Bosnjë/ Përplasen dy trena, dy persona humbin jetën. Një i tretë i plagosur

August 23, 2018 12:45

Bosnjë/ Përplasen dy trena, dy persona humbin jetën. Një i tretë i plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë në Bosnjë, për shkak se dy trena mallrash janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Donjë Jabllanicës, në jug të Bosnjës.

Autoritetet kanë njoftuar se qarkullimi i trenave nga Sarajeva për në Jug, është ndërprerë përkohësisht.

Kjo masë do të vijojë derisa të zbardhen shkaqet e aksidentit.

s.a/dita

August 23, 2018 12:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*