Borgjezia nuk ka ideale!

March 15, 2019 12:29

Borgjezia nuk ka ideale!

Ç’po ja thotë bilbili,
zogu këngëtar,
në sherre na gjeti,
edhe ky behar!

Paqja politike,
do të qe çudi,
ndaj vazhdon bilbili,
me oi-oi!.

Do të qe çudi,
një normalitet,
se ngjarje madhore,
ne kemi sivjet!.

Presim të na ftojë,
në tryezë BE-ja,
pushteti lokal,
ka zgjedhje të reja!.

Luli me Monikën,
nga lufta kanë ikur,
e kalojnë ditën,
duke ulëritur!.

Duke ulëritur,
siç e kanë zakonin,
se tani pa pritur,
nuk mund të ndryshonin!.

Njëra si shqiponjë,
tjetri si kaposh,
dhe në Parlament,
vendet kanë lënë bosh!.

Kanë mbetur bosh,
themi ashtu kot,
sepse Parlamenti,
prapë po mbushet plot!.

Prapë tani po mbushet,
me parlamentarë,
që Mona dhe Luli,
u thonë tradhëtarë!.

Po kë tradhëtuan,
Luli lemeria,
sepse ideale,
nuk ka borgjezia?!.

Gjithë ata që hynë,
në këtë pranverë,
me ata që ikën,
kanë të njëjtën vlerë!

Këta mund të bëjnë,
opozitë tjetër,
jo sjellje shpellare,
si skota e vjetër!.

Me rregull e ligj,
në Kuvend u futën,
duke qënë korrekt,
dhe me Kushtetutën!.

Ata mund të quhen,
edhe dallëndyshe,
sepse mund të bëjnë,
opozitë ndryshe!.

Dhe për Shqipërinë,
mund të bashkëpunojnë,
dhe gjithë reformat,
përpara t’i çojnë!.

Se s’ka opozitë,
tani s’mund të thuhet,
dhe kjo mund të jetë,
fiks ajo që duhet!.

Në siklet është Mona,
tok me Lulëzimin,
se tani Sovrani,
mund të shohë ndryshimin!.

Mund t’i përjashtojnë,
të gjithë nga partitë,
ndaj dhe do krijojnë,
tjetër opozitë!.

Tjetër opozitë,
mund të shohim ne,
që tani po quhet,
opozitë e re!.

Luli me Monikën,
do mbeten të gjorë,
se bombë e bojkotit,
u plasi në dorë!.

Nesër mund të bëjnë,
një protestë të madhe,
po keq do dështojnë,
edhe kësaj radhe!

Ngushëllime Lulit,
dhe zonjës Monikë,
se jashtë Parlamentit,
s’bëhet politikë!.

Se gjithë Perëndimi,
është shumë vigjilent,
dhe s’do ta pranojnë,
këtë precedent!.

Se kjo mund të ndodhi,
këtu vazhdimisht,
ndaj këta të djegur,
janë përfundimisht!

A.DUKA

March 15, 2019 12:29
Komento

9 Komente

  1. bashkkatunari i deputetit Duzhja March 15, 14:27

    Idealistet e vetem sot ne Shqiperi,
    jane te gjithe tok vec ne ket qeveri,
    ato qe jane ne parlament sot,
    jane idealiste per tu qare me lot,
    po ju tregoj njerin nga keta idealiste,
    qe meriton vendin e pare ne ate liste,
    Luan Duzhja quhet, e kam bashkkatunar,
    si Republikan hyri deputet ne heren e par,
    pastaj pas ca kohe ne LSI u hodh hop,
    e me tej te PS e dergoi ate te shkret top,
    ky eshte idealist or ti Duke qe ta dish mire,
    ja ky perfaqeson “te varferit” me plot deshire,
    por se kush eshte borgjezi sot mjafton te shikosh,
    pasurite e deputeteve e aty mjaft mire do kuptosh,
    se keta “te majtet idealiste” me nje barre mend
    “mbrojne te varferit” si me te pasurit ne kuvend.

    Reply to this comment
  2. shqipe March 15, 20:59

    O Beno!
    Monika Shqiponje?!,
    e siguri ke dash te thuash sorre,por s’te la thano!

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 15, 22:49

    LULI DHE MONIKA NUK JANE BORGJEZIA
    ATA JANE PUSHTETI, ENVERI DHE PARTIA
    BORGJEZIA NUK I DO DEBILAT PA SHKOLLE
    ESHTE PER INTELEKTUALET MENDJEHOLLE
    BORGJEZIA S’I DO KAMARIERET E ENVERIT
    AS LIKE FLORIRIN, PRESIDENT I MYTEBERIT
    PRANDAJ O BEJTEXHI, FANSI I PROLETARIT
    MOS BEJ CARAP BORGJEZINE E KAPITALIT
    ME TEORINE TENDE TE DEBIL – BUDALLIT

    Reply to this comment
  4. Gogo Nushi March 16, 08:54

    Idealet I mbajten komunistat vetem per vete dhe nuk I lane tjeter ideal.AQ te vendosur ishin komunistet Ne ideal sa per ideal jepnin EDHE grate e motrat.

    Reply to this comment
    • Resmiu March 16, 16:19

      Nuk kishin nevoje komunistet te jepnin gje se i kishin te gjitha: pushtetin,privilegjet dhe qejfin e benin me pash me nenen motren apo gruan tende aty ne rreze mullsrit ne internim.
      Kete e keni pranuar vete kur thoni se sigurimsat na kane perdhunuar.
      Ju permiresuam rracen o gomere duke kenaqur femrat tuaja.
      Ja ti mund te jesh edhe djali im.

      Reply to this comment
  5. Niku March 16, 21:45

    Mos mbani iluzioni me deputetet e rinj. Ata futen qe te kene nje pension deputeti dhe benefite te tjera. Por ai stan ate bylmet ka. Mjere Shqiperia me kete klase politike qe ka!

    Reply to this comment
  6. Mark U.K March 17, 07:44

    Mblidhen e bejn komente militaruc me pages shokut te tyre ish fuks i deges mbrendshme.Jan mbledhur horat te pauesje PP rreth nje vakbontit siç eshte djali i Kristaqit Edi Kristaq Rames.

    Reply to this comment
  7. ETHEM LALAJ March 17, 11:43

    TE LUMT MENDJA BEN DUKA.PENA JOTE NE D I T A I DJEG SHUME MILITANTEVE TE PD+LSI.ATA NUK E KUPTOJNE SE SALIMILLOSHEVIÇI MORI NE QAF OPOZITEN POR EDHE VENDIN NE 30 VJET TE SUNDIMIT TE TIJ SIPAS UDHEZIMEVE TE UDB+KGB+ASFALISE..QE D I T A BOTOI PSEUDONIMET”PENICILINA” & “BISTURIA”.
    -SALIU VETEM NJE TE MIRE BERI NE 30 VJET: MORI PAS VETE TE GJITHE SHPUREN E TIJ HAJDUTE E VRASTARE.KESHTU POPULLI DO SHPETOJ NGA KY GJARPER DERI NE VITIN 2021.DHE BASHKE ME TË EDHE HORDHIA E PAGUARE PER DJEGJEN E VENDIT ME QINTRA HERE QE NGA 1990.KY ISHTE TURPI PARALAJMERUARE PER PD+LSI QEKURSE BEN ÇMOS PER TE PENGUARE REFORMEN NE DREJTESI.KJO ESHTE ARSYEJA KRYESORE QE PO BEJNE SI “DERRI I PLAGOSUR” PER TE SHQYERE EDI RAMEN PSE VOTOHET NGA E MAJTA NE SHUMICE.SE AI NUK KA VRARE ASNJE ” MIZE” E JO NJERZ SI PD QE KA BERE ME TE ZEZA MBI 20.000 NENA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?