Bonot 12-mujore, interesat rriten pas gati një viti

December 28, 2013 09:33

Bonot 12-mujore, interesat rriten pas gati një viti

Interesat e bonove 12-mujore ndërprenë këtë javë rritjen që vazhdonte prej afro një viti dhe që i zbriti vlerat në nivele të paregjistruara asnjëherë më parë. Bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 3,66%, nga 3,62% që kishte qënë interesi në ankandin e mëparshëm. Kjo është herë e parë prej shumë vitesh kur interesat e bonove 12-mujore nuk ulen në ankandin e parë pas uljes së normës bazë të interesit. Banka e Shqipërisë uli normën bazë më datë 16 Dhjetor në minimumin e ri historik prej 3%. Më herët gjatë këtij muaji, interesat ishin rritur edhe për obligacionet, çka dëshmon se kërkesa në rritje e qeverisë për para po i zhvendos ekuilibrat e tregut.Për momentin, rënia e interesave vijoi në ankandin e bonove me maturim 3-mujor, që u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 3,27%, nga 3,41% që kishte qënë në ankandin e Nëntorit. Në dy ankandet e bonove, qeveria arriti të siguronte shumë e kërkuar prej afro 12 miliardë lekësh, por në ankande nuk pati tepricë oferte për financim nga investitorët. Shtrëngimi i ofertës nga tregu po shtrihet gradualisht edhe në titujt afatshkurtër, ndërsa në ato afatgjatë qeveria nuk ka arritur të sigurojë shumën e shpallur për dy ankande radhazi. Gjatë këtij viti, investimet e bankave në monedhën vendase kanë shkuar kryesisht në titujt e borxhit publik, edhe për shkak të kërkesës shumë të dobët për kredi.

 

December 28, 2013 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim