Bora mbulon zonat malore në Verilindje dhe Juglindje të vendit

November 17, 2018 21:33

Bora mbulon zonat malore në Verilindje dhe Juglindje të vendit

Bora ka zbardhur edhe veriun e Shqipërisë. Reshjet kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Dëbora ka mbuluar malet deri në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit. Në Klenjë, trashësia e borës arrin deri më 15 centimetra, por nuk ka probleme në qarkullim.

Dëborë ka rënë në Krastë dhe Tërnovë. E njëjtë situata është edhe në njësitë administrative Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë, Reç dhe disa fshatra të Melanit. Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë stuhi dëbore edhe në Gramsh. Nuk raportohet për probleme me qarkullimin, por këshillohet që të përdoren zinxhirë në rrugët e fshatra të thella malore.

Që prej të premtes reshje dëbore ka patur edhe në Korçë. Rruga drejt Dardhës në segmentin fundor qarkullohet vetëm me zinxhirë, për shkak të trashësisë së borës, mbi 20 centimetra.

Në Dardhë angazhohen herë pas here, mjete borëpastruese. Policia e qarkullimit nuk lejon lëvizjen drejt këtij destinacioni turistik, të mjeteve, që nuk janë të pajisura me zinxhirë.

Rruga Korçë-Voskopojë është e hapur, po ashtu nuk paraqiten probleme as në akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Leskovikun. Si pasoëj e motit të keq jane pa energji elektrike zona e Velçanit në Mokër dhe disa fshatra të Gores. Shtabi i Emergjencave Civile, që po ndjek në vazhdimësi situatën, thotë se nuk ka raportime për zona të izoluara nga bora dhe as raste të emergjencave shëndetësore.

v.l/ Dita

November 17, 2018 21:33
Komento

1 Koment

  1. fteri November 18, 07:13

    Dëborë ka rënë në Krastë dhe Tërnovë. E njëjtë situata është edhe në njësitë administrative Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë, Reç dhe disa fshatra të Melanit.
    Po Lurën afër Selishtës e harrove z.Gazetar ,apo aty ka lulëzuar qershija ?!…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*