Bojaxhi: Kandidatët e partive, shpenzime kolosale në kohë krize

May 22, 2015 14:20

Bojaxhi: Kandidatët e partive, shpenzime kolosale në kohë krize

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Gjergj Bojaxhi fton qytetarët që përmes donacioneve, sado modeste, të ndihmojnë fushatën e tij elektorale dhe grupimin ‘Ne Tirana’.

E ndërsa thotë se nuk do të pranojë financime nga biznesi, në mënyrë që askush të mos pretendojë favore prej tij, Bojaxhi sulmon kandidatët Veliaj dhe Kosova se në kohë krize, kur shqiptarët po marrin arratinë nga varfëria, organizojnë siç shprehet ai, dasma elektorale, me para për të cilat nesër do të shndërrohen në favore ndaj financuesve.

“Ftoj dy kandidatët e partive të bëjnë publike koston e fushatës dhe financuesit. Me çfarë parashë sponsorizohen me dhjetëra zyra elektorale kudo në çdo qytet? Çdo lekë nesër shpërblehet në leje ndërtimi dhe favore në kurriz të qytetarëve”-, është shprehur Bojaxhi.

May 22, 2015 14:20
Komento

8 Komente

  1. helena May 22, 16:05

    Nese ti nuk je i afte te besh fushate me kosto te uleta, ky nuk eshte faji i kandidateve te tjere. Po te shohesh fushaten e Erionit, tubime njerezish, lidhje direkte, i ftuar ne emisionet televizive, as banderola, billboarde, asgje. Por ama, me program e me ide, po ben superfushate.

    Reply to this comment
    • krios May 22, 16:11

      O Bojaxhi, shko futi naj dore boje saliut, se mbase te jep naj leke te besh fushate, s’te ka ngel hic asgje nga leket kur ishe drejtor KESHI dhe shperdoroje detyren? se e le sistemin energjitik si mos me keq.

      Reply to this comment
  2. juventini May 22, 16:07

    po dje u hap fushata zyrtarish kur u bene keto shpenzime?????? apo dhe ti gjergj me zanatin e vjeter si te sales shpif, shpif se dicka do ngeli

    Reply to this comment
  3. nesti May 22, 16:14

    Shiko kush paska dale per te folur, ky qe kerkon te behet personazh me zor. Ky te ishte burre i ndershem sic po hiqet tani nuk do te manipulonte sondazhin tek portali online i Gazetes Panorama. Ai per 30 minuta futi 3000 vota dhe doli i pari.

    Direkt pas kesaj Panorama e hoqi fare sondazhin dhe nuk ka nxjerre me asnje sondazh.

    Reply to this comment
  4. Arben May 22, 16:47

    O SHOKU, LLOGARITI NJEHERE SHPENZIMET E FUSHATAVE TE KETYRE KRIMINELEVE DHE PUBLIKOJI.

    Reply to this comment
  5. superman May 22, 17:22

    se pari bej publike se sa lek ke per fushaten dhe nga te kane ardhur, sepse kur akuzon dike duhet te jeshe i paster vet, jo te dalesh te hedhesh gurin dhe te fshehesh doren. te paska keshilluar gabim hasimja.

    Reply to this comment
  6. vilajeti May 22, 17:24

    sa lek paske vjedh ne KESH dhe INUK sa te paskan tepruar edhe pas gjithe ketyre viteve pa pune edhe per te bere fushaten, mos valle edhe ty si vilajetit te sponcerizon mami me kursimet. apo me 100 lekshet e simpatizanteve te ty.

    Reply to this comment
  7. Indriti May 23, 12:33

    Epo ju garipat e partive qe merrni rroga vec per te share njerez. Shihni se cfare i kane bere qytetit keto dy palacot Rama e Basha dhe pastaj merrni ze te flisni.

    Gjithe kohen ankohemi se skemi alternativa apo gjithe jane legena dhe kur del nje qe i thote gjerat troc nuk bejme gje tjeter , as e degjojme as debatojme mbi argumentat por thjeshte merremi individualisht jo i shitur jo i blere…

    Jeni thjeshte gjynaf. Gjergji ka shume shanse te fitoje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*