“Blutë” e detit, “Delta Force”, 24 orë kontroll përgjatë brigjeve shqiptare

July 30, 2016 16:26

“Blutë” e detit, “Delta Force”, 24 orë kontroll përgjatë brigjeve shqiptare

Njësia e “Delta Force” është në gatishmëri 24 orë në 24, për  ndihmuar pushuesi si në tokë edhe në det, ku gjatë sezonit turistik nuk mungojnë incidentet apo emergjenca të ndryshme.

“Rast klasik ishin dy mjete të parkuara pranë vendit të quajtur “Jonufra”. Për shkak të kohës së keqe dhe pamundësisë së pronarëve të mjeteve lundruese për t’i lëvizur, pasi pati një ndryshim të menjëhershëm të motit, ato u përmbysën. Ne morëm sinjalin se aty mund të kishte edhe njerëz që kërkon ndihmë dhe në kohë rekord u arrit të shkohej në vendin e ngjarjes”, shprehe Albert Nushi, shef i njësisë “Delta Force”.

Në repartin e “Delta Force” të bie në sy edhe një grup i “Guarda di Finanza”-s italiane. Ata patrullojnë herë pas herë me mjetet e tyre, por të shoqëruar nga një efektiv shqiptar në bazë të marrëveshjes dhe procedurave përkatëse. Ata thonë se kanë  bashkëpunim të shumë të mirë me palën shqiptare.

Këtë vit në bregdetin e jugut janë ngritur edhe disa stacione policore të përkohshme, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit.

“Është ndarë bregdeti në 10 zona, të cilat funksionojnë si minikomisariate duke marrë të dyja drejtoritë detyrime. Nga fillimi i sezonit deri më sot kemi 19 gjoba, mjete të bllokuara dhe sekuestruara. Njëkohësisht 25 raste me 48 persona që kemi dhënë ndihmë të pushuesve në det”, thotë Gëzim Zhupaj, drejtor për kufirin dhe migracionin, Vlorë.

Të gjitha veprimet e Policisë Kufitare dhe njësisë “Delta Force” për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në rase emergjencash koordinohen në bashkëpunim edhe më qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare.

July 30, 2016 16:26
Komento

3 Komente

  1. Vladimir July 30, 17:07

    Perralla.
    Keto mjete e keta njeres nuk jane aty per t’ju ardhur ne ndihme shqiptareve, por per t’ju nxire jeten atyre qe provojne te dalin ne det me nje mjet lundrues. Sado i vogel.
    Vetem te ne regjistrohen mjete lundruese qe ne bote nuk i regjistron njeri.
    Vetem te ne kerkohen patenta lundrimi per mjete e motorra qe ngiten edhe nga femijet.
    Vetem te ne, mbasi ke marre gjithe lejet nga regjistri detar, ke pune me policine, qe i do letrat nga e para.
    Edhe deftesen e shkolles.
    Dhe mos provo te hedhish barketen a komerdaren ne uje. Delta forca nuk te fal. Eshte aty. Edhe italianet, edhe greket, edhe…
    Po qe se nuk je shqiptar, bjeri detit kryq e terthor, hyre e dil nga te duash, pa problem.

    Reply to this comment
  2. Darius July 31, 12:30

    Po thoni te verteten qe eshte G.Finanza ca lesh emrash bombastike,delta,usa air force,blue delta force…..
    Thoni qe ne kemi barka me rrema dhe vela,dhe ato te shpuara,dhe talanet si bamires po na japin ca anije per patrullime.

    Reply to this comment
  3. info analitike July 31, 12:38

    Po ate ngarkesen 1,2 ton droge nuk e paskan pare keta syshqiponjat 24 oreshe???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim