Bosnja si Shqipëria: Vendi ynë nuk është një strehë për refugjatët!

June 28, 2018 14:11

Bosnja si Shqipëria: Vendi ynë nuk është një strehë për refugjatët!

Ministri boshnjak për Sigurinë, Dragan Mektiç deklaroi se vendi i tij nuk do të ishte një strehë për migrantët dhe refugjatët dhe se nuk kishte asnjë plan për ndërtimin e qendrave të pritjes për ta.

“Problemi i migrantëve ilegalë është një sfidë serioze jo vetëm për Bosnjën dhe vendet fqinje, por edhe për të gjithë BE-në”, deklaroi Metkiç.

“Migrantët në Bosnje vijnë nga Greqia dhe Bullgaria dhe BE ka detyrimin të zgjidhë këtë problem me ne”, theksoi ai.

Mektiç shtoi se institucionet vendase po punonin në dy drejtime, i pari për forcimin e kapacitetve të mbrojtjes së kufirit shtetëror dhe tjetri në aspektin humanitar, përcjell Atsh.

Ai theksoi se njoftimet e medias se shteti po planifikonte ndërtimin e qendrave të pritjes në qytetet në Hercegovinën Perëndimore ishin false dhe se plane të tilla nuk ekzistonin.

l.h/ dita

June 28, 2018 14:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*