Botërori 2018, huliganët rusë kërcënojnë anglezët

February 16, 2017 18:51

Botërori 2018, huliganët rusë kërcënojnë anglezët

Kur ka mbetur edhe një vit nga Botërori i Rusisë, në ditët e sotme, frika më e madhe e FIFA-s është shfaqja e mundshme e dhunës në disa prej qyteteve të këtij vendi, ashtu sikurse ndodhi edhe në Europianin e vitit të kaluar në Francë.

Tifozët më radikalë rusë, në një dokumentar të BBC-së kanë bërë një paralajmërim për një luftë të hapur me tifozët anglezë, gjatë Kupës së Botës së vitit 2018, si për të përsëritur ngjarjet e turpshme në rrugët e Marsejës.

Dokumentari i BBC-së tregon edhe mënyrën sesi stërviten huliganët rusë për të qenë gati për verën e ardhshme. Një nga protagonistët e betejës së Marsejës e shpreh qartë paralajmërimin, duke thënë se  “ushtria” e huliganëve rusë është gati për të pritur anglezët.

Sipas tij, është mëse e sigurtë se dikush do të ndërmarrë ndonjë veprim të dhunshëm. Ndërsa një tjetër huligan rus shkon edhe më tej, duke parashikuar një ferr të vërtetë në “Rusi 2018”, teksa thotë se për dikë Botërori do të jetë festival i futbollit, për të tjerë do të jetë festival i dhunës.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili shprehu besimin tek autoritetet ruse për masat që do të ndërmarrë për këtë ngjarje të madhe futbollistike.

“Nuk jam i shqetësuar për ‘Botërorin 2018’. Kam besim të plotë tek autoritetet ruse, të cilat e kanë marrë çështjen e dhunës dhe huliganizmit shumë seriozisht. Ata kanë qenë në kontakt me ne dhe UEFA-n, pasi e morën mësimin pas asaj që ndodhi në Francë”, tha Infantino.

February 16, 2017 18:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*