FOTO: Bota këtë javë

August 11, 2019 17:17

FOTO: Bota këtë javë

Historia dhe fotografia kanë qenë gjithnjë të lidhura po edhe të pa parashikueshme në lidhjen midis tyre.

Përpjekjet për të kuptuar se cila nga fotografitë e shkrepura do të hyjë në rrjedhën e historisë botërore nuk janë të parashikueshme.

Disa fotografi kanë hyrë përjetësisht në historinë botërore ndërsa të tjera fillojnë të evidentohen me kalimin e viteve.

Fotografia vazhdon të jenë me ndikim edhe në botën moderne.

Fotot e mira tregojnë fuqinë dhe vlerën e fotografisë si zhanër, aftësinë për të ngrirë një moment në kohë dhe për ta përjetësuar atë për kënaqësinë dhe përvojën e të mësuarit të gjeneratave të ardhshme.

Kjo më poshtë është përzgjedhja e redaksisë online të Ditës e disa ngjarjeve të memorizuara në fotografi të shkrepura rreth botës në  javën që lamë pas.

Një helikopter RAF Chinook Mk6a i afrohet digës së dëmtuar të Rezervuarit Toddbrook, afër fshatit Ura Whaley në Derbyshire, për të hedhur thasë rëre. Banorët e Whaley Bridge duhej të largoheshin nga qyteti për gjashtë ditë.
Një oficer i Departamentit të Zjarrit dhe Shpëtimit në Malajzi ka marrë pjesë në kërkimin e 15-vjeçares Nora Quoirin, e cila u zhduk ndërsa ishte me pushime me familjen e saj. Zëri i nënës së saj është luajtur me altoparlantë disa herë në një përpjekje titanike për të ndihmuar në gjetjen e adoleshentes .
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore Spitfire shoqërohet nga tre të tjerë në një përpjekje fluturimi nga Goodwood Aerodrome në Chichester
Një protestuese antiqeveritare duke hedhur një tullë në një stacion policie në rezidencën e banimit Tseung Kwan O në Hong Kong.
Tista Das, një grua transgjinore, duke pozuar për një foto para dasmës së saj në Kolkata, Indi.
Adhuruesit që festojnë 50 vjetorin e fotografisë së famshme të kopertinës së albumit Abbey Road nga The Beatles. Imazhi origjinal është marrë nga fotografi i ndjerë skocez Iain Macmillan, i cili qëndronte në një shkallë në mes të rrugës ndërsa një polic bllokonte trafikun, shkruan SI.
Njerëz që protestojnë jashtë qendrës së imigracionit dhe doganave (ICE) në Adelanto, California. Protesta pason një sulm të madh në Mississippi nga zyrtarë të ICE në të cilin u arrestuan afro 700 punëtorë nga fabrikat e përpunimit bujqësor.
Graeme Watson, nga Jorkshire e Veriut,. Frutat mposhtën rekordin e mëparshëm botëror të farës më të rëndë, me peshë 64.56g.
Burryman Andrew Taylor është duke dhënë uiski përmes një shiringe një banori vendas Mary Hamblin, ndërsa ai bën paradë nëpër qytetin e Queensferry Jugut, afër Edinburgh, i mbyllur në në një veshje tradite të lashtë.
b.b/dita
August 11, 2019 17:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin