Borxhet e bizneseve, Tatimet: Marrëveshje për shlyerje me këste

August 25, 2017 17:13

Borxhet e bizneseve, Tatimet: Marrëveshje për shlyerje me këste

Bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve mund t’i shlyejnë ato me këste nëse pranojnë të paguajnë menjëherë 20 për qind të detyrimit.

Administrata tatimore njoftoi se ndërmarrjet, të cilat janë në vështirësi të përkohshme financiare nuk do të bllokohen, por mund ta paguajnë gradualisht detyrimin nëse pranojnë të lidhin marrëveshje.

Sipas tatimeve, përmes kësaj skeme bizneseve debitore do t’u jepet mundësia ta paguajnë borxhin me këste për një periudhë që zgjat nga momenti i lidhjes së marrëveshjes deri në fund të vitit pasardhës. Kështu nëse marrëveshja lidhet tani, bizneset do të kenë kohë deri në fund të vitit të ardhshëm për të paguar borxhin.

Sipas tatimeve, tatimpaguesit duhet të paguajnë detyrimin dhe kamatvonesat që kanë ndaj shtetit, ndërkohë që përfitojnë faljen e gjobës.

Pjesë e kësaj skeme janë të gjitha detyrimet që bizneset kanë për tatimin mbi vlerën e shtuar, kontributet e sigurimeve si dhe tatimet e mbajtura në burim.

Për të përfituar pagesën më këste biznesi duhet të dorëzojë një kërkesë me shkrim në degën tatimore ku ushtron aktivitetin. më pas janë tatimet që e njoftojnë atë nëse e kanë pranuar ose jo kërkesën. Në rastet kur kërkesa pranohet biznesi ftohet për të nënshkruar marrëveshjen.

August 25, 2017 17:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*