Bojkoti i Dules alarmon edhe Athinën

May 17, 2017 11:20

Bojkoti i Dules alarmon edhe Athinën

 

Ngërçi politik në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e Greqisë.

Mos hyrja në zgjedhje e PBDNJ-së së Vangjel Dules në opozitë ka shqetësuar edhe Athinën.

Gazeta “Kathimerini” thekson se minoriteti grek rrezikon të ngelet pa pjesëmarrje aktive në legjislaturën e 9 të Parlamentit shqiptar.

Siç edhe duket në shkrimin e gazetës greke, e cila mbështet hapur PBDNJ-në e Vangjel Dules, partia e vetme që do përfaqësojë me titull minoritarët do të jetë MEGA, e cila sipas saj është një vegël në duart e Edi Ramës.

Për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës, pakica kombëtare greke në Shqipëri rrezikon të mbetet pa përfaqësi parlamentare, duke dhënë kështu sinjalin për të ardhmen e saj të turbullt. Mundësitë për t’u mos zgjedhur deputetë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, po rriten.

Siç lartpërmendëm, nëse kjo frikë vërtetohet, zëri politik i minoritetit do pushojë së dëgjuari në parlamentin shqiptar dhe i mohon të drejtën e ndërhyrjes së organizuar në arenën e politikës qendrore.

Vetëm një nga dy partitë minoritare, MEGA me karakterin e vogël për të mos thënë të paktën në aspektin helenik shkon në zgjedhje. Tjetra, partia historike Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila ka një deputet, kreun e saj Vangjel Dule, ka vendosur së bashku me 50 deputetë të tjerë, shkëputjen e të bërit opozitë në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, dhe do abstenojë në votime.

Kështu që mënyra e vetme për të pasur deputet është të fuqizohet kanalizimi i simpatizantëve partizanë, në një kandidat të MEGA-s (në zonën e Vlorës) për ti shërbyer qëllimeve të Edi Ramës në aspektin politik dhe parlamentar”, thuhet në shkrimin e të përditshmes “Kathimerini”.

Në shkrimin e botuar në gazetën e përditshme greke “Kathimerini”, thuhet me alarm se mospasja e asnjë deputeti minoritar në Parlamentin shqiptar, i cili do të mund të ngrejë zërin e minoritetit siç ka ndodhur që prej vitit 1992, do të çonte në fundin e organizatës e minoritarëve grekë “OMONIA”.

Gjithashtu, “Kathimerini” shkruan se ka kontaktuar me një deputet minoritar në radhët e partive shqiptare, i cili ka theksuar se pasja e deputetëve minoritarë në partitë shqiptare kryesisht në atë të Edi Ramës, varet dhe është në duart e plota të kryesocialistit kryeministër, gjë e cila edhe s’mund të ndodhë.

Gazeta greke nuk ka lënë pa përmendur edhe deputetët aktualë me origjinë minoritare, të cilët me shumë gjasa do të votohen edhe për legjislaturën e ardhme Andrea Marton edhe Vangjel Tavon, ajo thotë se këta preferojnë më mirë të ndjekin vijën e partisë së tyre akoma edhe nëse bëhet fjalë në probleme dhe diskutime që i përkasin minoritetit grek.

Si deputetë të sigurt minoritarë në partitë shqiptare duhet të cilësohen, Andrea Marto nga Partia Socialiste dhe Vangjel Tavo nga LSI, të cilët me siguri preferojnë më mirë të ndjekin vijën e partisë së tyre akoma edhe nëse bëhet fjalë në probleme dhe diskutime që i përkasin minoritetit grek”, përfundon gazeta greke.

May 17, 2017 11:20
Komento

2 Komente

  1. spata May 17, 11:51

    Kush ja ka fajin minoritetit qe nuk perfaqsohet.Ps ose me mire e Majta gjithmone ka patur ne parlamentin shqiptare deputet nga minoriteti .Kurr shqiptaret nuk kane bere perjashtime per vellezrit grek qe jetojne ne Shqiperi .Dulja nuk eshte orjentuar mire dhe pasojat bien mbi mos pjesmarje .Rama i dha dhe postin e Zv.K te parlamentit .Cpati qe u bashkua me Saliun .
    Nuk zgjidhen problemet midis Shqiperise e Greqise nga nje parti qe nuk ka mbeshtetje popullore .Partia e Saliut eshte per ti sherbyer familjes se korruptuar te tij. Populli nuk eshte budalla .I ndjek me vemendje levizjet qe bejen politikanet .
    Cju desh Dules .Brenda parlamentit do te ishte shume komod . Cdegjojne teori ekstreme per nje kauz qe nuk e zgjidhin shqiptaret. Pse bien viktima te nacjonalizmit qe perfaqsohen nga figura qe skane asnje peshe ne politiken e dy vendeve.Motivet e dobta dhe pasjonet jashte realitetit nuk sjell azgje ne politikat qe ndiqen. Gabimet trashen dhe situatat rendohen pa qene e nevojshme. Faktikishte minoritaret rrojne ne Shqiperi ne nje atmosfere shume here me paqsore se sa politika .

    Reply to this comment
  2. Ropt grekëve May 17, 13:19

    Ju qifsha ropt. Në greqi ju nuk i njihni fare minoritetet jo më të kenë përfaqësues në parlament. Në greqi janë me qindra mijëra shqiptarë arvanitas dhe ju as që i njihni fare si minoritet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*