Bomba e Saimir Tahirit: Në bodrumet e Policisë ka 100 tonë drogë

September 9, 2017 22:12

Bomba e Saimir Tahirit: Në bodrumet e Policisë ka 100 tonë drogë

Krahas disa detajeve për jetën private, në studion e emisionit ‘Xing me Ermalin’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, foli edhe për jetën e tij profesionale, duke zbuluar edhe një informacion që prej vitesh ngjall kuriozitet: Çfarë bëhet me drogën e sekuestruar nga policia, teksa zbuloi se “në depozitat e policise ka 100 tone drogë”.

‘Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajon të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot.’

‘Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!’-thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur.

Më tej ai shpjegoi se me një kërkesë të tij, depozitat u spostuan dhe tashmë droga ruhet në një depozitë të policisë dhe më pas digjet.

Mamaqi: Droga që sekuestrohet ca bëhet me të? Ku cohet dhe si mund të shkojmë ne atje ta përdorim?

Tahiri: Edhe kjo është estradë. Kur mora detyrën një pjesë e drogës ishte në bodrumet e ministrisë. mbi zyrat e gjendjes civile ishin depozitat e drogës. shkova njëherë dhe ishte një erë që nuk e imagjinon dot. po të rrije një minutë, dilje me pogonishte.

Mamaqi: Ca bëre ti, bërë spostim?

Tahiri: E spostuam. është diku në një depozitë të policisë, nuk e di tamam ku.

September 9, 2017 22:12
Komento

4 Komente

  1. Arben September 9, 22:50

    AHA

    PO MOS U LODHNI KOT, E KENI GATI,

    NJE TON TE HIDHNI MATANE FITONI 600-700 MIJE

    EURO.

    Reply to this comment
  2. demo September 9, 22:55

    Gjynah,jane miljarda Euro qe mund te perdoren per shkolla,rruge,sherbime,,,mos i humni kot ato thase me droge ,i shitni per barishte mjeksore.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit September 10, 10:06

    mbani bombat me sigurese se shperthejne e thyejne xhamat. Tek vendi i qyfyreve thuhen gjithnje te vertetat.

    Reply to this comment
  4. shqip September 10, 13:18

    Po per çfare e mbani , apo duhet stazhionuar . Ah se harrova . Kur thahet digjet me shpejte . 100te ton i kani kapur . Po sa te tjere Kane dale me vize turistike . Bujqesi intensive . Plot hambaret .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim