Bota në një ditë

November 23, 2012 12:29

Bota në një ditë

1. SHBA

Polici njujorkez, Gilberto Vale, doli para gjyqit ditën e enjte. Ai kishte planifikuar ngrënien e disa grave në vend të gjelit të detit tracional për Festën e Falenderimeve në SHBA. Vale e kishte diskutuar planin e tij në internet bashkë me një burrë tjetër të arrestuar tashmë, emri i të cilit mbahet i fshehtë.

2. Gjermani

Në Nordreno të Gjermanisë një 33-vjeçare u përpoq të mbyste me gjinj të dashurin e saj gjatë aktit seksual. Burri që me zor u çlirua nga shtrëngimi i partneres, u strehua me vrap te apartamenti i fqinjës nga ku lajmëroi policinë. E dashura i tha se donte vetëm t’ia bënte vdekjen më të bukur.
 
3. Austri

“Viti 2012 mban rekordin për vrasjen e gazetarëve në të gjithë botën”, njofton Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me qendër në Vienë. Deri më tani janë vrarë 119 gazetarë. Siria është  e para në listë me 36 gazetarë të ekzekutuar, poshtë saj renditen Somalia, Meksika, Pakistan dhe Filipinet.
 
4. Itali

Në Napoli një shoferi drejtoi autobusin me 50 gjimnazistë, pasi kishte konsumuar kokainë. Policia rrugore e ndaloi automjetin si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe zbuloi gjendjen e shoferit. Nxënësit u shprehën se drejtuesi i autobusit sillej çuditshëm dhe këndonte me zë të lartë gjatë rrugëtimit
 
5. Maqedoni

Mediat maqedonase njoftuan se në vendkalimin kufitar me Bullgarinë do të ngrihet flamuri maqedonas me shtizën prej 60 metrash, më të lartën në Ballkan. Lajmi vjen pas “sulmeve” të opinionit ndaj vendosjes së flamurit shqiptar në Greshnicë të Zajazit dhe në shumë zona të tjera.
 
6. Siri

21-vjeçarja siriane, Dana Bakdounes, postoi në ‘facebook’ foton e saj me kokë dhe krahë të zbuluar, një pamje anormale për traditën islamike.  Si rrjedhojë, ajo u kërcënua me vdekje. Edhe rrjeti social ‘facebook’ nuk u tregua mbështetës, sepse e hoqi disa herë foton nga profili i saj.

7. Izrael

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, u shpreh për mediat se ushtria izraelite i dha një goditje të madhe lëvizjes së Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste duke shkatërruar mijëra raketa të fokusuara mbi këtë shtet. Por lideri opozitar izraelit tha se objektivat ende nuk janë arritur.
 
8. Pakistan

Një kamikaz hodhi veten në erë duke aguar dita e enjte, në momentin kur po zhvillohej një aktivitet sheit pranë Islamabadit. Bilanci i këtij atentati të rëndë është 23 të vdekur dhe 62 të plagosur. Në mes të viktimave janë gjashtë policë dhe tetë fëmijë. Sulmi u mor përsipër nga talebanët.
 
9. Sudan

Shërbimet e inteligjencës në Sudan thanë se kishin shpërbërë një “komplot kundër sigurisë së shtetit”, por nuk dhanë detaje të mëtejshme. Megjithatë, dëshmitarët raportuan se kishin parë tanke dhe automjete të blinduara ushtarake në rrugët e kryeqytetit Khartum.
 
10. Rusi

Rusia është shprehur kundër zbarkimit të mundshëm të raketave të NATO-s afër kufirit turk me Sirinë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ruse, duke folur për kërkesën e Turqisë për vendosjen e aleancës ushtarake perëndimore, tha se kjo lëvizje “nuk do ta forcojë stabilitetin në rajon”.
 
11. Tajvan

Federata e Grave Profesioniste në Tajvan ftoi për një takim muajin e ardhshëm Dalai Lamën. Por Ministria e Jashtme e vendit konfirmoi se nuk do të lejojë vizitën e liderit shpirtëror tibetian. Drejtueset thanë se kjo reflekton frikën e Kinës ndaj këtij personaliteti, të cilin e sheh si separatist.
 
12. Australi

Ishulli Sendi, i cili ndodhej në jug të Paqësorit, është zhdukur. Këtë e pohon një grup shkencëtarësh që janë nisur në kërkim të ishullit. “Dyshimet lindën kur aparaturat tregonin një thellësi prej 1400 metrash në zonën ku më parë ndodhej ishulli. Ende nuk po e gjejmë”, thanë ata për mediat.

 

November 23, 2012 12:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*