“Bomba” e Shtainmaierit: NATO po na fut në luftë me Rusinë

June 19, 2016 10:05

“Bomba” e Shtainmaierit: NATO po na fut në luftë me Rusinë

Ministri i Jashtëm gjerman ka dalë nga rreshti i aleatëve të NATO-s, duke kritikuar haptazi aleancën se po nxit konfliktin me Rusinë.

Frank-Valter Shtainmaier, i përshkroi manovrat e fundit ushtarake të NATO-s në Poloni dhe Baltik si luftënxitëse.

“Gjëja e vetme që nuk duhet të bënim është t’i hidhnim benzinë zjarrit duke nxitur një luftë”, deklaroi ministri gjerman gjatë një interviste për numrin e sotëm të gazetës gjermane “Bild am Sonntag”.

“Kushdo që mendon se një paradë simbolike me tanke në kufijtë lindorë të aleancës do të sjellë siguri, e ka shumë gabim. Do ishim mirë që të mos gjenim një pretekst të ri për të rindezur një përplasje të vjetër”, vijoi Shtainmaier.

June 19, 2016 10:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*