Borusia krenare sundon në shtëpinë e Bajernit

April 13, 2014 09:31

Borusia krenare sundon në shtëpinë e Bajernit

Borusia Dortmund ka triumfuar kundër Bajernit në “Allianz Arena”, duke e mundur pastër 3-0. Pep Guardiola ka pësuar humbjen e dytë radhazi, e cila vjen e hidhur, megjithëse titulli është fituar prej kohësh. Trajneri spanjoll mbajti një mbrojtje tepër të avancuar, e cila u shpartallua nga kundërsulmet e sakta të Borusias, që ai vetë e kishte etiketuar si “skuadra me kundërsulmin më të rrezikshëm, bashkë me Realin”. Edhe pse nuk mbetën të kënaqur nga humbja, drithërima më e madhe për tifozët e Bajernit nuk erdhi prej golave të pësuar por nga lajmi i frikshëm për dëmtimin e portierit Manuel Neuer, i cili u zëvendësua nga portieri i tretë, Raeder. Ky i fundit u ndëshkua menjëherë nga Marco Reus, më i miri në fushë, i cili shënoi golin e dytë të takimit, ndërkohë që bavarezët u treguan tepër pasivë dhe ecnin në fushë. Me fitoren e arritur, Borusia rikthehet e dyta dhe ngre më tepër moralin në prag të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë, kundër Volfsburgut. Bajerni pret Kaizerslauternin dhe ndërkaq Neuer ka bërë të ditur se zëvendësimi ishte masë paraprake dhe se do të jetë gati për Kupën. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimit, Bajern e Borusia do të ndeshen sërish në Berlin, për finalen e Kupës.

 

 

 

April 13, 2014 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*