Bollëku i “analistëve”

June 15, 2019 16:07

Bollëku i “analistëve”

Duke dëgjuar shpesh në mediat tona fjalën analist, të shkon mendja te burimi i konceptit te analiza.

“Analizë” në këtë pjesë do të thotë copëtim i një fenomeni a dukurie, që duam ta njohim më mirë, në pjesë përbërëse më të vogla.

Ky bollëku i “analistëve” që shpesh janë sekserë ndërmjetës të politikës ose me biznese private – rrjedhimisht me vila në bregdet dhe me llogari bankare të fryra – evidentohet herë pas here.

Unë dua të ndalem te mungesa e argumentit.

Gjithnjë e më tepër analistët po marrin përsipër të jenë “gjithologë” e të marrin të drejtën e fjalës për çdo fushë të jetës, për çdo lloj problemi apo debati. Puna ka arritur deri aty sa në të gjitha ekranet shohim të njëjtat fytyra.

A thua ta kenë hallin të dalin sa më shumë e të pozojnë si vitrinat? Jo, s’e besoj. Por ama janë të gatshëm të japin përgjigje për çdo problem, që prej luftës në Irak, për rrugët se si mund të kapërcehen krizat e çfarëdolloj sektori, për historinë e popullit tonë, e për çfarë të doni ju o popull.

Ka dhe përjashtime nuk diskutohet, janë intelektualë që me opinionet e tyre u ka lezeti dhe i thyejnë akujt e gjithologjisë dhe pseudoanalistikës.

Por në shumë prej këtyre debateve mungojnë specialistët e mirëfilltë të fushës përkatëse.

Cilat janë pasojat e kësaj? Emisione limonadë, me llafe të bukura,dialogje dramash e batuta pa vlerë të mirëfilltë, të cilat nuk ofrojnë asgjë; as ndonjë propozim apo ide frytdhënëse, as një debat të mirëfilltë mbi bazën e ideve e argumenteve të zbatueshme e aq të nevojshme për të gjithë ne por, “O burra, kush thotë “shakanë” më të kripur apo batutën e radhës për tu bërë viralë në sytë tanë.

Tashmë jemi në kohën e duhur, në mos jemi vonë, që të vlerësojmë jo fjalët, por idetë, mendimet që ofrojnë zgjidhje e alternativa për problemet që kemi dhe mbi të gjitha veprime.

Mundet që edhe drejtuesit e emisioneve të ndryshme apo të rubrikave të shtypit të kenë pjesën e tyre në këtë paaftësi për të prodhuar diçka më tepër se bisedat pa bukë me “analistë”.

Por së paku, në rast se dikush emërtohet “analist”, të specializohet (qoftë edhe si autodidakt) për një fushë të caktuar. E, kur të pyetet për gjithçka, duhet së paku të ketë modestinë e të shprehet se mendimi i tij është thjesht mendimi i një qytetari, jospecialist për fushën.

Specialistë të mirë ekzistojnë te ne, por nuk nxirren në pah.

Edhe kur flitet për politikën, shpesh disa analistëve u mungojnë konceptet e saj bazë, sepse nuk kanë formimin përkatës ose janë autodidaktë të dobët. Konceptimet e tyre për politikën janë shpesh anakronike, të demoduara, të shpërndarë pa një koherencë e bazë të mirëfilltë teorike, gjë që i lë këta analistë aty te diskutimet e shitësve për politikën.

Njerëzit kanë aq shumë kohë të lirë te ne, sa do të shikojnë a dëgjojnë në mbrëmje,në orët më të pakta të kohës së lirë, analistin që tjerr e shpik llafe. Por mjaft është mjaft.

Njerëzit janë lodhur me spektaklet e tyre.

E theksoj dhe e ritheksoj nevojën e specialistëve, nuk mund të pretendojmë se kemi shpikur rrotën, në një kohë që bota e ka shpikur prej kohësh.

Duke mos e zgjatur më shumë, mund të them se analistët në Shqipëri janë kthyer në makineri fjalësh “shumë zhurmë për asgjë”

Vangjel L. Shumeli

 

June 15, 2019 16:07
Komento

2 Komente

  1. kasem gahinji June 15, 19:51

    sakte z vangjel

    Reply to this comment
  2. !!!!!!! June 17, 19:46

    Une do te thosha: Berllogu i “analisteve”! Muti (!) e ben Mutin e Madh(!!) e Muti i Madh e ben nje MUT te MADH (!!!) qe e flliqe krejt ‘dynjane’!… Kjo pune behet krejt zinxhire me kotrra muti!…
    !!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*