Bosch gjobitet me 90 milionë euro në lidhje me “dieselgate”

May 24, 2019 20:52

Bosch gjobitet me 90 milionë euro në lidhje me “dieselgate”

Prokurorët gjermanë kanë gjobitur me 90 milionë euro kompaninë teknologjike e cila bën edhe prodhimin e pjesëve automobilistike “Robert Bosch GmbH” për rolin e saj në skandalin e motorëve diesel që preku “Volkswagen” në vitin 2015.

Prokurorët në Shtutgart thanë të mërkurën se “Bosch” është gjobitur nga shkaku i shkeljes së pakujdesshme të detyrimeve të mbikëqyrjes, duke shtuar se kompania ka vendosur të mos apelojë vendimin.

Bosch” ka furnizuar miliona sisteme të kontrollit të motorëve, të cilët që nga fillimi i vitit 2008 janë instaluar në automjetet e prodhuesve të ndryshëm, softueri i të cilit, që sipas prokurorëve, përmban pjesë të strategjive të ndaluara, të cilat kanë mundësuar fshehjen e ndotjes së shkaktuar nga automjetet.

Skandali i motorëve Diesel i ka kushtuar “Volkswagen” miliarda euro.

 

b.b/dita

May 24, 2019 20:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim