Boston, arrestohet djali i kapitenit të policisë. Planifikonte sulm terrorist

July 14, 2015 02:55

Boston, arrestohet djali i kapitenit të policisë. Planifikonte sulm terrorist

FBI ka arrestuar djalin e kapitenit të Policisë së Bostonit, nën akuzat për lidhje me ISIS-n si dhe për planifikimin e një sulmi me bombë në njërin prej lokaleve të një fakulteti.

Në shtëpinë e 23-vjeçarit Alexander Ciccolo, i njohur ndryshe me emrin Ali al Amriki, janë sekuestruar edhe disa armë, si dhe mjete që do ta ndihmonin të realizonte sulmin.

Sipas FBI-së, i arrestuari është djali i kapitenit të Policisë së Bostonit, Robert Ciccolo, i cili ka qenë i pari që ka njoftuar autoritetet për interesin e djalit të tij për ISIS-in.

Në një deklaratë të familjes Ciccolo, thuhet se janë të zhgënjyer me rrugën që ka marrë djali i tyre, por në të njëjtën kohë janë të lumtur që autoritetet arritën të ndalojnë ndonjë sulm të mundshëm, që do të merrte qindra jetë njerëzish.

Alexander raportohet se është person me probleme mendore, ndërsa në Facebook ka shkruar gjithmonë për dëshirën e tij për të rënë martir si luftëtar i ISIS.

July 14, 2015 02:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*