“Bomba” e drejtoreshës: Spiunë të Sigurimit edhe në administratën e lartë

August 3, 2017 19:11

“Bomba” e drejtoreshës: Spiunë të Sigurimit edhe në administratën e lartë

E gjitha i ngjan punës për ndërtimin e një mozaiku gjigant. Konturet janë aty, duhen gjetur copëzat, deri në ato më të imëtat, që gjithçka të jetë e qartë.

Për Gentiana Sulën, të drejtojë Autoritetin për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, një institucion i hapur mbi një mal dosjesh, me gjëra të njohura e të panjohura, të harruara apo të zhdukura, është kthyer në një sfidë të vërtetë personale dhe profesionale. Një punë voluminoze që të përpin dita- ditës, në kërkim të faqeve të humbura të historive personale të njerëzve që kanë vuajtur gjatë viteve të diktaturës.

Që janë shënjestruar, që janë ndjekur, përgjuar, arrestuar, dhe shumë herë dënuar e madje edhe pushkatuar. Në një interviste per “Panorama” ajo thekson se deri sot bëhen 183 kërkesa nga individë apo familjarë që duan të dinë për fatin e tyre apo familjarëve të tyre. “Funksioni tjetër që ne kemi është verifikimi i pastërtisë së figurave të larta, publike. Deri më sot janë “pastruar” rreth 621 figura publike”- thekson ajo.

Sipas saj, përgjatë zgjedhjeve të qershorit 2017, vetëm dy parti politike u ofruan për pastërtinë e kandidatëve të tyre. “Ka edhe institucione si Presidenca, Parlamenti, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Transportit, apo Avokati i Popullit, që për kandidatë në pozicione të larta, i janë drejtuar Autoritetit. Një informacion me rëndësi përbën edhe fakti që Akademia e Shkencave, në bazë të ligjit 45/2015, ka rregulluar statutin e vet dhe e ka futur në kriteret për akademikët e rinj pastërtinë e figurës sipas kuptimit të këtij ligji.

Shohim njëlloj ndjeshmërie në rritje nga ana e institucioneve, edhe pse nuk jemi aty ku do të donim. Për t’u shënuar është fakti që funksionarë të lartë, përfshi deputetë, si dhe qytetarë të thjeshtë, kanë aplikuar për vetëlustrim”- thote ajo.

Pyetur nese nga këta të fundit kane gjetur emra të implikuar, ajo pergjigjet: “Po! Ka pasur njerëz që shfaqen në dokumentet e ish-Sigurimit dhe ne kemi informuar institucionet sipas rastit. Gjithsesi, shpreh bindjen që vetë Ligji mund të ketë pasur një efekt parandalues ndaj përfshirjes në karrierë të lartë të personave që i prek ligji”- thote ajo per “Panorama”.

August 3, 2017 19:11
Komento

12 Komente

  1. Elona August 3, 19:50

    Kjo te mos na lodhi shume se pastaj del dosja e te shoqit te saj, Gentian Sules i cili ka dosje penale per vjedhje energjie, per dhune, e le me mos te permendim tenderat me Ministrine e Kultures me te vllain e Kumbaros, apo ato me Kompanine e te vellait te tij ervisit Albdesigne. Pa harruar se si ky fsheh pasurine e politikaneve si Ilir Meta, Erjon Velija etj etj te Kodra e Diellit.

    Reply to this comment
    • shijaksi August 3, 20:48

      Elona,
      Na thuaj diçka me shume per keto dosjet e reja se ato te vjetrat nuk kane interes. A thua qe vjedhin?
      ka mundesi qe Meta,Eri,Salihi te kene dosje hajnie andej na Kodra e Diellit..Habi…!?Ene keta vjedhin..?!

      Reply to this comment
    • Nero August 3, 23:28

      Po sa e informuar qe qenke moj Elona? Po ku i ke gjetur tere keto te dhena moj “cupe”?

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 4, 15:57

        elona është e informuar o nero,por nuk i thotë të gjitha!!
        e di përse??
        sepse do të mbyllë gojë dhe jo të bëjë “veting”,drejtësi!!
        sa herë ke dëgjuar braçe e turrli debili që flasin për dosje e krime të berishës me shokë??
        ke parë ndonjë në hetuesi o gjykatë??ke parë ndonjë të nxjerrë në shtyp??
        shantazhe lali shantazhe!!

        Reply to this comment
    • asd August 4, 08:32

      Shume dakort. Cdo gje eshte qe ata te “mbreterojne” te qete. Ne, popullit na kane lene te “administrojme” lajmet e tyre.

      Reply to this comment
    • Une... ti... ju te gjithe... August 4, 13:40

      Une them qe me e mire do te ishte qe pasterine e figurave publike ne pozicione te larta te administrates shteterore ta shohim me bemat e tyre pas renies se diktatures. Ata kane bere plote gjate ketyre 27 viteve te reja dhe nuk kemi nevoj qe te shikojme ato qe ata bene gjat 45 viteve para kesaj periudhe.

      Nje rruge e thjeshte per te vleresuar pasterine eshte kjo:
      Ne shqiperi ne fund te komunizmit askush nuk kishte pasuri, as makina as shtepi as biznese biles as pune. Le ta fillojme nga pasurite marramendese te kohes se tanishme dhe te ndjekim historine e tyre dhe pronareve te tyre deri ne kohen e fundit te komunizmi. Ky vleresim do te na nxjerri qarte se kush eshte kush dhe jo dobiclliku i dosjeve te sigurimit te shtetit komunist qe jane vjele e mjele nga barinjte e sali berishes fatos nanos e te tjere me radhe.

      Ja u identifikua se kush ishte spihun ne ate kohe, edhe pastaj??? Ata nuk shkelen ligj dhe nuk ka lugj qe te denoje njei per ati vepra te atehereshme ne kohen e sotme….

      Krimet e komunisteve ne kohen e komunizmit nuk jane kurr gje perpara atyre te po te njejteve komunist ne kohen e shkerdhatokracise se ketij cerek shekulli.

      Ata qe merren me ate kohe jane te interesuarit qe te mos merret njeri me kete kohe.

      Nje rast i persosur eshte thesari i shtetit: kishte florinj ne thesarin e fundit te shtetit komunist! C’u bene??? Pse te mos denohen like florinjte per vjedhjen e thesarit sot por te provohet se a eshte i paster ne baze te propagandes komuniste para 40 vjetesh? Ne fund te fundit ne nje menyre apo nje tjeter ne ishim te gjith ne aksion kundra armikut te brendshe fantazme ne ato kohera pir askush nuk mundi te vidhte me shume nga ci nxinte xhepi??

      Na tregoni parat qe na keni xhvatur ku i keni fshehur dhe lerini pordhet e komunizmit se nuk kemi interes me per [email protected]

      Reply to this comment
    • Doni August 4, 17:24

      elona ka te drejte. Kjo zonja eshte personi i gabuar per te qene Aty ne krye.Gentjan Sulaj, i shoqi i kesaj zonjes mori 800 mije euro nga ministria e kultures meqenese ishte mik i familjes kumbaro. I mori per riparimin e muzeut kombtar dhe e shkaterroj ate me perpmbytje masive sepse nuk ka specializimin per tu marre me muzeume. Pastaj mori dhe 500 mije per pallatin e kongreseve dhe nuk e permend aanje emrin e ketij. Prandaj kjo shoqja mire eshte te lere dike tjeter te na beje pastertine e figurave se vete eshte e kompromemtuar nga tenderat e familjes.

      Reply to this comment
  2. Vladimir Freza August 3, 20:25

    Po per dosjet e Gazidedes do te ngrihet ndnje institucion se sic ka punuar sigurimi i shtetit me porosit e Enverit ashtu edhe sigurimi i Gazidedes ka zbatuar nje per nje porosit e Sales
    Vladimir Freza. US A

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. August 3, 21:14

    Drejtori qe si dje dhe sot ka bere vetem nje brime ne ujin e qelbur te kenetes se politikes te Tiranes zyrtare ne dite e vite.As me pak dhe as me shume,por vazhdim i komisjonit Bezhani qe permjerri me “pastertine” e tije te tre pushtetet.Mjaft me,me shashka te pjellave e mostrave te diktatures komuniste,qe si dje dhe sot vazhdojne te bashkejetojne me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik,duke i bere avokatine krimit e korrupsionit te veshur me fuqi pushtetesh.Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe diligjuesit e tyre.

    Reply to this comment
  4. alphade August 3, 21:28

    Po dosja e Sali Vicidolit, si agjent i dyfidhte: i Sigurimit te
    Shtetit dhe UDB- s se Milloshevicit ? Na thuaj zonja
    Gentiana Sula . Kjo ka rendesi , apo i jane zhdukur nga
    klani i Hazededes apo i krushkut te tij .??? ,

    Reply to this comment
  5. Arben August 3, 22:09

    E PO NXIRRI TI MOJ SHOQE.

    PER CFARE PAGUHESH ATY,

    PER TE CRRENJOSUR KRIMINELAT E SIGURIMIT

    PAGUHESH.

    OSE BEJ PUNEN, OSE SHKO NE TE S’EMES.

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 August 4, 13:05

    një gjë mund të thuhet me siguri,si fillim!
    ministria është e bukur!!
    më pas mund të thuhet aq shumë sa ti zërë gjumi ata që do të përpiqen ta lexojnë!!
    flitet e flitet për “spiunët” e të tmerrshmit sigurim!!e një organi shtetror shqiptar që një pjesë të punës së tij e bënte për të shtypur kundërshtarët e diktaturës,por që pjesën tjetër e bënte për të mbrojtur vëndin,shqipërinë!!
    pavarsisht se ka pasur të dhënë për veprimtari agjenturore në radhët e politikës së lartë shqiptare,pavarsisht se kjo veprimtari agjenturore ka qënë e shteteve fqinjë!shtete shoviniste me pretendime ndaj shtetit shqiptar,shtete që kanë akoma në fuqi gjëndjen e luftës,që kanë kryer deri agresion pak vite më parë!?
    ASKUSH NUK FLET!!
    përse ndodh një gjë e tillë!!përse është i rrezikshëm “spiuni i sigurimit”,të zhdukur kohë më parë,dhe jo spiuni i UDBsë sërbe dhe Asfalisë greke që janë në veprim mëse të hapur???
    politika e ndyrë shqiptare është ndyrë jo vetëm brënda përbrënda,por dhe nga jasht!!
    pastroni politikën nga spiunët e huaj më parë,pastaj keni kohë të pastroni fajet e djeshme!fajet e brëndëshme!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*