Botërori 2018, rikthehet Messi, Argjentina merr kryesimin e grupit amerikano-jugor

September 2, 2016 16:22

Botërori 2018, rikthehet Messi, Argjentina merr kryesimin e grupit amerikano-jugor

Argjentina ka marrë të enjten në mbrëmje për herë të parë kryesimin e grupit eliminator të Amerikës së Jugut për Botërorin 2018 në Rusi, falë golit të shënuar nga Lionel Messi, mjaft deciziv në ndeshjen ndaj Uruguajit (1-0).

Pas 47 ditë tërheqje nga aktiviteti ndërkombëtar, Messi u bashkua me Albiceleste duke treguar vlerat e veta.

Argjentina ka dominuar në pjesën e parë, por duhet të vinte minuta e 43-të, kur Messi ka depërtuar mjeshtërisht mes mbrojtjes uruguajane, duke shmangur edhe portierin Fernando Muslera, për të shënuar golin e fitores.

Me këtë fitore të tretë, Argjentina ka tashmë 14 pikë, një më shumë se ndjekësi më i afërt, Uruguaji (2, 13 pikë). Kolumbia është në vendin e 3-të (13 pikë) pas fitores 2-0 ndaj Venezuelës.

Neymar (72, penallti) dhe golat e Gabriel Jesus në fund të ndeshjes (87, 90+2), i kanë dhënë fitoren Brazilit nën drejtimin e seleksionerit të ri, Tite dhe Seleçao vazhdon të shpresojë (vendi i 5-të, 12 pikë).

 

 

 

September 2, 2016 16:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*