfumet e saj i njihte mire shume. Per te flirtuar me Nexhin, Ismaili, i keshillonte me takt, Elenes, qe te perdortete te njejtat marka parfumesh, me qellim qe Nexhi te ndjehej e vleresuar gjate vizitave te tij ne shtepine e saj.

    Elena, kujtoi se Ismaili e kishte kthjelluar mendjen prandaj me ta pare te hynte ne shtepi i tha: “Na marrte te keqen Beni. Edhe pse sot, ai gezon privilegjet qe ti gezove dje, libat e tij, jane ku e ka para librave tuaj”.
    -Me ler te qete. Me ler rehat-iu pergjigj Ismaili dhe u zhyt direkt ne kuverten e krevatit martesor. Filloi t’i merrej fryma. Buzet po i dridheshin nga ethet qe e mberthyen sikur te ishin mini-rryma elektrike.
    -Elena. Me sill shpejt nje gote caj”
    Me ta degjuar, gruaja ia sherbeu cajin me ngrohtesi, packa se buzeqeshjen e ndrydhte me veshtiresi poshte buzeve.
    Mendoi te ulej prane burrit te limontuar per t’i dhene kuraje.
    Sapo Ismaili tentoi te thithte gllejken e pare, shqiptoi perseri: “paradite shkrimtar, pasdite politikan”.
    Kesaj radhe fjalet e tij leshuan tinguj te qelqte, mbasi dhembet e Ismailit, cukisnin te coroditur cepin e qelqte te filaxhnit me caj.
    Elena u ngrit me shpejtesi, i ktheu kurrizin dhe u zgerdhi se qeshuri per disa minuta. Iu kujtua konkluzioni i saj i kahershem, se burri i saj i famshem, ra ne depresion te thelle, qysh kur vdiq Enver Hoxha.
    Nje dite, ajo i tha shoqes se saj: sikur te kishte rene diktatura mbas njezet e pese vjetesh dhe ai te mos perballej kurre me Demokracine, sa mire qe do te kishte qene…

    Reply to this comment
  27. Marko January 9, 09:23

    KOt e ke o Blushi. Me ty a pa ty ky vend do te behet. Ti je anti shqipetar me sa duket pasi si nje shkrimtar apo politikan qe e quan veten ti duhet ti inkurajosh ata qe te pakten kane me shume se ti kurajo ose te pakten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*