Bota kremton Krishtlindjet, urimet nga politika shqiptare

December 25, 2018 09:16

Bota kremton Krishtlindjet, urimet nga politika shqiptare

Besimtarët e krishterë kremtojnë sonte Krishtlindjen. Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa kulmon në mesnatë, me mbajtjen e meshës së Krishtlindjes. Besimtarët luten për paqe, mbarësi e dashuri. Kjo ditë kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, shkëmbimin e dhuratave, kartolinave dhe familjen e bashkuar. Por festa e Krishtlindjes festohet edhe nga jo të krishterët, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë. Në vigjilje të Krishtlindjes njerëzit përpiqen të jenë sa më afër njerëzve në nevojë, duke u bërë atyre dhurata dhe duke u ofruar dashuri.

Ora 21:12

Basha uron Krishtlindjet: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka uruar Krishtlindjet të gjithë ndjekësve të tij.“Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”- shkruan Basha.

Ora 20:33

‘Ardhshin të bardha!’, Kryemadhi uron besimtarët në prag Krishtlindjesh

Një urim në prag Krishtlindjesh ka bërë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën kambanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti. Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha! Përzemërsisht!”– shkruan Kryemadhi.

Ora 20:20

‘Po vijnë Krishtlindjet’, Rama uron festat me një video te të birit

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me të birin e tij, Zahon që po i bie një vegle muzikore.Në videon e ndarë në Instagram, Rama ka shkruar “Krishtlindjet po vijnë”.

 Ora 20:19

Meta mesazh për Krishtlindjen: Të mos harrojmë të vetmuarit dhe njerëzit në nevojë

Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjen. Kreu i shtetit bën apel që në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim. “Të dashur miq, Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen! Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale. Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim. Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen” shkruan Meta

l.h/ dita

December 25, 2018 09:16
Komento

2 Komente

  1. Perkthyesi December 25, 09:32

    Vetem politikanet mos te na urojne, pasi jane bere tmerresisht te neveritshem! Prania e tyre para kamerave, sinqerisht, na e ka prure shpirtin ne maje te hundes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim