Bombola la pas 24 të plagosur, pranga pronarit

February 2, 2016 09:15

Bombola la pas 24 të plagosur, pranga pronarit

Plot 24 persona mbetën të plagosur mbrëmjen e shkuar në Korçë, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia lokale bën me dije se ka arrestuar pronarin e lokalit ku shpërtheu bombola e gazit. Në pranga përfundoi Romario Muçka, 20 vjeç, banues në fshatin Dardhas – Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në datë 01.02.2016, rreth orës 18.00, në Dardhas, në lokalin pronë e tij, ka shpërthyer një bombël gazi, ku për pasojë janë dëmtuar 24 shtetas.

Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit dhe Korçës, por në pamundësi të kushteve për të trajtuar, 22 prej tyre janë transportuar drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar. Nga këta, 6 persona mësohet se janë në gjendje më të rënduar.

“Janë paraqitur rreth 30 të plagosur me djegie të shkallëve të ndryshme, 6 janë me djegie mbi shkallën e tretë dhe të katërt. Me ato mundësi që kemi u kemi dhënë të gjithëve ndihmën e parë. Dhe të gjithë janë nisur për qendrën e djegie-plastikës në QSUT.

Në Tiranë janë nisur 22 persona të të gjitha moshave, nga 20-50 vjeç. Kemi planifikuar që rastet që kanë nevojë për trajtim në Tiranë do nisen të gjitha”, tha drejtori i Spitalit të Pogradecit. /Dita/

February 2, 2016 09:15
Komento

3 Komente

  1. DENONCIM PUBLIK February 2, 11:01

    Miq te gazetes! Jam nje i ri nga kryeqyteti dhe kam bere nje konstatim, pas ngjarjes se rende te Bukureshtit ku humben jeten 42 te rinj ne diskoteke. Ne Tirane ku jetoj, vetem nje ose dy diskoteka/nightclube kane masa reale kunder fatkeqsive nga zjarri. Sistemi i dusheve me sensore qe shperthejne ne raste zjarri eshte INEKZISTENT ne to. Mos dhente Zoti qe te ndodhi nje zjarr se pasojat do ishin me nota dramatike aqmeteper qe neper clube aplikohen dhe lojra piroteknike te cilat e bejne edhe me re rrezikshme situaten. I DASHUR SHTET, NDERHY DHE BLLOKO MENJEHERE DISKOTEKAT QE NUK ZBATOJN KETO PARAMETRA. I DASHUR GAZETAR, DENONCO KETE FAKT DHE PUBLIKO LISTEN E TE GJITHE SUBJEKTEVE QE NA RISKOJNE JETEN, I DASHUR QYTETAR, EVITO TE GJITHA NIGHTCLUBET QE NUK TE MBROJNE NGA ZJARRI. jemi ende ne kohe, pa u bere e keqja e madhe.

    Reply to this comment
  2. Darius February 2, 13:36

    Shteti KURVE Shqiptar si gjithmone,me nje popull te mjere me te cilet tall bythen ne 24/24.
    Pranga Pronarit se bombola e viteve ’50-’70 nuk plotesonte kushtet e sigurise,apo gjate hetimeve qe bene barrkderrat e policise pronari donte ti vriste!?
    Ne te mjeren shqiperi,ai popull i MJERE nqs do te shpetoje njeher e pergjithmone nga KURVAT SHTETARE DHE OPOZITARE,duhet te bojkotoje 1.000.000.000% votimet,ndryshe le ta mbajne ne kurriz KURVELLEKUN E KURVAVE te VETEQUAJTUR PADRONE DHE POLITIKANE SHQIPTARE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*