Bonot e thesarit, nesër ankandi 25 milionë euro

September 15, 2015 13:14

Bonot e thesarit, nesër ankandi 25 milionë euro

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se do të shesë për llogari të Ministrisë së Financave 25 milionë euro në formën e obligacioneve dy vjeçare me interes fiks. Ankandi do të zhvillohet në 16 shtator dhe kuponi indikativ është 3.12%.

Ky është obligacioni i tretë i këtij lloji.

Ankandi i parë është zhvilluar në dhjetor 2013 (me një shumë prej 40 milionë eurosh) dhe i dyti në gusht të vitit 2014, po me 40 milionë euro.

Përgjithësisht, Financat zhvillojnë ankande të bonove apo obligacioneve në euro dy herë në vit, në korrik-gusht dhe në dhjetor.

Megjithatë, burime zyrtare nga Financat pohuan se ky nuk është një ankand jashtë radhe dhe nuk ka lidhje me mospagesën e këstit të radhës nga FMN.

Është një ankand brenda parashikimeve të nevojave për likuiditet deri në fund të vitit, jo vetëm në monedhë të huaj. Këtu merret parasysh dhe një rezervë për çdo rast jo domosdoshmërisht vetëm për disbursimet e FMN si dhe të tjera të kushtëzuara gjithmonë futen në kalendarin e cash-flow pas realizimit”, sqarojnë burimet e Financave, referuar revistës Monitor.

Krahas ankandit në euro, Banka e Shqipërisë do të shesë për llogari të financave 2.5 miliardë lekë obligacione në 23 shtator.

September 15, 2015 13:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*