Bonucci: Do të jem Pirlo i Milan-it. Brenda 3-4 vitesh fitojmë Champions-in

August 15, 2017 12:22

Bonucci: Do të jem Pirlo i Milan-it. Brenda 3-4 vitesh fitojmë Champions-in

ransferimi i tij ka dëshpëruar shumë tifozë të Juventus-it, por ka gëzuar shumë ata të Milan-it.

Leonardo Bonucci, blerja më e bujshme e merkatos italiane të futbollit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

“Juventus dhe Allegri kanë bërë disa zgjedhje të qarta gjatë vitit në disa situata të caktuara, unë kam bërë të miat në varësi të atyre zgjedhjeve. Shpresoj të bëjë te Milan atë që Pirlo bëri tek Juventus, – ka thënë mbrojtësi kuqezi. – Në harkun e katër viteve shpresoj të fitoj Champions League. Dua të fitoj gjithçka”.

Ambienti te Milan më pëlqen shumë, – ka vazhduar Bonuçi. – Herën e parë që kam ardhur këtu jam ndier si në shtëpi. Është njësoj si të jesh pjesë e një familje të madhe. Pse kam zgjedhur Milan? Sepse ka një projekt më ambicioz. Më pëlqejnë sfidat dhe kjo është një sfidë e re, një faqe e re në karrierën time. Që nga fillimi drejtori Fassone, Mirabelli dhe trajnerit më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm. Ka qenë kjo arsyeja pse kam zgjedhur Milan, bashkë me entuziazmin e tifozëve. Entuziazëm që më ka befasuar dhe që më shtyn të jap akoma më shumë”.

Shiriti i kapitenit?

“Është një zgjedhje në mirëkuptim me klubin, trajnerin dhe ekipin. Unë mund të vë në dispozicion të ekipit personalitetin, cilësitë e mia si lider dhe eksperiencën time pas 7 vitesh të kaluar me Juventus ku kam fituar kryesisht në Itali. Montolivo? Me atë kam folur që në fillim për atë që mund të ndodhte. Askush nuk do të krijojë probleme për tjetrin. Nëse fitohet, nuk fiton vetëm kapiteni, por skuadra. Po, ka qenë një operacion i shpejtë. Dashuritë ose lindin menjëherë ose nuk lindin kurrë. Tek Juventus jam ndier mirë, kemi bërë një sezon të bukur, por që më ka ardhur keq që nuk e kemi mbyllur me fitore në Champions. Ajo që dua tani është të nis një aventurë të madhe me Milan dhe të shkoj shumë lart. Allegri? Juventus është e kaluara dhe e falënderoj për atë që më ka dhënë”.

Montella?

“Është mjaft i qetë, por i ka idetë e qarta. Më pëlqen mënyra se si ai e interpreton futbollin. Do të bëhet një trajner i madh. Kam folur me të, është shumë i zgjuar”. Më pas, në lidhje me merkaton: “Një sulmues i madh i bën gjërat më të lehta, do të ishte mbyllja perfekte e merkatos”.

August 15, 2017 12:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*