Dëshmitari që lajmëroi policinë për masakrën: Çfarë ndodhi para dhe pas të shtënave në lokal

November 6, 2014 10:49

Dëshmitari që lajmëroi policinë për masakrën: Çfarë ndodhi para dhe pas të shtënave në lokal

Bodigardi ku ndodhi masakra e së martës, Anton Binaku, ka rrëfyer për kanalin News 24 ngjarjen e rëndë.

Ai thotë se Konstandin Xhuvani njihej me viktimat.

Sipas tij, ata dukeshin shumë miqësor, ndërsa arsyet e krimit i di vetëm Konstandini.

Unë jam punonjës i lokalit dhe kam qenë i pranishëm në ngjarje. Dua të them se deri tani janë dhënë shumë versione që nuk ekzistojnë.

Personat e përfshirë në konflikt njiheshin me njëri-tjetrin dhe nga mënyra se si komunikonin pak para ngjarjes, nga që kam qenë brenda në lokal i kam parë komunikimet. Dy tavolinat kanë qenë paralel me njëra- tjetrin. Dukej që njiheshin me njëri-tjetrin. Nuk kishin ndonjë konflikt. Personi që mendohet si autor, pak para ngjarjes ka qerasur dy viktimat (Edison Jaho dhe Enea Xhaj). Arsyet përse ka lindur debati dhe si ka lindur e di vetëm ai (Kostandini). Unë deri në momentin e të shtënave kam qenë prezent dhe kam para komplet ngjarjen. Në Drejtorinë e Policisë Tiranë kam dhënë deklarimin tim. Në momentin e të shtënave unë kam dalë menjëherë nga lokali pasi në ato momente degradoi situata dhe dola për të mbrojtur veten.Në orën 04:19 minuta kam telefonuar numrin 129 të policisë, e kam të regjistruar dhe në telefon. Falë njoftimit në kohë dhe mbërritjes së shpejtë të patrullës së Komisariatit Numër 1 është bërë e mundur kapja e autorëve. Ka arritur një patrullë me dy punonjës. Në momentin që i plagosuri (Arbër Demiraj) ka qenë në mjetin fuoristradë tip Benz kanë qenë dhe dy persona të tjerë, ata janë bllokuar nga një punonjës policie. Ndërsa punonjësi tjetër i policisë ka parë Kostandin Xhuvanin duke u larguar me vrap dhe madje kam dëgjuar të shtëna, ka mundësi të ketë qëlluar dhe në bazë të versionit të policisë ka kundërshtuar, atë do e nxjerrë ekspertiza. Në ikje e sipër dhe mund të ketë qëlluar në ajër a drejt nuk e di”, thotë ish-punonjësi i policisë.

Ai ndërkohë shprehet se shtetasi italian që gjeti vdekjen në këtë ngjarje, ishte viktimë e rastësishme.

November 6, 2014 10:49
Komento

11 Komente

  1. cuci November 6, 10:55

    ndyresire djal vareni kte qelbesiren

    Reply to this comment
  2. beni usa November 6, 11:23

    dmth ka qene dava drogaxhinjsh qe secili prej tyre mund te vriste tjetrin.
    asgje politike nuk ka ketu pervec faktit qe keta qe prej 97-s se Sali Berishes bredhin me kobure ne brez si kaubojsa ne Shqiperine e eger te dyshes katoviciane Nano-Berishe

    Reply to this comment
    • qypi November 6, 12:50

      Ketu politika ka pjesen e saj qe e ka lene kete popull pa mbrojtje dhe si azat … pa sheri eshte per ndarje dallaveresh te droges … njerez qe merren me keto punera keshtu perfundojne gjithmone, ca vriten ca e kalojne jeten ne burgje
      Po edhe ai italiani 60 vjecar nuk ka qene kote aty … cdo 60 vjeci ne local nate ne ora 4 te mengjesit per dite te hene … a skishte pune pas disa oreve ky fare bisnesmeni Italian?

      Reply to this comment
    • Lleshi November 6, 13:09

      Ne Shqiperi nuk pati Katovice , pasi si Ramizi dhe Nexhmija ishin vegla te serbit ! Keshtu qe e shiten Shqiperine qe sa ishte gjalle ujku . Ligjin dhe perzgjedhjet e atyre qe do te merrnin pushtet dhe do te beheshin te pasur e kane bere agjenturat e huaja ! Kryesisht serbi , greku dhe amerikani i cili kishte marreveshje te hershme me keta te dy kunder Shqiperise !

      Qe te beje “Katovice” ne Shqiperi duhej te pakten qe klasa drejtuese e ish sistemit te kishte sovranitet ! Po ku ta gjenin sovranitetin kur ligjin e benin agjenturat e huaja me Ramiz Alioviçin dhe Nexhmije Xhuglinoviqi , bashke me vasalet dhe fijet e tyre Sali Berishoviqi , Fatosis Nanos , Alexandros Meksis , Ciril Metoviqi etj etj etj ?
      Prandaj mos fol budallalleqe Beno ! Kaloje gjuhen me pare nga mendja dhe pastaj shprehu !

      Reply to this comment
  3. Berlin November 6, 11:36

    Filloi perpunimi i Fakteve !

    Reply to this comment
    • Lleshi November 6, 16:51

      O Berlin , nuk lodhen keta te “rregullojne” faktet dhe t’i perpunojne ! I bien shkurt ne gjykate ne rast se duan ta ndihmojne !

      Te kujtohen ata gardistet qe vrane ne mes te bulevardit , diten per diell dhe para kamerave ? Sot me vendim gjykate i ke ne shtepi ! Te gjithe i pane , te gjithe i degjuan , te gjithe lexuan vendimet e gjykatave , por ata jane duke shiju leket e Sales ne shtepi te reja !

      Nuk lodhen shume keta banditet per te mbush mendjen tone ….Oo…hhhuuuu as e kane mendjen aty fare !

      Reply to this comment
  4. VforVendetta November 6, 12:48

    O Berlino normal mer shok qe do perpunohet ti me sa duket je me grupin e zjarrit qe doli diten e pare dhe tha shpejt Luiza te japi doreheqjen Po Edi Rama pse sdel pastaj u dhi muhabeti se edhe Rama doli dhe Luiza dha doreheqjen. Pastaj doli muhabeti pse Edi Rama nuk foli per viktimat po edhe ky muhabet u dhi se te rri Rama te flasi per gjithe vrasjet qe ndodhin i bje me bo zedhenesin. Pastaj doli muhabeti qe po bojn filmin. I them te gjithe hipokriteve ktu mos pacit ndonjehere rast te tille ne familje pse ne fis se do ti boni gjithe filmat me e nxjerre jo te kete vra 4 po edhe 44 vete.

    Reply to this comment
  5. 888 November 6, 13:00

    wild wild west.

    Reply to this comment
  6. Tironas November 6, 14:31

    Pune drogaxhinjsh. E mer xhuvan te vrau e mira mer bole

    Reply to this comment
  7. anon November 6, 16:13

    Eshte shume interesant faktin qe shume njerez sapo shikojne fjalen droge automatikisht e shpien motivin e krimit ne fakti qe krimineli po abuzonte substanca, por neqoftese kjo do ishte e vertete rruget e Tiranes do ishin perdite si skena e ndonje lufte sepse perdite ka shume persona qe abuzojne por ata rreth tyre nuk e marrin vesh.

    Fakti qe ky i riu ishte nen influencen e droges apo perdorues kronik nuk duhet te perdoret as per t’a lehtesuar as per t’a renduar ndeshkimin e tij.

    Reply to this comment
  8. labinot November 6, 16:35

    Edhe une po e nis urimin tim me kete policin roje lokali.Shyqyr qe shpetove veten gjalle!.Italiani ne gjume ishte,ne gjume mbeti, duke pa enderra me prostituta te njoma.Keto birbo bisnesmen vijne ketu per pune te nyta,gjeti ate qe kerkonte.Cifti prinderor Xhuvani,kane shpetuar rastesisht nga ky kafshe,,se nje ne Amerike e hengri tigri,qe rriten kelysh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*