Borxhet ndaj ujësjellësit, shlyerja deri më 21 dhjetor

Pranvera Kola December 16, 2012 22:50

Borxhet ndaj ujësjellësit, shlyerja deri më 21 dhjetor

Borxhi që institucionet shtetërore dhe bizneset i kanë ujësjellësit, po thellohet nga dita në ditë. Nuk janë vetëm familjarët ata që po rëndojnë bilancin e borxhit të drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, por edhe vetë dikasteret shtetërore. Thirrjet e vazhdueshme që kjo drejtori ka bërë për shlyerjen e detyrimeve nga këto institucione kanë rënë në vesh të shurdhër.

Kjo ka bërë që drejtoria e Ujësjellësit të vërë një tjetër afat skadence në shlyerjen e borxheve, në të kundërt institucionet do të përballen me penalizmin e ndërprerjes së ujit. Sipas UKT-së, borxhi ka arritur një nivel rekord dhe ai ndahet midis konsumatorëve familjarë, bizneseve dhe institucioneve e organeve të tjera të qeverisjes. Në deklaratën publike të bërë nga kjo drejtori, bëhet me dije se borxhi i komunave dhe bashkive ka arritur kuotën e 62 milionë lekëve.

Borxhi i institucioneve buxhetore është 132 milionë lekëve të reja, ndërkohë që borxhi i institucioneve jobuxhetore është 26 milionë lekë. Në deklaratën e saj, Ndërmarrja  e Ujësjellësit bën të ditur se afati i fundit për shlyerjen e të gjitha borxheve është data 21 dhjetor, përpara se debitorët të përballen me penalitete. “Nga rreth 220 milionë lekë që janë detyrime të gjithë subjekteve buxhetore dhe jobuxhetore dhe njësive të qeverisjes vendore, rreth 61 i përkasin njësive të qeverisjes vendore, të cilat janë aksionerë të kësaj shoqërie. Ky detyrim që këto institucione i kanë ujësjellësit, e vë vetë këtë institucion përpara vështirësive financiare për likuidimin e të tretëve. Këto janë detyrime të cilat i përkasin një periudhe që nga viti 2008″, ka deklaruar përgjegjësi i departamentit të shitjeve pranë ujësjellësit, IIirjan Shkëmbi.

 

Pranvera Kola December 16, 2012 22:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*