Bojkoti i PD-së drejt fundit

December 23, 2014 10:48

Bojkoti i PD-së drejt fundit

Duket se fundi i bojkotit të Kuvendit nga Partia Demokratike është shumë pranë.

Këtë gjë e konfirmon edhe një email i Genc Pollos, dërguar eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein.

Ne konfirmojmë marrëveshjen tonë mbi Deklaratën e Principeve, siç ju e keni nënvizuar.

Ne biem plotësisht dakord që kjo duhet të çojë në një rezolutë parlamentare.

Ne jemi gati të punojmë së bashku në këtë drejtim”, thotë email-i i Pollos.

Ndërkohë, Taulant Balla firmosi në emër të mazhorancës draftrezolutën e propozuar nga të dërguarit e Parlamentit Evropian.

Ai ndërkohë, deklaroi se mazhorancë është gati të votojë në Kuvend, bashkë me opozitën, rezolutën e europarlamentarëve.

Edhe dy europarlamentarët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein konfirmuan nëpërmjet një deklarate të përbashkët, se palët kanë rënë dakord me propozimet e tyre.

Për këtë arsye, tashmë PD pritet të rikthehet në Kuvend, në limitet e djegies së mandateve.

December 23, 2014 10:48
Komento

2 Komente

  1. Ruxheli December 23, 11:21

    Si shume po u shkoni pas qejfit ketyre te PD-se.Kerkesat e tyre jane te tepruara dhe ne kundershtim me ligjet dhe arsyen e shendoshe,Kerkojne te mos votohen ligje me tre te pestat e votave pa konsesusin e tyre.Kjo do te thote te mos degjosh vullnetin e sovranit.Sovrani te jep voten qe te ushtrosh vullnetin e tij,kurse marreveshja midis partive te mos e perfille ate.Po te ishte ndryshe sovrani u jepte votat te gjtha forcave politike njesoj dhe keshtu kishim nje “kosesus” te shkelqyer.Kete gje nuk e tha sovrani me 23 qershor. Le te presim qershorin e vitit 2017 e te na thote ndryshe.Mbase e ben nje gje te tille.Por me sa duket s`e ka ndermend ta beje me kete sjellje e kontribut te opozites se sotme,e vecanerisht te PD-se ,qe ne te vertete eshte pengu i Sali Berishes.Urojme qe gjerat te shkojne per mire dhe toleranca e mazhorances ndaj opozites te mos kaloje mbi vullnetin e popullit.Kjo, besoj se eshte mendimi i shumices se votuesve te 23 qershorit.

    Reply to this comment
  2. edi December 23, 12:07

    @ruxheli

    vullneti i popullit ishte qe te largonte sb me politiken e tije antipopullore dhe antikombetare
    dhe i dha nje shumice dermuse te majtes per te kthyer shteti ne favor te popullit,por keta ate besim e shiten shume lire,dhe kujt sb,atehere te ulin dhe pantallonat dhe te shtrihen ne krevatin e tyre,me falni te ulin fustanet se per pantallona nuk ka burra aty qe ti veshin,u treguan me te ulet se pd,por zgjedhje do vine prape dhe me e pakta qe do marrin do tju jap kete timin, lavire te majta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*