Bode: E kemi ndryshuar Shqipërinë në çdo cep

Redaksia Online January 26, 2013 15:56

Bode: E kemi ndryshuar Shqipërinë në çdo cep

“E zhvilluam këtë vend që e gjetëm të tretin në botë për nga varfëria”. Kështu u shpreh sot ministri i Financave, Ritvan Bode, në Pogradec. Gjatë një takimi me rastin e 22-vjetorit të themelimit të PD-së në këtë qytet, Bode tha se ajo ishte dita e kthesës së madhe për shqiptarët.
“Kjo është ditë e shënuar sepse është dita e pluralizmit politik. Ne jemi ndryshimi, ndryshuam Shqipërinë në çdo cep të saj. Zhvilluam këtë vend pasi e gjetëm vendin e tretë me të varfër në botë”, tha Bode. Më tej, ministri Bode akuzoi opozitën si bllokuese të reformave që çojnë drejt integrimit dhe ftoi qytetarët që në 23 qershor ta thyejnë “murin e bllokimit”.

“Përballë nesh janë ata të një aleance të pashpresë që dje na izoluan. Ata janë bllokimi, janë izolimi ndaj ne do të fitojmë. Shqiptarët presin që ne të thyejmë murin e fundit të bllokimit”, tha ai.

Redaksia Online January 26, 2013 15:56
Komento

2 Komente

  1. maksuti qe ua futi January 26, 16:58

    po po ja keni ber MUTIN ne te kater cepat

    Reply to this comment
  2. ardian January 26, 21:11

    po car ke bere qe u befsh me lemsh se cje bere ,projektuesi dhe arkitekti i sudes qe e ka futur shqiperine shtate pash ne dhe me pislleqet qe ka bere ky kooperativisti i katunit rakicka bashke me skizofrenin sali ju jeni vetem per te vjedhur asgje tjeter jeni nje batak i papare …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*