Bosnja përballet me fluks të migrantëve, autoritetet: Shqipëria, një ndër rrugët lidhëse

August 23, 2018 13:09

Bosnja përballet me fluks të migrantëve, autoritetet: Shqipëria, një ndër rrugët lidhëse

Bosnja është duke u përballur me fluks refugjatësh e migrantësh, ndonëse vitin e kaluar u dha vendimi për mbylljen e rrugëve që të dërgonin në Evropën Perëndimore përmes Ballkanit.

Gjatë këtij viti, 11 000 persona nga Azia dhe Afrika Veriore janë regjistruar teksa kanë hyrë në Bosnjë.

Ky numër e tejkalon shifrën e 755 migrantëve të cilët u regjistruan në vitin 2017.

Bosnja pret të paktën edhe 4,000 persona që t’i drejtohen territorit të saj në muajt vijues, pasi kanë nevojë për strehim.

Autoritetet e Bosnjës shprehen se shumica e migrantëve nga Afganistani, Irani, Siria dhe Pakistani arrijnë përmes Serbisë dhe Greqisë nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

Zyrtarët kanë thënë se 60 për qind e personave janë larguar nga ky shtet, mirëpo vullnetarët dhe personat që ofrojnë ndihmë për migrantët kanë thënë se rreth 5 000 persona pritet të qëndrojnë në territor të Bosnjës.

s.a/dita

August 23, 2018 13:09
Komento

1 Koment

  1. Linda August 23, 21:18

    Jane vellezerit e juaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*