Bomba ndaj Borusias, për spekulim në bursë

April 21, 2017 11:54

Bomba ndaj Borusias, për spekulim në bursë

Një javë e gjysmë pas sulmit ndaj ekipit të Borusias së Dortmundit, policia ka vënë në pranga një të dyshuar për ngjarjen.

Shkaqet që mendohet ta kenë shtyrë drejt gjestit ekstrem janë shumë larg të pasurit sfond terrorist. I arrestuari nga njësitë speciale është 28-vjeçari Sergej W., nga rrethina e Tubingenit.

Gjasat janë të mëdha që pikërisht ai të jetë personi i cili hodhi mjete shpërthyese ndaj autobusit të ekipit të Borusias së Dortmundit, më 11 prill, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Monakos.

Si pasojë e tri shpërthimeve pranë autobusit të skuadrës gjermane, u plagos Marc Bartra dhe një polic. Çdo gjë duket se është bërë vetëm për arsye përfitimi. 28-vjeçari nuk është pjesëtar i asnjë grupi ekstremist apo rrjeti të terrorit.

Ato që e kanë shtyrë drejt veprimit kanë qenë interesat financiare. Plani i Sergej Ë. ka qenë që të vrasë lojtarë të Dortmundit në mënyrë që të bien në bursë vlerat e aksioneve të këtij klubi. Përpara sulmit, i riu kishte vënë bast se aksionet e këtij klubi do të zhvlerësoheshin ndjeshëm, e në rastin e një skenari të tillë, fitimi i tij do të kishte qenë miliona euro.

Sergej kishte marrë madje edhe kredi për të blerë opsionet të cilat i mundësojnë përfitime në bursë. Ai madje kishte qëndruar në hotelin ku ndodhej ekipi i Dortmundit para ndeshjes me Monakon dhe kishte kërkuar me insistim që dhoma e rezervuar të kishte pamje nga vendi i sulmit.

Pikërisht nga aty mendohet të ketë aktivizuar tre bombat, ndërsa për të humbur gjurmët, në afërsi të vendit të ngjarjes kishte lënë tre letra me përbërje të ndryshme, në mënyrë që policia të hetonte në drejtim të gabuar, duke e shtyrë drejt idesë së një sulmi terrorist.

April 21, 2017 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*