Bora zbardh Shqipërinë, disa zona të bllokuara në verilindje

February 26, 2018 08:40

Bora zbardh Shqipërinë, disa zona të bllokuara në verilindje

Verilindja dhe juglindja e vendit janë gdhirë këtë të hënë nën petkun e bardhë të dëborës, e cila ka rënë dhe ka shtruar gjatë gjithë natës.

Në Peshkopi kanë rënë gjithë natën reshje bore, dhe për pasojë rruga Peshkopi- Qafa e Buallit është e kalueshme me zinxhirë. Mjaft njësi administrative janë bllokuar si Seishtë, Reç, Zall Dardhë, Lurë, Aras, Luzni, disa fshatra të Kalasë së Dodës e Sllovës.

Ndërsa në juglindje të gjitha rrugët janë të kalueshme vetëm më zinxhirë. Në qafën e Qarrit, Qafë Plloçë, Qafë Thanë, trashësia e borës arrin në 30 cm. Në Vosokopojë ka rënë mbi 40 cm borë, në Dardhë 70 cm. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës e Pogradecit mbeten të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës që vijon të bjerë.

Përsa i përket energjisë, është raportuar një defekt në Zall Dardhë dhe punonjësit janë në terren për riparimin e linjës.

o.j/dita

February 26, 2018 08:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*