Bode: 1.3 miliardë dollarë jashtë Shqipërisë? Jemi në vend të nderuar

Redaksia Online December 21, 2012 15:05

Bode: 1.3 miliardë dollarë jashtë Shqipërisë? Jemi në vend të nderuar

Ministri i Financave, Ritvan Bode, vlerëson se Shqipëria mban një vend të nderuar në raportin e publikuar disa ditë më parë nga Global Financial Integrity. Duke folur për raportin, i cili thotë se 1.3 miliardë dollarë kanë “fluturuar” nga Shqipëria brenda 5 viteve, Bode tha se kjo nuk do të thotë që Shqipëria është përkeqësuar krahasuar me vite më parë. Bode akuzoi opozitën se po e përdor këtë raport për të hedhur baltë mbi vendin.

“Çfarë thotë ky raport i Global Financial Integrity në konkluzionin e tij, ku ndodhet Shqipëria. Thashë janë 143 vende dhe për disa vende nuk ka të dhëna dhe kanë mbetur jashtë klasifikimit. Shqipëria ndodhet në vendin e 106. Duke pasur një fluks vjetor ku daljet rezultojnë më të mëdha se importet ndërkohë që vende si Meksika, Rusia, kanë shifra më të larta, me 47 miliardë. Vetë renditja dëshmon për një raport tërësisht normal. Jemi në vendet e fundit në këtë tregues negativ. Po ta shikojmë në kontekst rajonal. Serbia në vendin e 16 me fluks negativ të dalje neto të parave prej 5 miliardë dollarësh në vit, Bullgaria me 1.5 miliardë, Krocia me 1.5 miliardë, Mali i Zi me 1 miliardë në vit”, tha Bode.

Redaksia Online December 21, 2012 15:05
Komento

2 Komente

  1. baca i krimit December 21, 19:16

    zoti bode eshte e vertet qe ta ka shkolluar vajzen ne Austri ky Zamir Mane i Berishes? Po gruan e re kush ta ka prezantuar? Sa kohe harxhon per interesat e popullit qe te paguan rrogen dhe sa kohe per interesat e biznesmeneve te Familjes???
    Ikni plehra se zemerimi popullor ka shkuar atje ku juve nuk ua pret mendja.Te zinjte ju qe akoma nuk po ndjeni cfare urrejtje po akumuloni. Do ta pesoni si Gedafi, plehra

    Reply to this comment
  2. qelbesire December 21, 19:17

    edhe gishtin si Berisha e mbajne keta… Burra legena, nga iu proftasen Shqiperise se gjore keta vemje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*