Bombë selisë së ‘Lega Nord’ të Salvinit

October 14, 2018 09:35

Bombë selisë së ‘Lega Nord’ të Salvinit

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në selinë e “Lega Nord” në Ala të Trentinos jugore, seli e cila pritej të vizitohej nga lideri i partisë Matteo Salvini për fushatën zgjedhore.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombë artizanale, dy përgjegjësit e të cilës u identifikuan ndërkohë policia po punon për kapjen e tyre.

Menjëherë në Facebook ka reaguar, kreu i partisë njëherazi edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili u shpreh se ata që vunë bombën ishin anarkistë dhe se ai sërish do ta zhvillonte fushatën e tij në Trentino pasi një sulm i tillë nuk e frikësonte.

“Ishin anarkistë. Unë jam krenar për policinë dhe për militantët tanë të jashtëzakonshëm që kanë pastruar çdo gjë tanimë. Disa individë duan që të reagojnë me dhunë, por kjo nuk do të ndalojë buzëqeshjen tonë. Pasditen e sotme unë do të jem në Trentino Alto Adige për të përqafuar të gjithë të pranishimit.  Ata që mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Trentino nuk ndalon”, tha Matteo Salvini

Ky është rasti i tretë i dhunës në tre muaj. Bomba e parë shpërtheu më 16 gusht në selinë e Lega në Treviso. Bomba nuk shkaktoi dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Ndërsa bomba e dytë e vendosur më 30 shtator arriti që të neutralizohej në kohë nga forcat policore.

o.j/dita

October 14, 2018 09:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim