Bombolat e gazit, gati VKM për tregtimin

February 3, 2016 20:25

Bombolat e gazit, gati VKM për tregtimin

Incidentet e ndodhura me bombolat e gazit edhe pse nuk janë të shpeshta në një pjesë të mirë të rastit përfundojnë me pasoja fatale.

Ky treg ka shfaqur gjithë problematikën e vet për faktin se bombolat në përdorim nuk kalojnë kontollin që duhet të bëhet në mënyrë periodike nga ana e qytetarëve që i përdorin por në disa raste edhe nga mbushja në pika të paautorizuara. Inspektoriati Shtetëror Teknik bëri me dije se ka nisur një monitorim të gjerë në gjithë vendin.

Sakaq nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka filluar hartimi i një vendimi për reforminin e tregtimit të bombolave të gazit.

Për këtë ka pasur konsultime të gjera me grupet e interesit. Një ndër idetë që përfshin ky vendim ka të bëjë me kalimin e pronësisë tek kompanitë që kryejnë mbushjen dhe tregtimin e gazit në vend.

Të dhënat zyrtare tregojnë se janë rreth 34 sh.a që operojnë në këtë fushë të cilat mund të kalojnë në pronësi të tyre bombolat duke kryer gjithë shëbrimet e nevojshme ndërsa konsumatori thjesht zvendëson njëra pas tjetrës bombolat në përdorim. Kjo sipas ekspertëve e bën më të thjeshtë monitorimin dhe çertifikimin për pjesën e sigurisë.

February 3, 2016 20:25
Komento

1 Koment

  1. nino dibra February 4, 11:22

    “Qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm të dallojnë një bombol gazi të rrjedhshme që përbën rrezik nga një tjetër që i është nënshtruar kontrollit teknik të këtij inspektorati…Ndaj, për drejtorin Goshi, në shumë raste, përgjegjësia bie mbi përdoruesin.”
    Sa për dijeni drejtori Goshi është jashtë çdo lloj argumenti. Ai me sa duket tenton të largojë përgjegjësinë nga vetja për postin dhe përgjegjësinë që ka duke ja hedhur qytetarëve të thjeshtë.Nga ato që kam nënvizuar më sipër “nga ato që ai komenton” që fajin kryesor ja hedh përdorusit e ka jashtëzakonisht gabim. Më duket tepër i paaftë për atë post të rendësishëm që ka dhe aq më shumë që ka të bëjë me jetë njerëzish.Në radhë të parë duhet arrestuar ai i pari për mos kontrollin dhe lejimin e kompanive që tregtojnë bombola jashtë standartit dhe dyta është që qytetari që përmënd ai që të kontrollojë bombolën,për rrjedhje nuk ka as aftësinë por dhe as paisjet për ta kontrolluar atë në se ka rrjedhje apo jo. Ato duhen të shiten të kolauduara dhe me vulën e inspektoriatit të kontrollit dhe jo të mbushen kur qytetari i sjell ato bosh.Për të qënë më i saktë,bëhet këmbimi, me një fjalë qytetari të dorëzojë bombolat bosh dhe të marrë dy të tjera të mbushura dhe të kolauduara dhe vendosja e tyre në funksion të bëhet nga tekniku i bomblave të kompanisë që i shet ato dhe jo nga vetë qytetarët.Kjo është pak a shumë mënyra që bombolat të jenë në funksion të qytetarit dhe të pa rezikshme për jetën e tyre. Një fenomen vjedhje që kam konstatur është “që dhe kjo duhet të jetë nën kontrollin e Arjan Goshit,gjë që e cila nuk funksionon fare” është dhe sasia e lëndës djegëse në bombël.Shpesh herë ato vijnë të mbushura jo sipas standartit duke bërë që ato të mbarojnë shpejt dhe qytetarët të porositin bombola të reja,po ti pashosh ato lënë shumë për të dëshëruar,për mendimin tim Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve Nën presion duhet të realizojë një reformë të thellë të saj. Për mendimin tim pronari i lokalit që është arrestuar nuk ka dhe aq faj se sa kompania që i ka tregtuar ato dhe aq më shumë Inspektoriati të Paisjeve nën Presion që lejon këto kompani të tregtojnë bombola jashtë standartit,duke u bërë rrezik për jetën e njerëzve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim