Hidhet në treg libri i Mustafa Nanos: Unë jam gegë

Aida Nako October 8, 2013 23:30

Hidhet në treg libri i Mustafa Nanos: Unë jam gegë

Para disa ditësh gazeta DITA ka “justifikuar” heshtjen disajavore të Mustafa Nanos, me lajmin se gjatë kësaj kohe ai po bënte gati një libër që do të dilte në treg nga fundi i muajit shtator ose fillimi i tetorit, dhe se libri do të trajtonte një temë delikate dhe provokuese, një vështrim analitik dhe eseistik mbi gegët dhe toskët.

Ceremonia e botimit të këtij libri u bë sot  më (datë 8.10.2013), në ora 18:00 në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës.

“Duke shfrytëzuar këtë rast, stafi i vogël i Respublica-s, në emër të të gjithë lexuesve, komentuesve dhe ndjekësve të saj, i uron zotit Nano, begati dhe energji të mëtejshme krijuese në vepra të tjera që ndihmojnë në emancipimin social-politik të shoqërisë sonë – shkruajnë bashkëpunëtorët e ResPublicas, faqja online që është themeluar nga Nano disa vite më parë.

Libri prek një temë vërtet sensibël, toskët dhe gegët; është një vështrim analitik mbi Shqipërinë e djeshme dhe të sotme, i pasur me informacion historik dhe citime.

Ne patëm rastin të lexonim një parantezë të librit, në kapitullin “Gegë e toskë? Po, por edhe otomanë”, ku autori është përqëndruar në elitën shqiptare të fillim viteve ‘900. Nano i mbahet pohimit se “shumë prej njerëzve të kësaj elite janë përpjekur deri në fund të ruajnë e përjetësojnë sundimin e Stambollit në Rumeli, gjë që, për rrjedhojë, do bënte të mundur, sipas tyre, dhe mbrojtjen e Shqipërisë; ndërsa krijimin e një shteti të pavarur shqiptar me një motivim të lehtë anti otoman e kanë pasur si një plan B, që do parapëlqehej në rrethanat kur perandoria do të rrëzohej”.

Autori sjell më pas të dhënat e një bisede mes Faik Konicës dhe Ismail Qemalit, një projekt ndërmjetës të mbrojtur nga Jani Vreto, idenë e një federate të gjendur në shënimet e Dhimitër Kamardës, etj.

Mes të tjerave, në libër ka pohime të forta të Nanos, që vijnë një pjesë si konkluzion i dëshmive të mbledhura, e më pas edhe si përfundime të tij analitike, një prej të cilave përshembull: “..në atë kohë (në një farë mase, në të gjitha kohët, edhe sot) nuk ka pasur politikan e intelektual që të mos kish një shtet të huaj si sponsor të veprimtarisë së tij atdhetare…”

Libri është i pasur me anektoda historike. “Është shumë domethënëse anektoda që tregon Eqrem bej Vlora. Ky i fundit, në një bisedë me Myfit bej Libohovën e me Esat pashë Toptanin (për të parin thotë se ish njeri shumë i shkolluar e për të dytin se ish një injorant i plotë), u bën të dyve të njëjtën pyetje: “Për ç’arsye jeni miq të Italisë?” Duhet të kenë qenë vitet e para pas pavarësisë. Dhe përgjigja e të dyve ishte çarmatosëse: “sepse vendi i mikut të Austrisë është i zënë nga ty e nga babai yt”. Po aty, E. Vlora i mbahet pretendimit se ky amoralitet i pozicionimeve të caktuara ka qenë me natyrë ballkanike; ka qenë në Greqi deri në vitin 1862, dhe politikanëve të Athinës u duhej të zgjidhnin si sponsor të tyre mes Anglisë e Rusisë, ka qenë në Serbi, ku gara bëhej për t’i fituar zemrën Austrisë ose Rusisë, ka qenë në Rumani, madje deri vonë, në vitin 1903, ku politikanët haheshin për t’u futur nën çadrën e Austrisë, Rusisë, ose Turqisë, ka qenë në Bullgari, ku palët ndaheshin në pro e kundër Rusisë – shkruhet në parantezën e sipërcituar.

Libri pritet të hidhet në treg nga UET Press në javën e dytë të tetorit. Ka për të qenë me siguri një nga librat më të debatuar të publicistikës shqiptare.

Aida Nako October 8, 2013 23:30
Komento

41 Komente

  1. hole September 25, 13:23

    Kush ta ka bere kete kopertine libri o Muci? Henri Cili qenka tallur me ty me duket

    Reply to this comment
    • feniks September 25, 19:21

      Ne kohen e “DIKTATURES SE PROLETARIATIT” perdorimi i fjaleve “GEGE E TOSKE” ishte shume i kritikuar,aq me teper se kjo ndarje nuk NDIHEJ,nga qe VERIU DHE JUGU ISHIN TE LIDHUR SI VELLEZER NJERI ME TJETRIN!!!
      Keto 23 vjet KAPITALIZEM “DEMOKRATIK”,Sali Berisha,PERSONALISHT,e ka mbjelle kete PERCARJE NE TE GJITHA DREJTIMET,per te SUNDUAR ME LEHTE dhe ia arriti QELLIMIT!!!
      SOT KJO NDARJE OTOMANE ESHTE BERE DE FAKTO dhe nuk do kete ASNJE VLERE KY LIBER PER TE NDRYSHUAR GJE!!!
      ARMIKU I SHQIPTAREVE Sali Berisha e ka hedhur HELMIN E VET PERCARES dhe kjo nuk NDRYSHON ME!!!
      BEOGRADI IA ARRITI QELLIMIT:TE PERCAHESHIN SHQIPTARET!!!

      Reply to this comment
      • raimond vlonjati October 9, 04:34

        Po edhe ky liber me kete titull eshte qesharak dhe ben percarjen e popullit tone

        Keto qe thote Muci jane gomarrlleqe me thes kur thote se geget bejne komb , ndersa jugoret bejne shtet

        Ca shteti bejne jugoret mor aman >…..?

        Shqiptaret si ne jug dhe ne veri nuk bejne dot shtet, sepse intelektualet e tyre kane mangesi ne shtet formim, ndersa populli i thjeshte si ne veri dhe ne jug kane qene dhe jane shume patriotike

        __Por isc thashe intelektualet tane nuk jane aspak patriotik,
        ata jane karieriste dhe shikojne si e si ti sherbejne shteteve te huaja ne kuriz te fateve te kombit shqiptar

        Edhe ne Kosove, populli eshte shume patriotik, dhe tamam shtet formues, por intelektualet atje jane te gjithe karieriste, njeslloj si ne Shqiperi
        qe e kane hallin tek pushteti i tyre dhe jo tek zgjidhja e problemeve te popullit shqiptar atje

        Me kete liber qe e ve theksin tek ndarja jone, Muc Nano tregon edhe nivel te ulet diplomatik
        sepse , pavaresisht qellimeve te mira te tij ,permendja e ndarjes se popullsise shqiptar ne gege e toske jep nje shije shume te keqe dhe con uje ne propaganden percarese te fqinjeve tane…

        Vetem Enveri beri shtet, gjithe drejtuesit e tjere te shtetit shqiptar ishin batakcinj
        Enveri ishte i vecante ———-

        Porse ore Mustafa , Enveri nuk ishte gjinokastrit, por ishte nga veriu ,dhe mbiemrin e ka pasur Kola,
        Me vone kur erdhi gjyshi i tij ne Gjirokaster e ndryshuan mbiemrin nga Kola
        ne Hoxha, sIc thote Nexhmija ( Sepse Origjina nuk hidhet poshte)

        Ndaj edhe ne kete rast nuk te del i vertete konkluzioni qe nxjerr per shtetin ,
        pa per kombin te gjithe shqiptaret e thjeshte kane qene pro kombit

        E ke nxjerre kete konkluzionin per komb e shtet nisur nga propaganda e sotme qe bejne njerezit e grekut te futur ne Shqiperi,por nuk jane te verteta ato fjale qe perpapin minjte e grekut
        se shqiptaret jo vetem ne veri , por edhe ne jug jane te betuar pro kombit te tyre
        dhe kunder fqinjeve armiqesore, sidomos kunder grekut
        Gjithe emigrantet qe jane ne Greqi e urrejne grekun, por ti s’e ke haberin fare

        Reply to this comment
        • edi October 9, 15:01

          Bravo!!! Ne jemi si popull kunder grekut e serbit. se politikanet tane te felliqur (me falni, por keshtu e ndjej) votuan Dulen me konsensus te plote, mbi 100 vota per te per nenkryetar kuvendi. mbi 100 perfaqesues te popullit votojne antishqiptarin ne krye te kuvendit me unanimitet. Ja kete na bejne politikanet neve, keshtu na felliqin. Edhe Withers e vuri re kete gje, e gjithmone lavderonte popullin shqiptar, asnje politikan, as kte qe ka marre qeverine tani…

          Reply to this comment
  2. TOTILA NUMBER ONE NUMERO UNO BROIT JEDAN DIREKTON PRENOST . September 25, 13:52

    Po ,dihet qe POLITIKANET ,dalin nga dyert e KANCELERIVE te MEDHA te kohes ,te cilat ,pergatisin dhe i katapultojne POLITIKANET e ARDHESHEM te SHTETEVE ,qe absolutisht duhet te jene VASALE te tyre per te mos thene me terma moderne SPIUNE .
    Vetem GJENITE ne cdo fushe te jetes SHPERTHEJNE dhe FUQITE e MEDHA te koheve nuk kane as me te vogel mundesi qe ti ndalojene ,por vetem ti ……..VRASIN !

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi September 25, 13:52

    E saktë ajo qe thòni qysh ne titull: “..nuk ka politikan e intelektual shqiptar pa nje spònsor të huaj”? Per politikanet jam 100 përqind dakord me muç nanon,per intelektualet pjeserisht. Pyes muç nanua a sponsorizohet? Nuk e di por perderisa thote “nuk ka..” kjo e përfshin dhe atë vete? Pastaj varet se ke fut tek intelektualët muçi? Ketu ka shume shkarravites por jo te gjithe jane intelektuale sipas percaktimit te sartrit! Nuk ma ha mendja per nje gjithperfshirje te intelektualeve ne sponsorizim dhe as qe tek “intelektualet” bën pjese kushdo! Kush mund te jeté perzgjedhur valle per “sponsorizim”? Ta shohim kur te lexojme librin. Muçi zakonisht ka qelluar me saktesi objektivin, ndersa kesaj radhe nuk e di!?

    Reply to this comment
  4. guximi September 25, 13:54

    mire eshte te thuhen emrat!

    Reply to this comment
    • Auron September 25, 19:25

      Per deri sa e boton SHTEPIA BOTUESE E HENRI CILIT,KALEMXHIUT KRYESOR TE Sali Berishes (qe MBOLLI PERCARJEN GEGE E TOSKE keto 23 vjet),ka nje domethenie edhe per MUC NANON:
      -E SPONSORIZON BERISHA!!!

      Reply to this comment
    • toni September 26, 09:16

      ore guxim cemra thua pse nuk e din ti se kush eshte emri,sali rom berisha serbo-malazezi klyshi i udb-se serbe ..

      Reply to this comment
  5. TOTILA NUMBER ONE NUMERO UNO BROIT JEDAN DIREKTON PRENOST . September 25, 13:58

    “HORRI “, te uroj shendet dhe lumturi familjare .
    Por dua te me japesh nje spiegim ne se mundesh .
    Ketu ku ja une redaksia e “TEMES ” nuk mi merr komentet ne kuptimin se KOMENTET e mija nuk “PRANOHEN ” ,me sa duket serveri i “TEMES ” ,duhet qe te kete probleme ,sepse kjo gje ndodh vetem me “TEMEN” ,sepse gazetat e tjera i AKCEPTOJNE ( pranojne ) komentet .
    Kjo eshte edhe aresyeja qe une vecanarisht keto 2 javet e fundit nuk kam dale ,por une i kam postuar komentet e mija ,por ato nuk jane shfaqur .
    Nuk e di a ndodh kjo PARREGULLSI edhe me ju aty me redaksine e “TEMES ” ?
    Ju faleminderit !

    Reply to this comment
    • juna September 25, 14:22

      Te kane bllokuar adresen ata te Temes, nuk ka shpjegim tjeter. Duhet te kesh bere ndonje koment racist ose dicka te tille. Mire eshte te jemi korrekt dhe mos abuzojme me te drejten qe na japin per komentime. Duke na lene dhe mundesine e anonimatit madje. Parajse per abuzuesit

      Reply to this comment
      • Pëllumb zaimi September 25, 14:58

        Po juna! “parajse per abuzuesit”. Por do te shtoja dhe “parajse per antishqiptaret,per nxitesit e urrejtjes krahinore,fetare,sociale,madje dhe per helmin dhe synimet e agjenturave rreth nesh”. Nderime!

        Reply to this comment
      • raimond vlonjati October 9, 15:56

        Tema eshte nje gazete antishqiptare qe I ben propaganda grekut dhe percarjes se shqitpareve

        Ajo eshte gazeta me antishqitpare ne keto vite demokraci….

        Po kur bejne artikuj ku te merret shembull Greqia per denimet qe ben kunder atyre qe bejne korupsion psh –hahahahahahaha
        Duan te fusin kombin tone en gjakderdhje
        Jane komplet akrepe ne ligesine e tyre

        _-Apo kur benin artikuj kunder dhenies se pashaportave shqiptareve ne Ballkan se gjasme do ti ndjekin shtetet e Ballkanit nga vendi I tyre –
        looooooooooooooooooooool hahahaahahah
        Komplet llogjike elefanti hahahaha

        Ata kane vetem ligesi si gazete _-Tema eshte gazeta qe gjeneron vetem Ligesi dhe Antishqitparizem

        Ata perdornin defektet e qeverisjes se Sales per te bere propaganda antishqitpare

        Dhe pastaj kur I kritikon te bllokojne , edhe ketej pretendojne se jane te pa anshem

        Reply to this comment
    • VL September 25, 15:30

      totila edhe mua ka disa dite qe nuk me shfaqen me komentet tek tema,dhe arsyen nuk e di.

      Reply to this comment
  6. skender September 25, 13:58

    nuk do tei isha kurre kunder publicitetit qe u behet njereve te veshur me nje aureole qofte pushteti apo medieje…e jo mandej si ne rastin tone per gazetarin dhe publicistin Mustafa Nano.. Ajo qe me shqeteson eshte fakti se publiçitetiste ( qw normalish marrin edhe para) jane mbyllur ne nje rreth te ngush ne kupola te piramides dhe mazallah qe denjojne te kthejne koken dhe te veshtronje mijera e qindera te tjere shqiptare te rinje por qofshin edhe te vjeter te talentuar, madje qe kane krijuar edhe mrekullira e per ta nuk kujtohet askush…nuk e di se deri kure do te vazhoj ky uzurpim…..

    Reply to this comment
  7. mergimtari fv September 25, 16:14

    M.NANO me kujtojn pohimet e F.Bej Konices para dhe pas 1900-es qe te gjithe politikanet e bejleret e partive te ndryshme ishin o pro greke , o pro turke , bullgare , ruse , rumune , italiane , austriako-gjermane , inglize e frenge , te gjithe te shitur , per partine e varfer te kombit shqiptar nuk pyetet njeri , historia vazhdon dhe sot fatkeqsisht , me te mirat e te keqiat e verteta te historise Muçi ben shume mire qe e boton kete teme tabu te historise tone . Komentues te me siperm ju faleminderit qe me vute ne dijeni per mos dhenien e komenteve te gazeta Tema qe ka kohe qe nuk me lejon komentet , si duket .dhe Shekulli e Panorama notojne ne keto ujera te para pelqimit te komentuesve servile apo anti-shqiptare , gazetaret ne Shqiperi perfundimisht jane te ndare ne baze te kraheve te politikes por me te rrezikshmit jane hipokritet e servilet qe behen me qeverite , per mua dhe ca te tjere qe nuk bejme pjese ne keto stane nuk ka vend per shprehur mendimet ne internet si te vetmen mundesi kontaki me atdheun , se fundmi faleminderit stafit te DITA duke ju uruar qe te jeni vertete nje dritare per ne lexuesit e komentuesit mergimtare .

    Reply to this comment
    • beni September 25, 16:46

      Ke haruar Serbine e Ahmet Zagollit sponsori kryesor!
      Ke haruar USA-ne qe nuk e lini nje minute pa zen ne goje, sponsor i Saliut ne vitet 92-96!
      Ke haruar Europen qe kujdeset per te triumfuar kultura e saj qe ka sponsorizuar Ramen!
      Pra me nje fjal ky shtet nuk jeton dot pa sponsore,edhe pse ne quhemi gjoja te pavarur?
      I pavarur jam vetem une,qe them vertet te verteten,se do te ishte me mir te jetonim ne nje Federate,ashtu sic kan menduar edhe te tjeret para meje se ne shqiptaret nuk kuptohemi midis vetes dhe domosdo kerkohen dhe nderhyjne sponsoret,per interesat e tyre,sepse jemi te ndare ne tre ideologji,qe secila kerkon te dominoje ndaj dy te tjerave!

      Reply to this comment
      • Pellazgu October 9, 09:20

        @ beni

        Ti je vërtet i pavarur … si nga intelekti, ashtu edhe dija, të cilat janë të papranueshme për nivelin tënd!

        Reply to this comment
  8. Vëzhguesi F. September 25, 17:32

    Nuk mund te komentoj pa e lexuar librin.
    Por si “parapagim” do te thoja se perfshirja en block dhe pa asnje perjashtim te te gjithe politikaneve dhe intelektualeve ne nje “thes” ;
    me se paku eshte nje gafe dhe me se shumti nje lloj megallomanie,
    nje imitim i keq i te thenave te dikujt per shkaqe dhe arsye krejt te tjera,
    nje mungese respekti per punen, mundin, por dhe gjakun dhe jeten e atyre qe jetuan dhe luftuan per nje “Shqiperi me vete dhe indipendente”,
    nje lloj “lajthitjeje” foshnjarake qe nuk dallon dot ose nuk do, lojen diplomatike mbi bazen e konjukturave dhe siuatave te diktuara, me integritetin moral te personaliteteve ne kohe te ndryshme.
    Kushdo qe ka menduar dhe vepruar me sponsore te huaj, dashamires ose jo te Shqiperise, se pari eshte vetem nje lloj leve qe vihet ne levizje nga forca te tjera dhe jo fora e brendshme e tij (nuk ka rendesi se per çfare interesash) dhe se dyti vetem intelekual dhe politikan shqiptar qe punon per shqiperine nuk mund te quhet.

    Reply to this comment
  9. tol francezi it September 25, 18:03

    Kjo qe thote m nano eshte sakte ,sidomos per politikanet e pas viteve 90te e deri sot mund te thuash qe 90perqind jane te shitur te te huajt ose paguhen nga gerqia dhe serbia ,as duan tja dine per atdheun ,boll te pasurohen dhe te rine ne krye te vendit .si saliu ,nano ,basha ,meta. E plote te tjere .

    Reply to this comment
  10. askushi September 25, 18:33

    Nje shok i im thoshte gjithmon.
    Si do behet me ne shqiptaret, ne jemi tifoze te italise, te gjermanise, te brazilit, te anglis etj dhe ziheshim njeri me tjetrin.
    Po mire me thonte po ne kur do te luajme vet furboll

    Reply to this comment
  11. votuesi September 25, 20:35

    http://zeri.info/ neser ne nju york 6 shtete bashke drejt eu …………………………….lexoje

    Reply to this comment
  12. votuesi September 25, 20:35

    hajde hajde………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

    Reply to this comment
  13. jon September 25, 22:58

    nuk ka Muci koke ,as bythe, per keto pune….

    Reply to this comment
  14. votuesi September 26, 01:40

    kur privatizojme pularite ne mbajme kemishe blu,kur bluja i ka deziluzionuar shqiptaret ne mbajme kemishe te kuqe.ne jemi ata qe nderrojme ngjyrat sa here ndrrohen qeverite dhe hame me mire se te tjeret (bile shume me mire) se jemi organizuar qe te vegjel ne shoqaten VARRMIHESIT E SHQIPERISE.jemi aq te mbrojtur sa nuk i frikesohemi popullit fshatar shqiptar per cdo te keqe qe i bejme.prapa nesh qendrojne TUTORET TANE qe na mbajne me pare e plumba qe ne i perdorim kunder popullsise shqiptare.

    Reply to this comment
  15. Mimoza September 26, 08:05

    Te shohim librin, por edhe pa u mbeshtetur diku nuk arrijme gje, sepse kemi fqinje te cuditshem. Meqe na kane rene per pjese, duhet te shfrytezohen koniunkturat dhe propaganda ne institucionet nderkombetare. Shume fitoi Shqiperia nga miqesia e AT Fishtes me Justin Godarin, tani dolen keto gjera se xhaxhi Enveri na i fshehu. Madje duhet te njihnim edhe Tef Curranin shkodran e tregtar i suksesshem, qe e solli francezin ketu. Keshtu edukohet dhe mesohet populli edhe pa shume zhurme e buje.
    Nje gje duhet te kene parasysh politikanet te ne qe per interesat e vendit duhet te bashkepunojne, me goje mbyllur e pastaj jashte te shkojne edhe ne ndeshje boksi. Sidomos ne marredheniet me Maqedonine e sidomos me Greqine qe nje cike te inatoset na kercenon se nuk do te hyme ne Be. Politikanet e te gjitha kraheve duhet te jene te bashkuar per interesat e vendit. Kurre te mos hyme ne BE po te na kerkohet te shkelim ne interesat e vendit

    Reply to this comment
  16. Korabi September 26, 08:18

    Nuk e di ne se Muci ka shkruar me emra konkret per plotikanet e mbas viteve ’90.Ne se ka qelluar ne shenje qe nga Ramizi,Saliu,Fatosi,Iliri per ish presidentet,per Edin e kompani,do shohim se sa di i rezistoje kohes libri dhe Muci.Shpresojme te mos kete hedhur vetem shashka…megjithse deri tashti ne disa analiza ka qene i drejtperdrejt.Te shpresojme qe do shohim elefantet ne lupen e Mucit..

    Reply to this comment
  17. jorgo September 26, 11:54

    me kete deduksion te at Gjergj Fishtes 1 shekull me pare,jam dakortsuar qe kur kam arritur te analizoj ngjarje e fakte historike e te nxjerr perfundime te pandikueshme.

    Reply to this comment
  18. Gege Kosova September 26, 15:25

    Z.Mustafa Nano, vertet te kame adhuruar per analist dhe te adhuroje edhe ne shkruna ne kundershtim me mendimet e bindjet e imja politike.Mendoj, realitetin objektive nga e kaluara jone e lavdishme, apo edhe jo aq e lavdishme.Une jam pewr nje relaitet objektiv te se kaluares, historise, ngjarjeve dhe personaliteteve tona.Kjo do ishte histori kombetare, e cila as nuk duhet rishkruar e as korigjuar aq shume.Ju keni qene, ndonjhere edhe agresiv, shume objketive ne vlersim te gjendjes dhe pozites politikike shqiptare.keni mbrojtur, kur duhej mbrojtur, sepse ishte nevoja dhe domsdoja politike per mbrojtje.keni sulmuar kritikuar e qortuar, kur verpimet politike dhe gjendja e teresishme politike duhej kritikuar me qellim permirsimi ne dobi te populit e shtetit.Andaj, ju kam percjelluar me kujdes edhe kur ishit ne pozita te skajshme.Ju uroj shendet embaresi ne krijimtarine Tuaj publicistike e shencore hiistorike.

    Reply to this comment
  19. neo October 9, 11:48

    Shqiperia nu ka zhvillim edhe nese do kete me probleme dhe pengesa. Sepse shqipetaret e sotem jane te perzier , ose te flasim zhveshur nuk perputhen me karaktersistikat e Ilireve. Gje qe po na e pohon dhe opinioni nderkombetare. Degjoni fjalet e te huajve , Si prej SHBA-se deri tek Turku. Iliret jane ne mase to vogel ne Shqiperi. Iliret njifeshin nga bukuria , shtatelarte , floket si ari , te bardhe… dhe ne shprehje te urte , fjalepak. Shqiperia perbehet nga Turqe , Greke , Sllav dhe Ilire … Eshte perzjere totale … Prandaj nuk shkojne me njeri tjetrin. Iliret perputhen me Kroatet , Bosnje , Slloveni , Austri , Gjermani , Itali … Pjeset Kryesore te Fiseve Ilire jane dyndur neper keto shtete. Si Pasoje e ardhjeve te rracave te Kaukazit dhe si pasoje e dyndjeve sllave. Nje pjese u sllavizuan , nje pjese u helenizuan. Jugoret mbartin permbajtje greke … Shqiperia e Mesme turke … Verioret perputhen me sllavet dhe turqit bashke… Me pas Iliret i gjen ne Laperi , te paket ne numer , Ne rrethin e Mallakastres ku dhe dyshohen per perputhshmeri te larte me Iliret . Edhe ne Veri shume pak.

    Reply to this comment
  20. Mark uk October 9, 14:09

    nje i marr hell gurin ne lume, behen 100 gjoja te mencur si puna juej e nuk mund e nxierrin.

    Reply to this comment
  21. Aliu nga Selenic October 9, 18:22

    Ne nje fare menyre Muc Nano me kete liber sikur u vjen ne ndihme ketyre percarseve te Kombit. Menyra se si e ka trajtuar problemein per mendimin time Muci ka rene brenda me dy kemebet .Nofta nga mendimi i mire eshte nisur pore nga do qe ta vertitesh kete problem dashur pa dashur pykan ne mes sa vijne dhe behen me te medha. Vertet Gega paska ber komb sipas Mucit pore nuk e di a e ka pasur ne qender te vemendje thenjen filozofike te Shkodrani kur thoshte. Geg e toske malci Jallia nje eshte e gjith shqiperia. Eshte thenje e hershme. Me duket qe thenj qe Gega beri Kombe ndersa toska beri shtet jen dy gjer jo te njejta per Mucin edhe perse ne te verte ato duhet te ishin te njejat. Ka thene Rexhep Qosja ,Ideja per te ber shte lindi ne jugun e shqiperis pore Jugu nuk e beri ne Juge pore e beri ne Prizeren bashke me ymer Prizerenin. Edhe Ismail Qemali te pakte pati me vete Luigj Kurakuqin dhe plote veriore. Nuk e dije ndofta nga qellimi i mire per te ber dicka te mire eshte nusur Moci, pavarsishte se ne nuk e kemi lexuar librin pore nga komenten ky liber nuk trajton ate shqtesim popullor, me shume percan se afron. Libri duhet te ishte shum kritik lidhur me dy eksperdita te kurdisura nga qarqet antishqiptar ajo e Xhafer Deves dhe e Sali Berishes kunder Jugut te shqiperi te dyja ne me pretekste te luftes kunder komunistev, pore ne esence ato kishin qellimin e ndarjes Veri Juge. Ket populli shqiptare nuk e hengri e nuk e dije perse e hengri Muc Nano.!

    Reply to this comment
  22. behari October 9, 19:35

    Mustafa Nano me kete nisme te tij ka gjasa qe ne vend qe te vere vetulla do e nxjerre syte. Kombi nuk krijohet se dua une apo ti sikunder krijohet shteti, prandaj Nano ketu qysh ne fillim eshte i deshtuar. Edhe SHBA duan te thone se jane komb, por de fakto jne shtet dhe jo kombKur nuk krijojne komb SHBA si mund te krijojne komb disa alfabete e qe kane jetuar dikur ne shpella dhe qe nuk jane te zte te krijojne shtet? perralla me mbret.

    Reply to this comment
  23. ardi October 9, 20:12

    Ndarjes i ka fryre gjithnje fqinjet tane,por gjithnje kane fsheur doren,duke u hequr sikur jane per bashkim.Te tilla jane levizjet e uzurpatorit te kishes,te tilla jane edhe levizjet e socialisteve serbe e greke te cilet ne Shkoder na bashkuan me demek te majten shqiptare.Dikur na erdhen komunistet sllave e bashkuan grupet komuniste,te cilet mbas dy-tre viteve,filluan luften me shqiptaret qe e mendoni zhvillimin e Shqiperise ndryshe,te mbeshtetur tek kultura europiane anglo-saksone.Pasojat e ketij sherri ndershqiptar kapi nivelet e nje lufte civile te pashpallur.Personat me origjine nga trojet shqiptare konsideroheshin si njerez te UDB-se,e kjo behej me qellim,pasi vete sigurimi ishte i organizuar sipas parimeve te cekisteve.U krijua ajo ndarje sa shtypi zyrtar shkruante “miqte kosovare”.Falangat e te cileve nxerrin edhe sot koken duke thene “kombi kosovar”….etj.Per ta bere me te lehte ndarjen ndershqiptare beheshin edhe nenvleftesime ndaj zona veriore,te njejten gje qe benin serbet me Kosoven.Pra lendet e para qe kishte veriu dhe Kosova duhet te shfrytezoheshin maksimalisht per te zhvilluar pjeset e tjera te Shqiperise dhe Serbise.Psh Dibra eshte nje nga zonat me te varfera te vendit.Ne nje kohe qe dibranet kurdohere e kane prodhuar vete buken,pa permendur ketu mineralet e shfrytezuara nga kjo zone.I tille eshte edhe Kukesi i cili,prodhon energji per gjithe vendit.Po te shohesh investimet e kryera ne krahasim me zonat e tjera jane krejtesisht minimale.Ka edhe shume te verteta te tjera te dhimbeshme te cilat nuk po i permendim sepse do te me dukej sikur do te coja uje ne mullinin e fqinjve tane gjithnje armiqesor me Ne.Pamvaresisht diferencave ne trajtim shqiptaret nepermjet krijimit te miqesive nga krahina apo besimeve te ndryshme jane te lidhur ne menyre te pazgjidhshme me njeri – tjetrin.Sidoqofte pasi te lexojme librin te cilit mund ti gjendej nje titull apo foto tjeter do te shohim se sa mjalte apo helm ka ne rreshtat e tij.

    Reply to this comment
  24. RROFSHIN ILIRET October 10, 04:29

    ………………………………………………………………………………………….Ne rrethin e Mallakastres ku dhe dyshohen per perputhshmeri te larte me Iliret . Edhe ne Veri shume pak…………………

    ………………………………………………. Iliret perputhen me Kroatet , Bosnje , Slloveni , Austri , Gjermani , Itali … Pjeset Kryesore te Fiseve Ilire jane dyndur neper keto shtete. Si Pasoje e ardhjeve te rracave te Kaukazit dhe si pasoje e dyndjeve sllave. ……………………………..

    ……………………………………………………. Degjoni fjalet e te huajve , Si prej SHBA-se deri tek Turku. Iliret jane ne mase to vogel ne Shqiperi. Iliret njifeshin nga bukuria , shtatelarte , floket si ari , te bardhe… dhe ne shprehje te urte , fjalepak. Shqiperia perbehet nga Turqe ,
    Greke , Sllav dhe Ilire … Eshte perzjere totale ………………………………..

    Reply to this comment
  25. OKRANA October 10, 04:30

    HEC MUCO JEPI PLISA TE SHKON SHUME.

    Reply to this comment
  26. OKRANA October 10, 04:31

    CKENE DORE O MUCO CIFTELI, KITARE ,APO MANXERR?
    KETA TE LENE EDHE PA ATDHE O MUCO

    Reply to this comment
  27. patrioti October 10, 07:55

    Sa me “inteligjence” po e perdor Henri, M.Nanon. Dua ta di kush e sponsorizon kete ” Main Kamp”?!. Shqiperia eshte Arberi, Albani dhe Epir ( Cameri) bashke.
    Pershendetje

    Reply to this comment
  28. Luani i Tomorrit October 10, 08:52

    Perputhem me komentin “Neo”.Si kudo dhe Shqiperia është bërë konglomerat me genet “racat” e ndryshme që kanë zvogeluar ndjeshëm rracën e paster Ilire! Dominon rraca sllave në veri,ajo greke në jug,turke dhe arumune ne jug e Shqiperine e Mesme.Iljrët sipas studiuesit Eugenio Barbarich që me 1905 ka botuar librin “Albania”,i cili me analiza shkencore të kohës tregon si Ilirët janë perzënë nga trojet e tyre(Prevezë-Janinë-Selanik,Shkup dhe gjer në jugun e Austrisë se sotme-per kete të dhënë lexo librin Austria,botim 2005,Mondadori-dhe se kanë perfunduar në Italinë e sotme ku gjurmët ilire jane prezente jo vetem në Toskanë(nuk di Muci ka hulumtuar rreth toskëve dhe Toskanës dhe a është Piza,Peza e sotme,prurë emer prej shqiptarëve (ilirëve) të ikur? Por Barbarich shkruan se Iliret gjenden dhe në Ligurja(Genova) dhe vet emrin Lugurë ai e gjen në dy kuptime shqipe,”Gur i lig,(mbiemrori,si në italishten e sotme është spostuar para emrit gur) dhe vërtet,guri i zi,ose si quhet për prodhim teknologjik,ardezia, të bën pis si qymyri,kur e prek dhe nuk thyhet…Por kulmin ky autor e ka kur tregon se ishulli i Korfuzit,marrë arbitrrisht nga greket që serbosllavi Berisha(mbiemri është thënë vjen nga Bangladeshi,kaluar ne Rumani,Kosove,Mal të Zi,Shqipëri,Maqedoni, ka tipizimin njeri i ulët,si rracë(Berr-isha,qe vetem ne shqip kuptohet:”Dërr isha”)Korfuzi,thotê autori ne librin Albania, emrin e lashtë e ka patur ilir “DRAPAN” qe vetem në shqip kuptohet,DRAPËN-Drapër…I njejti emër gjendet cuditrisht, thote ai,në Itali,e që eshtë Trapani i sotem,dikur Drapan! Pak gjurmë ilirike ndodhet në Shqiperi,si brakocefale,ngjyrë e bardhë në të kuqerremtë ku në Mallakastër,Berat(zona)Skrapar është “pellgu” i mbetur me me shumicë i gjakut ilirik(ka dhe zona të tjera,por më pak) E thotë qartë këtë prof.Dhimitëri Pilika që gjurmët e Akilit i perafron në zonën e Myzeqese,maksimalisht Kavajë e jo më tej;kjo sepse Akili parailir,kur ishte i vogel për ta shpetuar e percollen pertej brigjeve të lumit…Semani i sotëm,ose aty ku bashkohet Devolli me Osumin dhe shikoni mirë,gjendet fshati MALAS! Malasi posht tij lumi,është ndofta kufiri verior i tokave të Molosëve,prej nga vjen ai që njihet,Pirro i Epirit…Këtu Filipi i II i Maqedonisë fitoi betejën me ilirët.. (Në fushtirën me lum të fshatit Malas në koder sot…dhe atë ditë,sipas kronistëve ai mori njoftimin se Olimbia iliroepirite,lindi Aleksandrin që do quhej jo i Maqedonisë,pasi Filipi nuk e njihte per djal të tij(“pash vet nga e cara e derës,kur Olimbia flinte me Gjarperin e kënetës…” e qe nuk ishte Zeusi,por i dashuri ilir i fëminisë…)i Madh e qe dinte ilirishten pasi e mesoi kur Filipi e perzuri Olimbinë…Kjo zonë permban ne shumicë 85 perqind gjakun ilirik…Ballshi,Bylysi i lashtë krijuar me kete emer nga djali i Akilit,njihet,por më të pastudjuar janë kalaja e Margëllicit në afersi të Patosit dhe sidomos fshati Kuqar që ka emertim dhe rracën njerzore të bardhe fytyra,ne të kuqerremtë flokët dhe tipizime ilirike të jashtzakonshme…Muci,besoj ja fut kot kur thotë jam Gegë,pasi edhe figurativisht kjo bie;ai si njeri me rrenjë të lashta në Strorë(ku ka mbiemra super të lashtë botrorë si Hysko,a,(Lexo historia hebraike) Spathara,Zylyftari,etj,dhe pranë fshatin SELAN,nga besohet se është krijuar SELANIKU,prej ikjeve…Nano nuk është vendas,pavarsisht se iliriko-pellazgjik.Por është mbiemër tepër i famshëm pasi,sipas historianit shkrimtar aktual,Valerio Masssimo Manfredi,në librin:”Mare Greco”,është mbiemri i Odisesë! Duken karagjozlleqe këto,por janë të dokumentuara,nuk flas si Muci”Geget bëjnë komb,Toskët bëjnë shtet,pra Geget nuk bëjnë shtet(do te aludojë gabimisht Berishën,qe vertet nuk beri,sikure Toskët nuk bëjnë komb,aludon Nanon qe tha “Prishtina do ket kryeqytet Beogradin,qe e perforcoi B.Mustafai,gegë gjoja ky(turk i ardhur, sias regjistrit kadastral osmanlli viti 1674..Ka shumë të shkruaj këtu që nga fundi i shek.VI kur 300 sllavët e parë erdhën me dhunë e vrasje gjer në…Durrës(Lexo Sllavët) dhe prunë të tjerë…Si barbaritë hellene shkaterruan perandorinë e mbretit pellazgjik ATIT,(Atika rrethinë e Athinës,nga ky mbret pellazgjik ka toponimin)dhe dje,pasi nderruan emrin e Drapanit(Korfuzit të sotëm, një bangladeshas berr(derr) i dhuron dhe pjesë deti(verioret bëjnë komb-jugoret shtet,thotë Nano…kot fare?)Këto i bëjnë ose nuk i bëjnë shqiptarët qe do inegroheb në BE për bashkim të tyre të pashmangshëm,pra do ta bëjë SOVRANI dhe jo partitë që do vdesin!…..Ndaj tema dhe pse duket interesante,besoj se nuk është e dokumentuar në cështjet kardinale….Sido që të jetë,libri letër nuk blihet shumë… Është tjete kohë!…E zgjata,por mesiguri do censurohem!…Shpresoj ta lexoj pas dy muajësh,librin dhe vlersoj vetem përpjekjen e Mustafa Nano pasi shumë gjera do harrohen shpejtë duke mbetur ndonjë “gallatë” e dobishme për humorin!…

    Reply to this comment
  29. Aliu nga Selenic October 10, 09:41

    Per Rrafshin Ilir.! Ne veri shum pak Ilir. Kjo nuk eshte e vertet. Ne veri te shqiperis Iliret ne mase me te madhe nga asnje krahine tjeter. Une e them pa frige se edhe nje pjes e sllavev jane Ilire. Ne librin e tije Nukoll Marku shkruan. Nje grup vizitoresh nga puka i ben nje vizite Kral Nikolles ne Mal te Zi dhe ai i pyeti nga jeni , ata i than, jemi nga Berisha e Pukes. Une u kam patriote se edhe origjina ime eshte nga Berisha e Pukes. Iliret kane populluar tere Evropen ndersa ne veri ndersa ne kete cope shqiperi qe ka mbetur keta e kan ruajtur gjuhen e tyre. Kjo eshte pa mundur qe Iliret ne veri te jen tuq dhe sllave. Kjo nuk ka asnje baze historike.
    Ne librin e tije Rigon shi ne Has shkruar nga Besim Muhadri ai i referohet arkiologes Edit Shukriu. Ne lugin te drinit ajo zbuloi varre Iliresh ku aty nga kerkimet dele edhe varri i nje princeshe Ilire. Pra ato thenje qe thot, se shqiptaret jane pak Ilir nuk qendrojne.Keta qe kane ruajtur edhe gjuhen e tyre keta jane safi Ilire te pa perzier fare.
    Ti moter Hasiane ne lugin te drini
    Kuroren i vure princesh Ilire.
    Ajo pershendeti ne flladin e lehte
    mijra luftetar qe kishin dhen jete.! Pra te mos bejm punen e te huajve nga etja per te treguar erodite.!

    Reply to this comment
  30. Aliu nga Selenic October 11, 18:41

    Per Luanin e Tomorrit.

    Ne lidhje me shkrimin qe ben Luani i Tomorrit per mendimin time eshte nje komente shume i gabuar dhe dashakeqes ndaj shqiptarve ne tersi. Pa humbir kohe po replikojme.
    1.L.Tomorri thote: Si kudo dhe Shqiperia është bërë konglomerat me genet “racat” e ndryshme që kanë zvogeluar ndjeshëm rracën e paster Ilire! Dominon rraca sllave në veri,ajo greke në jug,turke dhe arumune ne jug e Shqiperine e Mesme.
    1.1. Qeshte e verteta Iliret jane pasardhesit e Pellazgeve,, Ata kan pasur nje shtrirje te madhe ne Ballkan dhe Evrope. Po te lexosh Arif Matin “Odisaja e pa besueshme e nje populli para helen” arrin ne perfundimin se Pellazget edhe sote genet e tyre jen te fuqishem ne Evrope. Sa i perket shqiperis se kjo qenka konvertuar ne sllav,ne grek dhe ne turq kjo eshte tersishte e pa baze. Duhet te dijem mire se kjo cope shqiperi ku flitet paster shqip nuk ka asnje konvertim. Perkundrazi po te kishte konvertim ata do te na kishi asimiluar pore kjo nuk ndodhi.Shqiptare jen paqedashe ata qe erdhen ne shqiperi si puntore si argan dhe realizuan ngulimet e tyre at nuk paten kurr presion qe te konvertohe.Edhe sote ke zonen e shishtavecit, Golloborden, ke Obilicin ne Kosove dhe mjafte fshtar te tjera te cilet ruajne gjuhen e tyre po ashtu edhe ne Jugun e shqiperis nugulimet greke edhe sote jane te pa prekura dhe pa asnje presion per tu konvertuar. Shqiptaret jan te paster dhe nder dejet e tyre ka vetem gjak shqiptari. Ah po ne vendet e tjera ku pellazget opo iliret u pushtuan atje u konvertuan, keshtu ndodhi me Dalmatet te cilet ishi Ilire, keshty ndodhi me gjysmen e Malit te zi, keshtu ndodhi me boshnjaket, keshtu ndodhe edhe ne serbi, keshtu ndodhe edhe ne shume vende te tjera ku ata popuj ne dejet e tyre kan gjak Ilire. Ilir jane edhe basket edhe skocezet e mjafte popuj te tjer.
    Kte propagande e kane perpuanuar qarqet Greke dhe ato sllave te cile qe ne vitin 1834 ata i vune kufirin shqiperis ne shkumbin dhe perpuanuan edhe teorin per realizimin e qellimeve te tyre. Me vjen shume keq kure L.Tomorrit dashur ose pa dashur kerkon te sjell gjera te “reja” ne komente ashtu sice deshi te sjell gjera te reja edhe Mustafa Nano pore ne te vertet keto teori jane aqe te vjetar sa shqiptaret as qe kishin ndermend per lidhjen shqiptare te prizerenit kura at i sajuan keto projekte dhe keto Ide. Nve sote duhet tu kundravihemi me forc ketyre teorive te gabuera se po te ishim te konvertuar keshtu sice thone ket ateher nuk do te kishte gjuhe shqipe. Ne nje vende edhe Ismail Kadare e ben kete gafe duke aluduar se shqiptarei ishin bjonde pore pushtimi turk i beri me floje te zeza athu se pushtimi turke paske hequr te gjith shqiptare dhe ne vende te tyre paska sjellur trurq.
    Me keto pikpamje dhe ide edhe plani i Vaso cubrolovic kishte parashikuar shkombetarizimin e Kosoves me preteksin se shqiptare jane te “ardhur “ dhe jo autokton. Keshtu sote sanxhaku i Nishit me eshte shkombetarizuar tersishte atje sote eshte tok shqiptare pore shqiptar nuk ka se ata i derguan ne turqi me preteksin absuret se at jane turqe.Ketij qellimi i sherben edhe vendimi i akademis Ruse te cilet ne enciklopedin e tyre nxjerrin te paret sllavet ne ballkan ndersa shqiptaret te ardhur shume vone. Ketu ka nevoj per nje scarim te mire nga an e histroianve te mirfilet si z. Pellim Xhufi dhe Kristo Frasheri ku te fashiten njeher e mire keto pikpamje kaqe te gabuera madje me teper se nje bumerag.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin