Bobo Vieri rrëfehet: Moggi, Moratti, shumë gola dhe shumë femra…

December 31, 2017 20:24

Bobo Vieri rrëfehet: Moggi, Moratti, shumë gola dhe shumë femra…

 

“Në moshën 18 vjeç bëhesh maxhoren, mund t’i japësh më në fund një makine, mund të bësh shumë gjëra të tjera. Por 18 vjetorin tim e mbaj mend sepse në atë periudhë jam futur për herë të parë në diskotekën Pineta në Milano Marittima (zonë turistike në krahinën e Reggio Emilias) ku kam kaluar një kohë të madhe gjatë viteve… Elisabetta Canalis? Ma ka kaluar në telefon Iacchetti (një nga drejtuesit e emisionit Striscia la Notizia, tifoz i Interit).

Canalis e kishte dorën e rëndë. E kam provuar sa herë që e zemëroja… Melissa Sattan e kam njohur kur ishte 18 vjeç, shumë e  bukur.  I kam thënë: “Dëgjo Melissa, tani je shumë e re, por sapo të mbushësh 20 vjeç dua të bëhem i fejuari yt…”. Janë shkruar shumë histori për lidhjet e mia. Duhet të jem i sinqertë, ato të shpikurat nuk kanë qenë shumë, pothuajse gjithçka që keni lexuar në gazeta dhe revista kanë qenë të vërteta”.

Më pas vjen pjesa kur Bobo shpjegon arsyen e largimit të tij nga Juventusi.

“Një ditë Moggi më ka thirrur në zyrë: jam futur dhe kam gjetur aty menaxherin tim dhe Bettegan. Drejtori, me mënyrën e tij të qetë dhe sytë gjysmë të mbyllur, më ka thënë se ishte gati të më rriste rrogën, por se nuk mund të më jepte më shumë se dy miliardë e gjysmë lireta (rreth 1.250.000 euro) në sezon. Atletico Madrid ofronte tre e gjysmë (1.750.000 euro). “Do të shkoj në Spanjë”, kam thënë, dhe mbledhja ka përfunduar aty. E pranoj, kam vendosur duke menduar për portofolin. Nëse do të kthehesha mbrapa, do të qëndroja tek Juventus”.

Në vazhdim, Vieri, ka zbuluar telefonatën që ka pasur me presidentin Moratti në kohën kur luante me Interin dhe në momentin që klubi kishte vendosur të shiste “Fenomenin”.

“Një natë korriku (2002), në 3 e gjysmë të mëngjesit, unë kam qenë te Pineta duke festuar. Kam parë xhepin e pantallonave që është ndriçuar. Ishte celulari. Moratti!”.

– “Si je Bobo, dëgjo, këtu afër meje është Marco Tronchetti Provera”.

– “President, mos më thuaj që më more për të folur për Ronaldon”.

– “Bobo, ka dëshirë të largohet…”.

– “As mos e mendo, nuk mund ta shesim, nëse e bën këtë gjtihçka do të prishet”.

– “Ka probleme, me Kuperin nuk shkon aspak mirë”.

– “Problemet zgjidhen”.

Por nuk mbaron me kaq sepse Vieri ka zbuluar edhe një prapaskenë tjetër. Atë kur Interi ka qenë shumë afër Alessandro Nestës, para se ky të kalonte te rivalët e Milanit.

“Pas pesë majit (2002) kam bindur Ronaldon dhe Recobën që të shkurtonim rrogat sepse do të vinte Nesta. Alessandro ishte dakord…”.

Më pas ka ardhur befasia.

“Një mëngjes më ka marrë në telefon Mao, djali i presidentit Moratti, ndërsa unë isha në hipodrom”.

– “Bobo, e di që je i zemëruar, por Nesta kushtonte shumë”.

– “Edhe babai është i zemëruar, por mos u shqetëso: kemi marrë gjithsesi një kampion”.

– “Kë? Nuk ka lojtarë si Nesta në merkato… Kush është?”

– “Gamarra”.

Pasi ka dëgjuar emrin e paraguaianit, Vieri e ka humbur durimin: “Nuk thashë asgjë. Pa e mbyllur, e kam hedhur celularin drejt pistës së kuajve me gjithë forcën time. Nuk e kam parë më atë celular. Tani që mendohem, nuk kisha asgjë kundër Gamarra, ishte një mbrojtës i mirë, por Nesta në atë kohë ishte maksimumi, dhe ishte gati të vinte te ne”.

December 31, 2017 20:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*