Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita, Rama: Edhe nëse ndodh, zgjedhjet do të mbahen

December 14, 2014 09:17

Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita, Rama: Edhe nëse ndodh, zgjedhjet do të mbahen

Kryeministri Edi Rama shprehet optimist se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në verën e 2015-s. Por edhe nëse ndodh e kundërta, Rama garanton mbajtjen e zgjedhjeve.

I pyetur në emisionin e gazetarit  Bugajski, nëse ekziston mundësia që PD-ja në opozitë t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Rama sqaron se : “Jo, nuk besoj se do të ndodhë kështu, por edhe nëse ndodh kështu, zgjedhjet do të mbahen. Dhe ne do t’i fitojmë ato me përkrahjen mjaft të fuqishme të njerëzve, ashtu siç do t’i fitojmë me PD-në në garë. Dhe jam i sigurtë se ata do të marrin pjesë në zgjedhje sepse mungesa në zgjedhje do të ishte vetëvrasëse”.

Kryeministri Edi Rama mohon që të ketë pasur një këmbëngulje nga ndërkombëtarët për të arritur një marrëveshje që opozita të thyejë bojkotin e saj 5 mujor. “Është vetëm një mit!Sigurisht, në Parlamentin Evropian ne kemi miq. Të dyja palët kanë miq. Miq të mirë të Shqipërisë! Njerëz që kanë treguar vullnet për të mirëkuptuar dhe për të ndihmuar. Por në këtë rast gjithçka është bërë në bazë të vullnetit tonë mjaft të fortë si shumicë për të zgjatur dorën, dhe për të mos hezituar, dhe për të mos refuzuar me kryeneçësi atë që kërkon opozita, ndonëse kërkesat kanë qenë goxha qesharake”, tha Rama duke shtuar se mazhoranca ka bërë lëshime në çdo pikë që kërkon opozita. “Dhe këtë do ta bëjmë çdo herë, për sa kohë që bëhet fjalë për rregullat e lojës. Ata duan të flasin më shumë se sa ne në Parlament. Mirë se të vinë, le të flasin. Nuk ka rëndësi se sa gjatë flet, rëndësi ka ajo që thua. Pra, fakti që do të flasin më gjatë nuk ka për t’i ndihmuar ata, por meqë e kërkuan, ata janë të mirëseardhur”, theksoi Rama.

December 14, 2014 09:17
Komento

7 Komente

  1. Lul December 14, 10:22

    Ed Rama kujdes nga makinacionet qe po pregadit Likja i Mones me Tosin e Xhoanes…

    Reply to this comment
  2. veterani December 14, 11:31

    Zoti Rama te kemi zgjedhur jo per ti bere qejfin opozites apo dikujt tjeter por per te udhehequr e drejtuar Shqiperine drejt Europes duan apo nuk duan opozita apo disa “miq”ne europe.Reformen teritorjale e mirpriti dhe opozita,ajo organizoi takime por nuk kontriboi konkretisht dhe Shqiperia nuk munde te terhiqet zvarre me reformat nga nje bande njerzesh e ashtequajtur opozite.Reformat duhet te kryhen me shpejtesi nuk kemi kohe per te humbur boll na ka humbur opozita 20 vjet qellimi i saj ka qene perca vidh sundo me cdo menyre vra e pre,gjithmone per interesa te klanit PD dhe asnje here te kombit te cilin e shiti,vrau,percau gjithmon PER KETO BEMA TE KEMI VOTUAR DHE PRESIM KRIMINELET TE DALIN PARA DREJTSISE NDRYSHE NUK KE JUSTIFIKUAR BESIMIN E POPULLIT DHE KOMBIT.

    Reply to this comment
  3. December 14, 12:06

    Nuk eshte e nevojshme te thuhet , kushtetuta zbatohet pike per pike do apo nuk do PD-ja. A beri ankese ne kushtetuese PD-ja? Nese kushtetuesja neser thote PO Variantit me 61 Bashki , atehere me duket e kot te diskutohet nese do mbahen apo jo zgjedhjet . Kjo qeveri nuk ka mbajtur as edhe nje premtim deri tani nga ato te 23 qershorit , por e vetmja gje e sakt qe po bene eshte dhenia fund rrumpallizmit dhe vendosjen e shtetit ligjor . Per mua PD -ja duhet te marre pjes ne zgjedhje dhe jam i bindur se fiton dhe ka shansin te fitoje pjesen derrmuese te Bashkive duke pare pakenaqesine ne popull . Nese nuk merr pjese ne zgjedhje , atehere nuk bene gje tjeter veçse nje vetvrasje te paster dhe ne jemi te detyruar tu çojme nje kurore dhe tu shprehim ngushellimet per idiotesine qe treguan .

    Reply to this comment
  4. shqiptar sharri. December 14, 13:14

    RAMA ESHTE NJI ANARHIST,ESHTE NJI HIPOKRIT,NUK ESHTE POLITIKAN I RANGUT TE DUHUR,ESHTE FRIGACAK,ESHTE DHE KY,I KAPUN NE KORUPCION SE ME ILIR MECEN KAN MBJELL QEPET,KTA JAN VJEME,KTA JAN KAMELEON,KTA JAN KARIERISTA,DHE VETEM PER SHPUREN E TYRE PUNOIN,ASHTU SI SALI SERBI JAN NJI LLOI NJI SOI,TE FLLIQUR,MENJI FJAL JAN NJI MUT I NDAR MDISH-APO PERGJYSUM-QUO VADIS ALBANY.

    Reply to this comment
  5. I.Troplini December 14, 16:03

    “Patjeter qe do ti fitosh zgjedhjet e ardhshme o Z.Kryeminister”.!!

    Vetem vazhdo ne kete menyre veprimi sic po ben sot apo thene me mire MOSVEPRIMI. Vazhdo te kercesh napolonin me kriminelet qe kane imunitet parlamentar dhe tu lexosh atyre cdo deshire qe kane, ne “gjuhen e syve”. Beju ure Ilir Metes dhe kurvllekut te “partise” se tij, deri t,ia kene arritur qellimit perfundimtar, per ta bere Shqiperine, kuplarane me te madhe te kontinentit. A ke ndonje moter, mesuese ne Lushnje, more kapedan Kryeminister? . Ne te njejten kohe, tregoju birucat e ftohta, atyre qe nuk kane te hane dhe asnje kacidhe per te mbushur barkun e femijeve.
    Voten time, e more njehere more kapedan. Heren tjeter, mendohu mire para se tu dalesh para qytetareve shqiptare, sepse do te te duhet tu ktheshe pergjigje per disa pyetje jo fort komode. Mendo nje pergjigje per familjet e viktimave te 21 Janarit. Apo i ke derguar edhe ata ne burg, sepse helbete, pa kryefamiljare mbeten dhe nuk kane ndonje shans te mbijetojne ne kete bajrakun tend dhe te atij me bllok.
    Vazhdo te besh trimin o kapedan, kur ke perkrah ambasadoret dhe FMN. Beju qejfin atyre sepse ata dine te ta prene ate bisht qe ta vune. Jemi Republike ambasadash ne, more Kapedan. Zotrote doje te beje shtet dhe neve na pelqeu ajo ide, ndaj te dhame voten,,,,,,mirepo kemi perfunduar si ato skenat e filmave te vjeter te Kinostudios, ku grate ne malin me bore, benin sikur prenin dru, per te fshehur djemte partizane para gjermaneve dhe ne te njejten kohe kendonin ate kengen,,,,,,,,,”O Gjerman more dushman,,, ti qe kerkon partizane,,,,,,qejfi ta ka por bitha s,ta mban”.
    Nuk behet shtet me tipa, qe bejne trimin, vetem kur kane terhequr me hunde “linjen e bardhe te miellit”. Qejfi ta kish o Kapedan, te beje shtet,,,,por nuk i paske pasur ato kellqet e duhura,,,aq te nevojitura per nje mision te tille. Vazhdo vallen Kapedan. Zgjedhjet e tjera ,,,,”i ke te fituara”.!!!

    Reply to this comment
  6. mitat December 14, 17:07

    I drejtohem HC dhe shqiptar shari.Nuk e kuptoj qe ne shume raste flisni ne emer te popullit.Psh.Zgjedhjet lokale i fiton PD se populli eshte i pa kenaqur me kete qeveri.A e di ti zotni se edhe specialistet e sondazheve nuk konfirmojne ashtu siç thua ti: Saper Edin qe eshte frikacak , kete gje nuk e thote njeri perveç teje .Frikacatllekun e ka treguar Edi qe kur ishte Kryetar Bashkie,Pastaj per vendosjen e rregullit dhe te disilines ne ç’do drejtim tani si Kryetar Qeverie:Po ç’rrenjos rrumpallen qe la Sali Berisha :Petr kete gje eke fjalen qe do te fitoje PD.ja_Rri qete se dardha e ka bishtin mbrapa.

    Reply to this comment
  7. Kris 1 December 15, 04:14

    Nuk ndertohet shteti me kazoo dhe dynamite.Kafsha ka Dale nga kontrolli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*