Bosët e krimit në Shqipëri i shpëtojnë ekstradimit

BIRN April 1, 2015 18:39

Bosët e krimit në Shqipëri i shpëtojnë ekstradimit

Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Artan Didi dha dorëheqjen të martën pasi rezultoi se një kërkesë ekstradimi për deputetin Mark Frroku, që kishte pasur një mandat arresti ndërkombëtar për vrasje të lëshuar nga Belgjika, kishte zënë pluhur në zyrën e Interpolit në Tiranë për më shumë se dy muaj.

Në letrën e tij të dorëheqjes për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Didi nënvizoi se ai u ndje përgjegjës për dështimin e zyrës së Interpolit në Tiranë për të çuar kërkesën për ekstradim të Frrokut në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Shkeljet procedurale të specialistes së Interpolit dhe kreut të këtij sektori kanë njollosur imazhin e policisë,” tha Artan Didi.

“Duke konsideruar këtë incident si të papranueshëm për institucionin që unë drejtoj… vendosa të paraqes dorëheqjen e parevokueshme nga posti im,” shtoi ai.

Shefi i Interpol Tiranës, Arben Bajraktari dhe një specialist e zyrës, Loreta Alla, u arrestuan në mbrëmjen e së hënës, të akuzuar për abuzim me detyrën për fshehjen e mandat arrestit ndërkombëtar kundër deputetit.

Frroku ka qenë dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë në Bruksel për vrasjen e paramenduar të një shtetasi shqiptar, Aleksandër Kurti, në 1999 në bashkëpunim me tre të tjerë.

Të martën, komisioni parlamentar i mandateve i dha dritën jeshile zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e deputetit dhe për të filluar procedurat e ekstradimit në gjykatat vendase. Megjithatë, nuk ka garanci që deputeti do të dorëzohet ndonjëherë tek autoritetet belge dhe do dalë ndonjëherë në gjyq në Bruksel.

Edhe pse autoritetet shqiptare janë përgjithësisht aprovuese me kërkesat për ekstradim që vijnë nga shtetet anëtare në BE, gjatë viteve të fundit, disa të arratisur të profilit të lartë, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe veprimtari të krimit të organizuar, kanë mundur t’i luftojnë me sukses kërkesat për ekstradim në gjykatë.

Vendimet e gjykatave i kanë vënë autoritetet shqiptare shpesh në vështirësi me partnerët ndërkombëtarë, duke cënuar ambicien e vendit për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave të marra nga BIRN prej Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, 97 shtetas shqiptarë ose të huaj u arrestuan në 2014, bazuar në mandat-arreste ndërkombëtare, kryesisht të ardhura prej Italisë.

Në 64 raste, të arratisurit u ekstraduan, në 21 raste autoritetet e huaja ranë dakord të konvertojnë mandat-arrestet me njohje të vendimit në një gjykatë shqiptare, në shtatë raste ata tërhoqën urdhrin e arrestit, ndërsa në pesë syresh, kërkesa për ekstradim nuk u pranua nga gjykatat shqiptare.

Megjithëse rastet ku gjykatat nuk pranuan ekstradimin përbëjnë një pakicë në kërkesat për ekstradim, dokumentet e gjykatës të siguruara nga BIRN tregojnë se në to bënin pjesë të arratisur të akuzuar për krime të rënda.

Frroku nuk është i vetmi politikan shqiptar që është akuzuar apo dënuar për krime në një shtet të BE-së. Në 2012, një këshilltar në qytetin e Fierit për Partinë Republikane, atëherë një partnere në koalicionin qeverisës, Fatmir Kajolli, u arrestua bazuar në një kërkesë italiane për ekstradim.

Ashtu si në çështjen e Frrokut, policia në atë kohë u akuzuan se e kishte pluhurosur prej kohësh mandat-arrestin, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit midis Italisë dhe Shqipërisë, në shtator 2011.

Sipas zyrës së Prokurorit, kërkesa e ekstradimit të paraqitur në gjykatën e shkallës së parë të Fierit tregonte se Kajolli ishte dënuar nga gjykata e apelit të Romës me gjashtë vite burg në 2008, pasi u shpall fajtor për trafikim droge dhe përfshirje në një organizatë kriminale.

Në vitin 2000, një gjykatë në Milano e kishte dënuar gjithashtu Kajollin me 16 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, qëllimi i së cilës ishte trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve.

Megjithatë, në qershor 2012, gjykata e shkallës së parë të Fierit refuzoi kërkesën për ekstradim, duke argumentuar se vendimi i gjykatës së apelit të Romës nuk jepte garanci se Kajolli nuk do të vuante edhe dënimin në Milano, me të shkuar në Itali.

Një javë më vonë, gjykata e apelit të Vlorës iu përmbajt vendimit të gjykatës së shkallës më të ulët, duke shtuar se krimi i kryer nga Kajolli ‘nuk dëmtonte interesat e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë’.

Një tjetër rast i profilit të lartë përfshin Arben Isufajn, i njohur edhe si Ben Qimja, që u arrestua më 9 mars 2014, gjithashtu me një mandat ekstradimi nga Italia.

Isufaj ishte akuzuar nga një gjykatë e Torinos për trafikim të kokainës dhe lidhje me një organizatë kriminale.

Prokurorët italianë kishin mundur të provonin se Isufaj kishte trafikuar në disa raste, mes 2004 dhe 2005, në bashkëpunim me të tjerë sasi të mëdha të kokainës nga Holanda në Itali.

Bazuar në akuzat e ngritura kundër tij, gjykata e Torinos kishte lëshuar një mandat-arresti ndërkombëtar.

Megjithatë, kur çështja doli përpara trupit gjykues shqiptar në mars 2015, gjykata e apelit të Torinos e kishte hedhur poshtë akuzën për organizatë kriminale, duke lënë vetëm akuzën e trafikimit të narkotikëve, gjë që ishte mjaftueshëm për gjykatën shqiptare që të refuzonte ekstradimin.

“Mandat-arresti europian është lëshuar bazuar në një vendimi që nuk është në fuqi,” shkruan gjykatësja Matilda Shala në vendimin e saj për të refuzuar ekstradimin dhe lirimin e Isufajt.

Të arratisurit shqiptarë i kanë bërë dredhi ekstradimit, jo vetëm përmes teknikave ligjore në gjykatë, por gjithashtu duke ia mbathur kur kanë qenë në arrest shtëpie në pritje ekstradimit.

Vangjel Zijaj, alias Arben Gropa njihej në qytetin e Fierit si pronar i tavernës “Pelikani”. Megjithatë, gjykata e Romës e kishte dënuar në janar 2004 me 32 vite burg për akuza të trafikimit të narkotikëve.

Ai u arrestua në shkurt 2014, bazuar në një mandat-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane. Pas arrestimit të tij, gjykata e apelit në Vlorë e ndryshoi masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Kur kërkesa e ekstradimit të Gropës u pranua më në fund disa muaj më vonë, ai ia kishte mbathur nga arresti i shtëpisë dhe nuk gjendej gjëkundi.

Një dështim i ngjashëm ndodhi me një tjetër ‘biznesmen’ nga qyteti i Vlorës me të shkuar kriminale, Gramoz Murataj, që zotëron një nga kompanitë më të mëdha të basteve sportive në Shqipëri.

Murataj u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg nga një gjykatë italiane në qytetin jugor të Leçes në 2004, për trafikim të narkotikëve dhe lidhje me krimin e organizuar.

Bazuar në mandat-arrestin italian, Murataj u arrestua nga policia në vendlindjen e tij Vlorë në prill 2013.

Si gjykata e shkallës së parë edhe ajo e apelit në Vlorë e miratuan kërkesën për ekstradim; por Murataj u arratis ndërkohë që ishte në arrest shtëpie . Kërkesa për ekstradim e tij në fund u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në janar 2014.

Gëzim Çela nga qyteti i Fushë Krujës, njihej gjithashtu si biznesmen, pronar i disa supermarketeve në të njëjtën zonë.

Çela u arrestua në shtator 2012, bazuar në një mandat-arresti ndërkombëtar, pasi gjykata e Triestes në Italinë veriore e kishte akuzuar atë në vitin 2000 për lidhje me krimin e organizuar dhe shfrytëzim prostitucioni.

Çela ishte shpallur fajtor me disa vendime gjykate në Itali dhe dënuar në total me 19 vite e nëntë muaj burg.

Teksa kërkesa për ekstradimin e tij shqyrtohej nga gjykatat në Shqipëri, Çelës i ishte caktuar gjithashtu me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Megjithatë, ndërkohë që ndodhej në arrest shtëpie, ai vazhdonte të drejtonte një rrjet trafikimi kokaine të shtrirë në Shqipëri dhe Kosovë.

Pasi rrjeti u zbulua në qershor 2014, Çela u arratis dhe tani është një prej personave me të shumëkërkuar nga autoritetet Shqiptare.

Një prokuror në Tiranë, që foli për BIRN në kushtet e anonimatit, sepse nuk ishte i autorizuar , tha se këta kriminelë të shumëkërkuar po shfrytëzonin me zgjuarsi sistemin e dobët të drejtësisë shqiptare për t’i shpëtuar ekstradimit.

“Zyra e prokurorit të përgjithshëm ka depozituar një ankesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë kundër disa gjyqtarëve, por ndërsa flasim, nuk ka pasur përgjigje nga Këshilli,” tha ai.

“Në të gjitha këto raste ne kemi kërkuar ekstradim të këtyre individëve, por në fund është gjykata ajo që vendos,” shtoi ai duke iu dorëzuar faktit.

BIRN April 1, 2015 18:39
Komento

10 Komente

  1. aty April 1, 19:46

    Gjyqtaret thone shyqyr qe kemi kerkesa per ekstradim se keshtu bejme ca lek nga keta kriminele pasi jane lek te pista, dmth pa djersen e ballit si shume te tjere.Ata qe nuk kane lek menjehere ekstradohen sidomos ata qe kane kryer vrasje dhe qe nuk jane marre me kurva e drge.

    Reply to this comment
  2. LOVE April 1, 20:33

    Gezim Cela dihet boterisht qe eshte krah i Likes ..dhe keto kohet e fundit po flitet shume per Fushe Krujen ,te gjithe vrasjet aty e kane lidhjen
    Aben Isufaj sponsorizuesi kryesor i LSI , ai e nxori deputet R.Bitrin
    vajza e halles se Qimes ka burre …ke thua …Arben Gropen
    njihen qelbesirat mes tyre
    dhe Nasip Palacua ,nuk e di pse hesht kaq shume
    nuk e di pse shteti , gazetaret , nuk e zene kurre ne goje kete shefin e madh
    te partise me te ndershme te qeverise Rama
    na ka zene dhe meraku ,a eshte gjalle ende Nasipi ?
    pse askush nuk e pyet Liken ,per keta kriminele , mos alle ministria e drejtesise ka filluar
    me parrullen “me qetesi e dashuri per cdo kriminel qe na sherben neve” ? !

    Reply to this comment
    • lio April 1, 23:58

      po ti ore love po na behesh si prokuror dashke ti ekstradojm se do ti..te rojne dokumentat qe ska gje ne it se po te qe per lsi e ps e pd do kishte ikur benua po ri shiko hallin tat mose u mer me politik

      Reply to this comment
      • LOVE April 2, 08:58

        aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa LIO
        lexoje mire emrin tim dhe mos me trego me “hallin tim ”
        se ti nuk e ke idene se cfare mund te nxjerr nga goja une kur me tregojne “hallin tim”…qe ne fakt eshte dhe halli jot ,po ti aq di
        ke te drejte ,R.Bitri hengri nje pellembe surratit ,nga Qimja per “debatin” e nxehte per pazaret e AlbPetrolit …sepse na nderhyri Koqo Kokedhia
        Jane te dy si Qimja dhe Bitri ushtare te vjeter te Nanos , dhe ushtare te Lsi .kane aq merita sa ne cdo vend LSI gjithe fisin e ka ushtare
        qysh nga djali i Imerit drose nen dr i LSI ne energjitike ,tek Cuko ish dr i bujqesise dhe tani i AKU dhe deri te sekretarja e gjykates
        qe per merita te pamohueshme pune ne Itali per llogari te Qimes si prostitute ,i siguruan nje vend pune te gjores .
        mos e zgjat me LIO ,se i kam rene shkurt , mos me trego me hallin tim ….se neser e kane radhen femijet e tu
        do prostituohen per llogari te Qimeve ,sepse per fat te keq ka ber 5 kalamaj ….fara e keqe nuk shuhet kurre .

        Reply to this comment
  3. intelektuali April 1, 20:52

    SHTETI AFRIKAN NE EVROPE QE JETON ME DROGE DHE PROSTITUCION

    Si kane sy politikanet tane kombetare te kerkojne antarsim nga BE-ja kur te gjitha bizneset shqyptare jane te lidhura o me drogen o me prostitucionin dhe krimin e organizuar?

    PO TE NGRIHESHIN NGA VARRI RILINDASIT TANE DO TE TMERROHESHIN ME SHQYPNINE MAFIOZE TE KANABISIT, KOKAINES DHE PROSTITUCIONIT QE LA PAS ENVER HOXHA.

    Reply to this comment
  4. shpatar April 1, 20:59

    Flieni mendjen .Me kete Drejtesi Evropen do ta shohim me dylbi .Bishti i qenit kurr ska per te patur prokopi.

    Reply to this comment
  5. Aqo April 1, 21:56

    Aty” me rri,as topi nuk e luan.Si do te ishin bere Gjinet keta qe jane?Vjen nje dite dhe e paguajne,ka plote menyra,mos u merzit i nderuari “Aty”

    Reply to this comment
  6. asnjanesi April 2, 04:55

    E verteta vonon por nuk harron. Keta kriminele dhe politikane nje dite do te jene si leter higjenike. Por me te thatin digjet edhe i njomi ne populli qe votojme mbeshtetesit e ketyre krimineleve.

    Reply to this comment
  7. shqiptari April 2, 08:05

    qurete dhe llumi i shqiperise i mori amerika dhe i beri bijete e saje per te bere punete e pista dhe prandaje mose te shpresoj njeri per zbatimi ligji shteti po zbatime ligji vari plumbine kane pere te mare quret qe u bene bosa hahahaha keshilltari i fierit ne bashki llumi i o zote ca behet zdi te shkruaje e te lexoi po ka fatine si bire i amrikes ja qe ka dhe keshtu

    Reply to this comment
  8. "Horri i Bulevardit" April 2, 08:58

    Mbasi degjova diskutimin te Alban Dudushi, ku foli edhe avokati ne Shqiperi dhe avokatja ne Belgjike, te deputetit Mark Frroku, vura re nje lapsus, qe avokati i Frrokut e permendte, por paneli se kishte idene se ceshte Interpoli dhe cfare eshte Europoli.
    Shqiperia ka marredhenie bashkepunimi me Interpoli dhe eshte e detyruar te zbatoje politikat e Interpolit.
    Por Shqiperia ska asnje marredhenie bilaterale me Europolin, se nuk eshte pjese e BE, ku si pasoje cdo shkrese qe vjen nga Europoli, nuk eshte e detyrueshme, nga shteti shqiptar.
    Dhe kjo leter per zotin Mark Frroku ka ardhur nga Europol, jo nga Interpol, sic po thuhet.
    Mark Frroku eshte ne gjykim e siper ne Belgjike, nuk eshte ne hetim, qe do te thote, se ne qofte se gjykata e denon, atehere Mark Frroku, duhet te arrestohet.
    Por perderisa nuk kemi nje vendim gjyqi, kur nuk kemi nje kerkese arrestimi dhe ekstradimi, zoti Mark Frroku, eshte nje shtetas i lire.
    Duke qene nje person qe udhetoj shume neper bote, me pasaporte gjermane, nuk mund te genjej asnje kufi, se ne vendet jashte BE, me duhet te ve gishtin tregues ne aparatin qe eshte posacerisht, per te verifikuar, mashtruesit dhe personat ne kerkim.
    Dhe zoti Mark Frroku, sipas panelit ne Top Channel, kishte udhetuar shume here, deri ne SHBA dhe ne asnje rast, nuk ishte ndaluar si i dyshuar.
    Ceshtja Frroku, ka prapavije politike, ku Tom Kodoshi kerkon te marre hak, qe ky i fundit nuk e mbeshteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim