Bode tregon pse Basha e çoi PD-në në humbje katastrofike

September 16, 2017 12:28

Bode tregon pse Basha e çoi PD-në në humbje katastrofike

 

Deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj pasardhësit të tij në krye të Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje shkaqet e humbjes së thellë që pësoi koalicioni i djathtë në zgjedhjet e 25 qershorit,  duket se u kanë dhënë “zemër” ish-përfaqësuesve më të lartë të PD-së që janë kritikë me kreun aktual të PD-së.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, njëherësh ish-ministër i Financave në qeverinë “Berisha”, Ridvan Bode e shikon humbjen e PD-së si rezultat i mungesës së një oferte programore për qytetarët nga ana kryedemokratit Lulzim Basha në fushatën elektorale.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Eko-Politikë” në Ora Neës, Bode deklaroi se Basha dhe opozita e djathtë nuk arriti dot të formatonte një program-ofertë për qytetarët dhe për këtë arsye shkoi edhe më keq se ç’ishte në 2013-ën.

Bode theksoi se edhe pse u trumbetua nga Basha që PD-ja ka hartuar një program me ndihmën dhe konsulencën e ekspertëve të kancelares gjermane Angela Merkel, në fakt një program i tillë nuk u pa kurrë.

“Nga sa ka deklaruar, por nga sa u tha në publik, ne kurrën e kurrës nuk pamë një program që të ishte i koordinuar, i balancuar dhe të mund të deklarohej në mënyrë unike nga të gjithë kandidatët për deputetë apo përfaqësues të PD-së.

Po të jetë diskutimi në planin e njerëzve që unë mendoj që janë të vëmendshëm në këtë aspekt, sigurisht që e ka penalizuar Partinë Demokratike kjo”, u shpreh Bode.

Pjesë nga deklaratat e Ridvan Bodes

Ridvan Bode: Pas katër viteve qeverisjeje mendoja se socialistët do të ishin më të saktë dhe më të adresuar, por në fakt, po ta marrësh materialin që kanë paraqitur në Parlament ka më shumë retorikë politike se sa propozime konkrete, apo matje, apo të themi programe të mirëfillta për reformim, dhe kjo të lë një shije të hidhur. Sepse edhe zgjedhjet dhe fushata elektorale, pasi sigurisht, ka të drejtë z. Bushati (Ervin Bushati, deputet i PS-së) dhe Partia Socialiste që thotë se ne dolëm para qytetarëve, morëm votat e tyre dhe u besuam të vetëm për të qeverisur, dhe me kaq mbyllet argumenti politik i çështjes së programit. Por nëse do i futemi elementëve ekonomikë të qeverisjes unë mendoj se ka gjëra për të thënë. Sepse në fushatën elektorale nuk u dol me një program elektoral, ku sigurisht që programi elektoral nuk ka në brendësinë e tij përllogaritjet që janë këtu te programi qeverisës, por do të ishte një program nga pikëpamja politike. Dhe në këtë kuptim këta dolën pa program, ashtu sikurse doli dhe opozita. Dhe opozita për llogari të saj nuk arriti dot të formatonte një program-ofertë për qytetarët dhe për këtë arsye shkoi edhe më keq se ç’ishte në 2013-ën.

Kishte programin e hartuar nga ekspertët e Merkelit, nga sa ka deklaruar z. Basha…

Ridvan Bode: Nga sa ka deklaruar, por nga sa u tha në publik ne kurrën e kurrës nuk pamë një program që të ishte i koordinuar, i balancuar dhe të mund të deklarohej në mënyrë unike nga të gjithë kandidatët për deputetë apo përfaqësues të PD-së.

Për t’ju marrë një opinion mbi këtë, ju mendoni se mungesa e ofertës së një programi është një arsye që e ka penalizuar PD-në në këto zgjedhje?

Ridvan Bode: Nuk e di, por po të jetë diskutimi në planin e njerëzve që unë mendoj që janë të vëmendshëm në këtë aspekt, sigurisht që e ka penalizuar Partinë Demokratike kjo. Por e njëjta gjë do të vlente edhe për qeverinë, e cila do të ishte penalizuar, por mendoj se nuk kanë ndikuar shumë në zgjedhje programet…

September 16, 2017 12:28
Komento

2 Komente

  1. Populli September 16, 13:21

    Llogaritar kooperative

    Reply to this comment
  2. MH September 16, 16:44

    Bashen ta cosh me dhi nuk di nese ta bjen ne mbramje gjysen ne vath.
    Gezohem qe opozita ka kryetarin qe meriton.Nji mbyllje perfekte Kapaku mbi Tenxhere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim