Bostinaru: KE njohu përpjekjet e Shqipërisë, veçanërisht pas 23 qershorit

June 25, 2014 14:48

Bostinaru: KE njohu përpjekjet e Shqipërisë, veçanërisht pas 23 qershorit

Zëvendës-presidenti i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Victor Bostinaru, përshëndet dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Bostinaru shprehet i kënaqur për njohjen e punës së qeverisë shqiptare, sidomos asaj të pas 23 qershorit të vitit të kaluar.  Duke theksuar se vendimi i djeshëm është më së shumti politik, por me shumë rëndësi për rrugën e anëtarësimit në të cilën ka hyrë Shqipëria.

“Jam jashtë mase i gëzuar për faktin se mbledhja e Këshillit të Europës, mbajtur dje në Luksemburg, njohu përpjekjet e rëndësishme që Shqipëria ka bërë deri tani, sidomos që nga 23 qershori i 2013-s, dhe i dha asaj statusin e vendit kandidat, një vendim që është refuzuar shumë herë.

Më së shumti ky është një vendim politik dhe hapi i parë në rrugën e gjatë të zgjerimit, por shumë i rëndësishëm dhe i shumëpritur nga shqiptarët.

Statusi i vendit kandidat nuk do të thotë anëtarësim, por është një hap i parë me rëndësi të veçantë. Ballkani është prioritet për Europën në dëshirën e saj për stabilitet dhe prosperitet rajonal. Procesi i zgjerimit drejt Lindjes dhe Ballkanit është një mjet i suksesshëm për Bashkimin Europian. Kriza europiane dhe periudha e vështirë me të cilën përballet BE nuk duhet të na e largojë vëmendjen nga ky proces.

Edhe një herë, e gjej me vend të theksoj rëndësinë strategjike të këtij rajoni për Bashkimin Europian dhe rëndësinë e Shqipërisë si pjesë e tij. I uroj kabinetit të Edi Ramës suksese të tjera në të ardhmen”, shprehet ai.

 

 

June 25, 2014 14:48
Komento

1 Koment

  1. LISI June 30, 03:42

    Z.Bostinaru , te lutem mos e shumezo me zero punen e Salushit dhe Xhozit per tete vjet me
    radhe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*