“Botërori 2022 nuk do të zhvillohet në Katar”

September 23, 2014 09:09

“Botërori 2022 nuk do të zhvillohet në Katar”

Kampionati Botëror i vitit 2022 po shndërrohet në një telenovelë dhe lajmet që po qarkullojnë këto kohët e fundit e vënë gjithmonë e më tepër në dyshim zhvillimin e edicionit të 22 të Kupës së Botës në Katar.

Hapi prapa i FIFA-s në lidhje me mbajtjen e Kampionatit Botëror në Gjirin Persik nuk është ende zyrtar megjithatë nga organizmi më i lartë i futbollit botëror këtë herë del në skenë një ndër anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që i rikthehet idesë për të anuluar vendimin e organizimit të këtij eventi pas 8 vjetësh pikërisht në vendin aziatik.

Pas presidentit Sepp Blatter, që pranoi hapur se Katar 2022 është një gabim, radhën tashmë e ka ish-presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Theo Zwanziger. 69-vjeçari i cili është edhe anëtar i bordit drejtues deklaroi për “Sport Bild” se ai beson se Botërori i vitit 2022 nuk do të organizohet në Katar. Kuptohet që ky është një mendim personal sidoqoftë bëhet fjalë për një temë tepër të nxehtë që ka ndezur debate të shumta dhe shenjat e pendesës kanë filluar të dallohen qartë.

Problemi i ngritur nga Zwanziger është pak a shumë i njëjtë, me temperaturat tepër të larta të këtij vendi gjatë stinës së verës. Ai shpjegoi se mjekët kanë dalë hapur duke deklaruar se nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi për një Kupë Bote të zhvilluar në kushte të tilla.

Në kundërshtim me pothuajse gjithë ambientin futbollistik në Katar drejtuesit e këtij vendi mendojnë krejt ndryshe dhe janë duke ndërtuar stadiume të freskëta e teknologjikisht shumë të avancuar,kuptohet me qëllim organizimin e këtij eventi në një klimë më të pranueshme.

Gjithsesi, kur u pyet në lidhje me gjithë këto përgatitje Zwanziger u përgjigj se pavarësisht ndërtimit të stadiumeve në parametra të tillë Kupa e Botës nuk luhet vetëm në Katar dhe tifozët nga i gjithë rruzulli do të përballen gjithsesi me një të nxehtë përvëlues. 69-vjeçari gjerman shtoi gjithashtu se në rastin më të parë kur për shkak të temperaturave një tifoz do të përballet me rrezikun për jetën atëherë e gjitha kjo do të shkaktonte polemika të shumta dhe do të hapte një hetim zyrtar, e pikërisht për këtë arsye FIFA nuk dëshiron që të shkohet deri në atë pikë.

 

September 23, 2014 09:09
Komento

2 Komente

  1. K-arjan Cani September 23, 22:02

    Katari ka investuar miliarda deri tani ne ndertimin e impianteve ultra-moderne, ndersa keta flasin dokrra. Pse ata qe jetojne atje vdesin perdite ne rruge si zogj te semure?!
    Bejne shantazhe per te lyer edhe ca rroten e qerres nga Katari.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*