Botërori me përjashtime të bujshme

May 21, 2018 19:14

Botërori me përjashtime të bujshme

Listat paraprake të disa kombëtareve të futbollit për Botërorin e kësaj vere kanë sjellë përjashtime të bujshme.

Së fundmi te Spanja dhe Argjentina, dy pretendente për trofeun, në listën e trajnerëve respektivë mungojnë lojtarë që mund të ishin në çdo formacion të ekipeve finaliste. Trajneri i Spanjës ka lënë jashtë sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata dhe Sergi Roberton e Barcelonës.

Po kështu iberikët nuk do të kenë në turneun e kësaj vere, edhe Marcos Alonson ndërsa janë preferuar Diego Costa, Aspas e Rodrigo. Skuadra e Spanjës do të nisë grumbullimin e saj në 26 maj, pikërisht në të njëjtën ditë kur Reali i Madridit do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpool.

Te Argjentina përjashtimi më i bujshëm është ai i sulmuesit Mauro Icardi. Futbollisti i Interit nuk është në listën paraprake të skuadrës favorite për botërorin, ndërsa ka vend në të, për juventinët Higuain dhe Dybala.

Edhe trajneri i kombëtares së Belgjikës bëri disa zgjedhje të diskutueshme në seleksionin, të cilit do t’i besojë në Botërorin e kësaj vere në Rusi. Ashtu siç pritej, Eden Hazard do të jetë motori i belgëve në fushë, ndërsa ofensiva fantastike do të përbëhet gjithashtu nga sulmuesit e Manchester United, Romelu Lukaku dhe Maruan Fellaini.

Ka një risi në listë me përfshirjen e Kristian Benteke pavarësisht një sezoni të varfër te Crystal Palace, por surpriza më e madhe ishte lënia jashtë e Radja Nainggolan. Futbollisti i Romës ka qenë në një formë optimale në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve, por do ta shohë Botërorin si tifoz. Përjashtimi ka sjellë dhe vendimin e Nainggolan për të mos luajtur më me përfaqësuesen belge.

o.j/dita

May 21, 2018 19:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*