Bojaxhiu, Biznesi dhe Politika

May 9, 2016 10:03

Bojaxhiu, Biznesi dhe Politika

Disa ditë më parë, krejt befasisht për shumicën e njerëzve, edhe për autorin e këtij shënimi, emri i Gjergj Bojaxhiut ishte edhe një herë në temat e ditës. Jo si kandidat për Bashkinë e Tiranës, ku në të vërtetë ishte një befasi e bukur dhe interesante; jo si pjesë e shoqërisë civile, që, pas kësaj ngjarjeje, ishte një karikaturë e asaj që ishte shfaqur deri tani; jo si një njeri që po kërkon të futet në politikën e së djathtës si një shpresë, çka mendohej prej shumë kujt, e në fund, jo si një intelektual që i pavarur nga dy partitë e mëdha, po kërkon të jetë poli i anës tjetër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjergj Bojaxhiut iu rizgjua emri si njëri ndër shefat e trusteve financiare në Shqipëri, si njeriu që në një vit kalonte nëpër llogaritë bankare qindra milionë dollarë, që kishte kaluar disa miliona dollarë në duar-duar, vjehrra e të cilit, megjithëse fiton në një vit nga aksionet e saj afër gjysmë milioni dollarë, përsëri aksionet e saj i shet për një shifër qesharake, sa ishte fitimi i saj i 15 ditëve, dhe, që në pasvijën e tij financiare kishte mjaft emra të botës së errët financiare, të cilët shkonin deri tek skandalet e errët të firmave fantazmë.

Të gjithë këto, që do të shfaqeshin një ditë, ai i ka ditur, sepse nuk është hetuar në heshtje dhe, për më tepër, në këtë vend të gjorë, as shefi i shtetit nuk mund të mbajë sekrete, e përsëri, pamja e tij ngazëlluese kur nuk u lejua të futej në një takim qeveritar, pavarësisht temës, ishte apo nuk ishte i ftuar, tregonte se as nuk ia kishte ndier se mund të kishte diçka pas vetes. Pak ditë më pas, në një emision televiziv, ai u shfaq i trembur saqë të vinte keq të shihje këtë bartës të frymës lideriste dhe belbëzimi i tij financiar ishte tejet larg asaj që kishte shfaqur deri asaj dite: ndjenja e triumfit.

Nuk e di se si do të shkojë më tej e gjithë kjo histori hetuese. Ajo mund të mbyllet, si janë mbyllur shumë e shumë të tjera; ajo mund të kalojë në termin “proçedurë”, aq e preferuar për njerëzit e politikës;  ajo mund të heshtet për aq kohë sa i duhet politikës së ditës e një çast të stërpërsëritet, ajo mund të jetë ende në temat e ditës së medias sonë, gjithësecila sipas vështrimit e afërsisë së saj, e në fund, si ndodh rëndom, trupa e drejtësisë, prokurorë e gjykatës, mund të marrtin hisen e tyre dhe gjithçka të jetë e shtyrë në kalendat greke.

Ftohja e një “patateje të nxehtë”, si çështja Bojaxhiu dhe pesë a gjashtë vartësit e tij, mund të jetë gjëja më e zakonshme në botën tonë, ashtu si mund të jetë gjëja më e zakonshme që e gjithë kjo të jetë një mbulesë, pas së cilës janë struktur të tjerë, qoftë rivalë në botën e biznesit, qoftë rivalë në botën e politikës.

Nuk dua të gjykoj asnjë, aq më tepër një njeri që e njoh vetëm nga larg dhe nuk ia di as punët e as dëmet që mund të ketë bërë. Pozicioni i tij politik dhe pozicionet që ka pasur në hierarkinë e drejtimit të shtetit, fillimisht, si ka ndodhur shpesh, të bëjnë të mendosh se abuzimi ka filluar që në ngritjen e tij në staturën e një njeriu drejtues, sepse, në fakt të gjithë ata që kanë kaluar nëpër të njëjtën rrugë, sidomos nga KESH apo ministri me tenderë të shumtë, sot janë njerëz të  pasur, me një gjysmë këmbe në politikë dhe me një këmbë e gjysmë në botën e biznesit, me ndryshimin se ajo gjysmë këmba politike e mban pjesën tjetër të trupës politiko-financiare. Nuk e paragjykoj zotin Bojaxhiu, nuk e kam këtë të drejtë, rasti i tij mund të jetë i veçantë, por nëse më gjeni një ish drejtor të KESH apo ish ministër të 15 viteve të fundit, të cilët nuk janë sot njerëz të pasur e askush nuk e di se si u bënë, ju kërkoj ndjesë shumë vetëve. Pasuritë marramendëse të shumë ish drejtuesve të KESH, Tatimeve, Doganave, nga të dy krahët, tani janë bërë proverbiale, dhe, kur e ndjejnë se bota ka filluar të rrëshqasë, marrin rrugën drejt parajsës që kanë ngritur. Zaten ky është është njëri ndër shkaqet përse i nxjerrin milionat jashtë atdheut, sepse nuk i besojnë këtij vendi, për vetë abuzimet që kanë bërë.

Para kësaj periudhe, pra në fillimet e jetës plurale, unë mund të sjell dy shembuj sui generis, që ishin ministra e nuk mbanin armë, që ishin ministra e nuk kishin shoqërues të armatosur, që ishin ministra e nuk kishin “vjehrra”, që ishin ministra e nuk kishin firmat e tyre, e kjo, jo se nuk dinin e nuk kishin njerëz pas vetes, por sepse ishin e mbetën idealistë deri në skajim. Mund të sjell shembullin e Moikom Zeqos dhe të profesor Ahmet Osja, të cilët janë si të gjithë ata që jetuan ndershmërisht, pikërisht nga idealizmi dhe vizioni për një Shqipëri ndryshe.

Si e shkrova më sipër, rasti i Bojaxhiut nuk është në trajtesën time si rasti i një financieri i kapur në faj. Ai është ende , dhe dua të besoj se, edhe më tej, do të jetë i pafajshëm. Edhe dy shembujt e sipërm të ndershmërisë nuk i solla rastësisht.

Rasti Bojaxhiu më dërrmoi një fillesë shprese. Rastet e mësipërme, Zeqo-Osja, më sollën kohën kur ende kishte shumë drejtues të lartë që mendonin se përmes ndershmërisë dhe mendjes Shqipëria do të bëhet.

Në ditët kur u shfaq në politikën shqiptare emri i Bojaxhiut si njëri ndër ata që synonte të bënte një Shqipëri ndryshe, e kur pas tij shfaqej edhe hija e një shteti të fuqishëm, shtetas i të cilës ai vazhdonte të ishte, besova, si shumë të tjerë, se po fryn edhe një herë erë e ndryshimeve në mendësinë politike. Të isha në Tiranë, sinqerisht, nuk do të kisha votuar për të, jo se nuk mund t’i besoja, por se pas tij, si hijet e së shkuarës, qëndronin disa njerëz që ishin zhgarravitur prej kohësh në struktura partiake e që kishin përfituar prej tyre. Ata që ishin pas Bojaxhiut e sillnin hijen deri tek ai, por sidoqoftë ai mbetej tejet interesant dhe i së ardhmes. Kisha menduar se pas tij qëndronte idera e një riformatimi të së djathtës, e cila, si mos më keq, ishte shkatërruar nga populizmi dhe meskiniteti berishian, po aq sa po dëmtohej e dëmtohet nga levantinët e tipit bashian. Nuk kam qenë kurrë pjesë e kësaj opozite, por kisha dashur gjithnjë që opozita të ishte e fuqishme, e sertë, e drejtë dhe parashikuese. Këtë nuk mund të bënin ata  që,” kishin zënë myk nëpër tempujt “ e pandershmërisë dhe të korrupsionit dhe, sado që nga mendimi im politik i takoj një përshtatshmërie tjetër politike, shfaqja e Bojaxhiut në politikë ishte premisa e një ndryshimi, ku ta dish, në të gjithë politikën shqiptare. Sepse shembulli i tij i së djathtës, do të mund të ndikonte dhe do të ndikonte që edhe e majta të riformatohej, megjithëse nuk ishte kurrë në derexhenë e së djathtës, që vetëm e djathtë nuk është.

Bojaxhiu mund të jetë i pastër në akuzën që i kanë ngritur, ndoshta të gjitha akuzat ndaj tij do të shkrihen, por është e vërtetë se ai është një njeri i botës së fuqishme të biznesit, një njeri që përmes pesë a gjashtë vetëve lëviz qindra milionë dollarë, që me aq pak vetë ndan fitime milionëshe dhe që, si nuk është pritur, biznesi i tij përqëndrohet tek tre vetë: ai vetë, gruaja dhe vjehrra.

Nuk ka asgjë të keqe të jesh biznesmen. Përkundrazi, si më tha një njeri i afërt për mua, më të guximshmit, pas vitit 1990, ikën nga bota e zyrave dhe iu përkushtuan biznesit dhe përmes tyre ka lëvizur ky vend.

E keqja është se Bojaxhiu përsërit keqas atë që po ndodh në botën tonë të politikës. Para se të ketë vizionin e tij, ai ka biznesin; më parë se të ketë idetë, ai hedh në treg qindra milionë dollarë; më parë se të kërkojë besimin e atyre që mendon të përfaqësojë, ai përfaqëson firma të fuqishme të tregtisë së karburanteve, lidhjet e të cilave janë ende të dyshimta; më parë se të kërkojë përmes njerëzve besimin politik, ai ka arritur në botën e allishverishit financiar. Ai nuk ishte i tillë para se të ishte në politikë; ai u bë i tillë pas futjes në politikë. Ai nuk erdhi nga Shtetet e Bashkuara për të bërë një koncern më shumë, ai u shfaq si njeriu që erdhi përmes mendimit politik amerikan, si njeriu i botës së tyre. Firmën e tij ai nuk e krijoi para se të bëhej drejtor i përgjithshëm apo zevendësministër, por më pas, pasi kishte krijuar lidhjet. Ai ripërsëriti gjingjonizmin, si fenomen familjar, ku biznesin duket se e bën gruaja dhe ajo shfaqet, por paratë e mëdha rrjedhin nga profesioni. Ai përsëriti jo vizionin e vitit 1991, për një Shqipëri ndryshe, por botën e politikës të vitit 2000, ku posti blihet, ku posti të shpërblen dhe, kur e lë postin nuk je më i ai pari.

Si ndodhi që Shqipëria e vizionit u kthye në Shqipërinë e botës së errët të biznesit, si ndodhi që më vizionarët u larguan ose po largohen nga politike, si ndodhi që e gjithë merita e një deputeti është në fuqinë e tij financiare, kur nuk ishte kështu e nuk ka pse të jetë kështu. Parlamenti ynë mund të jetë më i pasuri në botë nga lidhjet financiare, por ndër më të varfërit për nga idetë, nga mendimi e vizioni; ai mund të jetë aq i pasur e i fuqishëm sa edhe të zbon nga prona, të lejon të bëhesh dhunë e shantazhit, i shkrin kufijtë e politikës, si u shkrinë biznesmenët e Berishës në botën e së majtës dhe, duam apo nuk duam të flasësh sot për shembullin Osja-Zeqo, është si të bluash vetëm ujë në muliirin e kohës, sepse drithrat janë diku tjetër. Bojaxhiu erdhi si vizion, por në fakt kishte qenë ripërsëritje.

Gjergj Bojaxhiu nuk është tashmë, në mendimin tim, dhe nuk dua të ndikoj tek asnjë që ende e beson, vizionari që bën risinë politike, por mercenari politik që risjell antivlerën, ku biznesi mbulon politikën dhe ku, dashje pa dashje, politika të hap dyert prej biznesit. Janë si dy enë komunikuese, përmes së cilave rrjedhin burimet financiare, por që në këtë rast askush nuk e di se ku është fillesa.

Askënd nuk dua të zvjerdh nga Bojaxhiu, nëse duan të besojnë tek bota e tij e politikës, është punë e secilit, por zhgënjimi është i ndjeshëm. Sepase ai nuk është ndryshe, ai është njëri nga të shumtët, të cilat shfaqen kudo, aq më shumë janë pjesë e politikës dhe, mos më keq, janë bërë të tillë nga bota e biznesit, apo u bënë biznesmenë nga rrjedhjat e politikës. Bojaxhiu, alibinë e tij se, po më godasin se dua të krijoj një parti të re, e ka gjetur aq keq dhe aq mbrapsht sa që përmes saj të përforcon mendimin se krraba, përmes së cilës kërkon të këputë “fiqtë”, është pikërisht politika.

Nuk është i pari, nuk do të jetë as i fundit, por deri më tash është më zhgënjyesi.

Është një nga të shumtët, që kurrë nuk po bëhen një nga të paktët.

May 9, 2016 10:03
Komento

11 Komente

  1. elio May 9, 10:31

    Sa te kane paguar o Bedri! Dikur ke qene I Enverit tani te paguan Rama..gjithmone I paguar me breke neper kembe ti besh qejfin qelbesires se rradhes…

    Reply to this comment
    • lom deliu May 9, 14:21

      Per mojkomin jam I rezervuar sepse gruaja e tij Lida Miraj ishte kryearkitekte kur bashkine e Qeverinr I kishte partia e Moikomit dhe beri namin me Lejet e ndertimit duke shpartalluar qendrem me te madhe arkeologjike te vendit. Pyeteni sa apartamente ka ajo dhe femijte dhe me rroge I studjuan femijte jashte.

      jo vrejtje e lavderime selective Bedri…

      Reply to this comment
    • shaqo May 9, 22:13

      elio, nuk je helio. E di ti se c’eshte bere me KESH-in e ne KESH?
      Te gjithe ish drejtoret e kane rjepur ate, por me shume ne qytetaret dhe jane larguar. Harasani, Andi Bejli, Bojaxhiu, Dollapi, e ku di une sa te tjere para e prapa ketyre. I hyjne politikes, pasi behen te pasur nga politika, nuk kane biznese para se te hyjne ne politike.
      I shkreti ti, o elio, je teper naiv.

      Reply to this comment
  2. Claus May 9, 10:53

    Jo,i nderuar zoti Bedri,nuk mund te besojme ne “zhgenjimin tuaj” ndaj Bojaxhiut.
    Nuk mund t’ju besojme,per shkak te qendrimit qe ka mbajtur familja juaj politike dhe mediatike ndaj Bojaxhiut,ne zgjedhjet vendore te 2015.
    Zoti Bedri,familja juaj politike dhe mediatike,domethene Partia Socialiste dhe mediat e majta,u investuan fuqishem ne krijimin e fenomenit Bojaxhi.
    Te gjithe mediat e majta bene bene nje fushate te papare propagandistike ne favor te Gjergj Bojaxhiut,ne prag te zgjedhjeve vendore.
    Shume gazetare te majte,analiste te njohur,kolege tuajet,bene gjithe ato editoriale dhe shkrime e parashikime ne favor te Gjergj Bojaxhiut.
    Atebote te gjithe pyesnin: pse media majte e zotit Rama po i ben fushaten te djathtit Bojaxhi?!
    Eshte paradoks i madh,apo jo,zoti Bedri?!
    Kjo pyetje behej nga naivet,qe te themi te drejten nuk jane te paket,se te tjeret e kishin te qarte qe kjo ishte nje loje specialistash socialista per t’i bjerre sa me shume vota te djathtes ne Kryeqytet.
    Dhe per kete u gjet nje “i djathte idealist” si Bojaxhiu.Nje i ndershem si Bojaxhiu!Nje i paperlyer si Bojaxhiu!
    Zgjedhjet u bene,dhe loja e qeverise me Bojaxhiun i dha frytet e veta.
    Mijera kryeqytetas te trushpelare nga mediat e majta,i dhane voten Gjergj Bojaxhiut.
    Gjergj Bojaxhiu e ka nisur pasurimin e tij ne kohen e Berishes.Kjo nuk ka diskutim.Por pasuria e tij u rrit ne menyre marramendese ne kohen e Rames.Edhe kjo nuk ka diskutim.Faktet e dala nga hetimi i deritanishem e provojne kete.
    Keshtu,i nderuar zoti Bedri,para se te shprehni zhgenjimin tuaj per Gjergj Bojaxhiun,dhe para se kete zhgenjim t’ua beni te njohur llexuesve, duhet t’u shpjegoni atyre se pse mediat tuaja,edhe media ku ju shkruani,i beri reklame Gjergj Bojaxhiut ne fushaten per zgjedhjet vendore 2015?!
    Pasi te jepni pergjigje per fushaten qe te majtet i bene te “djathtit” Bojaxhi,atehere ka mundesi te besojme ne sinqeritetin e zhgenjimit tuaj.
    Por,une nuk besoj se do te jepni pergjigje per kete.Dhe,e di pse.
    Sepse edhe ju,si shume kolege tuajet,jeni pjese e lojes se madhe politike,ne sektorin propagandistik.

    Reply to this comment
    • Ballist i PENDUAR. May 9, 12:20

      Claus hajde pi nje Birr Tirrana e degjo !
      Ekonomia o Claus .
      Gomarri nuk çalon nga Veshet .
      Ekonomia eshte problemi keto 26 vite .
      Mbushe Goten e mba veshe !

      Gjeja e pare qe te dish mbi Marksin eshte Kjo .

      Nuk ishte Revoluzionar .
      Nuk nervozohesh , dhe nuk mbajti asnjehere shkopin me flamurin e kuq .
      Eeeeeeeeeeeeeeeeee kuptove ……………..!!!!!!!!!!!!

      Ishte nje Karafil , [[ o lule – yll ]] i Ekonomise ,
      Qe me vone u morr si modell ekonomik nga Miliona qenie Njerzore . OKKKKKKK!!!!!

      KJO eshte e rendesishme , sepse per Marksin ,
      do te thone , qe ishte KOMUNIST ,soversiv , i çmendur stalinist .. etj etj …

      JO – marksi ishte SHKENCETAR EKONOMIST .
      Mund edhe mos te jesh dakort ,
      POR NUK MUND TE THUASH NUK KISHTE TRU. MARKSI

      2 – DUHET te dish
      qe Adam Smith ,Robert Malthus ,David Richardo e Karl Marks jane Emrat me te medhenje
      e te quajtures CLASIKE .
      ESHTE e rendesishme ta dish , sepse me vone ,vjene levizja e kundra – klasikeve ,
      dhe quhen NEO – KLASIKET, QE JANE EDHE SOT , me ide shkateruese per njerzit [[[ shiko europen e shqiperine ]]

      Marks ngjitet ne skene ne vitet rreth 1860 ,Si nje mendimtar i madh ,
      ku formulon Teorine e tij V LERA E PUNES .
      e DI qe ti nuk e kupton e do pyesesh se çfare do te Thote .

      Kush e prodhon pasurine —- Do te thote CLAUS…

      Normal , ne kohen e mbreterve dhe ate te SOTMEN ,
      pergjigjia do te ishte .!

      Pasurine e krijojne Mbreterit dhe Nobilet PARAzit .

      E detyruar kjo pergjigje ,
      sepse o Te pritej kokoa , o Studiuesit nuk mund te dilnin Kundra Kastes nobile.

      Claus — do ti apo nuk do !

      e shenjta e vertet eshte kjo !

      Pasurine e krijojne Puntoret ,
      qe lene jeten duke punuar ,
      dhe eshte i vetmi Motiv qe ajo eshte ne duart ,
      e mbreterve dhe te Nobilve PARAZITER
      DUKE I VJEDHUR ME FORCE
      E DUKE I SHFRYTEZUAR .

      Qe mos te KOMPLEKSOHESH CLAUS ,
      me ler te shtoje qe Marks Thote :

      ç’do prodhim nuk munde te filloje pa
      pasur Leke ,
      ku me leke behen Fabrikat ,ku prodhohet mallrat ,ku me pas shiten e fitohen leke .
      FORMULA —
      Leke — Prodhim — Leke .

      Atehere qe te kuptosh Claus —
      Historine e luftes se klasave e tw kapitalizmit ?

      Meqe puntoret prodhojne pasurine ,
      keta nje dite te bukur do te kuptojne
      Qe nuk kane nevoje per kapitalistet , Mbreterit e Nobilet , qe Vetem i shfrytezojne ,.

      Deri ketu CLAUS ,
      Me qe jemi ne klapitalizem ,
      e une jam PRIVAT ,LOLLLL
      LEKSIONET e tjera jane me Leka

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit May 9, 17:02

        Ballisto, kam qeshur me lot me ironine tende.Ky kapsolla Skypioni nuk i merr qitjet me bresheri, prandaj ben mire qe ia shpjegon nje nga nje si produktet ne Amerike qe duhet ti nenshtrohen Proves se Idiotit.

        Reply to this comment
  3. Beobachter May 9, 11:22

    BRAVO !!!!!
    ARTIKULL I SHKELQYER !

    Reply to this comment
  4. TJ May 9, 12:13

    Habitesh qe nje person alias Claus e shkruan shqipen sakte dhe duket qe eshte njeri inteligjent! Por “inteligjenca” e tij,alias Clous, te le pa fryme! Si ka mundesi qe nje njeri qe shkruan sakte shqip,te kete mangesi ne inteligjensen e tij! Ky eshte njeriu i ri “berishist”, qe e ve mendjen e tij ne sherbim te Berishes! Mbrotja eshte e mjere! Edhe Bojaxhiu eshte nje nga mafiozet shqiptare me mentor Berishen! Eshte e njohur! Kriminelet thone me sulmojne politikisht! Bravo Claus per komentin tuaj! Por injoranca juaj ofendon inteligjencen e c’do kujt!

    Reply to this comment
    • info analitike May 9, 14:23

      TJ,
      Qe te ofendohesh duhet te kesh inteligjence e ti nuk me duket se hyn tek te ofenduarit ne kete kuptim. Pastaj meso te shkruash shqip se pastaj e turperon rilindesin Rama me analfabetizmin tend alla “c’do kujt”

      Reply to this comment
      • korçari May 10, 09:44

        O Info Aletike se bashku me Claus ,Skypion beni pjese ne kategorine a atyre shtresave qe vajtojne avantazhet e humbura nga sistemi Berrishist dhe tani po ju jepet mundesia te njihni ne terren Kapitalizmin Shqiptar ,uroj t’ja u kthjelloje trurin dhe t’ju hape syte…

        Reply to this comment
  5. gjermani i fundit May 9, 13:45

    Bojaxhiu u startua si nisme qytetare, si Rame i dekades se re, sepse te dy ngjajne nga metodat radikale dhe te dy jane”bojaxhinj” , si mjeshtra te fasades. Do zhgenjehesha po te ishte zyrtar i ndershem, se ky fenomen eshte zhdukur perfundimisht sic epoka e dinosaurve. Nuk ka shpetim nga maska-renjte, Kane poste, miliarda dhe pushtet qe shitet dhe blihet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim