Bota në një ditë

Redaksia Online November 30, 2012 15:36

Bota në një ditë

1. SHBA

Dy qytetarë amerikanë nga Misuri dhe Arizona do të ndajnë çmimin e llotarisë amerikane prej 550 milionë dollarësh. Ky është çmimi i dytë më i madh në historinë e llotarisë amerikane, pas atij të muajit mars të po këtij viti i cili kapte shifrën e 656 milionë dollarëve.

2. Angli

Diplomatët ekuadorianë në Londër apeluan për rastin e Julian Asanzhin, themeluesit të “Ëikileaks”. I ndjekur nga drejtësia amerikane dhe i strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Britani, Asanzh vuan nga një infeksion në mushkëri. Atij po i refuzohet të ndihma e specializuar nga autoritetet britanike.

3. Suedi

Gjykata e Apelit në Suedi ka liruar shtetasin serb, Miliç Martinoviç, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm për krime të rënda kundër njerëzimit në Kosvë. 35-vjeçari Martinoviç u dënua në Stokholm në janar të këtij viti për pjesëmarrje në vrasjen e 41 shqiptarëve në Pejë gjatë vitit 1999.

4. Spanjë

Plani vjetor për 2013-n i kompanisë së fluturimit “Ugt” parashikon shkurtimin e 4500 vendeve të punës. Për këtë arsye, punonjësit e agjencive të fluturimit të ‘Ugt’, ‘ÇOo’, ‘Uso’, ‘Atema’, ‘Sictpla e Cta-Vuelo’do të hyjnë në grevë për të protestuar në datat 14, 17 dhe 21 dhjetor.

5. Itali

Katër kandidatët e zgjedhjeve për qendrën e majtë, Bersani, Vendola, Pupato e Tabaçi denoncuan Mateo Rencin për thyerje të rregullores “duke dhunuar kodin e sjelljes së kandidatëve për financim të publicitetit me pagesë”. Ata kërkuan marrjen e masave të nevojshme për rastin në fjalë.

6. Serbi

Kryeministri serb Ivica Daçiç u bëri të qartë shtetasve të tij se Serbisë i mbeten dy mundësi, ose të pranojë marrëveshjet (ndër të cilat menaxhimi i integruar i kufirit me Kosovën), ose të mos e pranojë duke i dhënë lamtumirën eurointegrimit. “Por ne do të shikojmë rrugën evropiane”, tha ai.

7. Ukrainë

Pas afishimit të një banderole në sheshin Kampodilio në Romë, ku shkruhej “Liri për Julia Timoshenkon”, kundërpërgjigjja e ukrainasve ishte një fotografi gjigante e Silvio Berluskonit, në fasadën e bashkisë në Kharkiv me mbishkrimin “Bashkia e Romës të mbrojë ish-kryeministrin italian, jo atë të Ukrainës”.

8. Maqedoni

Bullgaria i propozon tri kushte Maqedonisë, nëse synon mbështetjen e Sofjes për integrimin në BE. Ajo duhet të firmosë një marrëveshje për marrëdhënie më të mira fqinjësie, të përmirësojë infrastrukturën në kuadër të bashkëpunimit dhe të formojë një këshill për zhvillimin e takimeve ndërqeveritare .

9. Egjipt

Gjykatësit egjiptianë do të pezullojnë punën në shenjë proteste kundër dekretit që zgjeron autoritetin e presidentit Muhamed Morsi. Gjykata Kushtetuese e Egjiptit akuzoi presidentin për presion, ndërsa Gjykata e Apelit u shpreh se do të ndalë punën derisa Morsi të tërheqë dekretin e tij.

10. Rusi

Dendësia e dëborës që ra në Moskë të mërkurën dhe të enjten është më e madhja e regjistruar ndonjëherë për muajin nëntor në 50 vitet e fundit. Ajo arriti lartësinë prej 12 centimetrash dhe shkaktoi ndërprerje të aktiviteteve aeroportuale, ku rreth 70 fluturime u pezulluan.

11. Irak

Në faltoren e Qerbelasë, në qytetin Hilla të banuar nga sheitët, një bombardim i dyfishtë i ka marrë jetën të paktën 16 personave. Midis sheitëve dhe sunitëve ekziston një konflikti i hershëm. Qerbelaja bëhet çdo vit destinacion i mijëra pelegrinëve, që kremtojnë festën e Hashures.

12. Birmani

Në një sulm të rrufeshëm me topa uji dhe gaz lotsjellës, policia birmaneze shpërndau një demonstratë kundër një miniere bakri, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur midis protestuesve. Operacioni i kryer nga policia tregoi se sa e kufizuar është liria e fjalës në këtë vend.

Redaksia Online November 30, 2012 15:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*