Botimi i para ’90-s: Sa të vrarë pati lufta italo-greke në Shqipëri

January 23, 2018 14:58

Botimi i para ’90-s: Sa të vrarë pati lufta italo-greke në Shqipëri

Botimi i vitit 1987 i Ministrisë së Mbrojtjes: Sa i përket viktimave, për palën greke: 13 408 të vrarë dhe 11 000 të ngrirë në malet e Shqipërisë. Për palën italiane: 12 755 të vrarë, 12 368 të ngrirë dhe 25 067 të humbur 

Sa të rënë ka në Shqipëri nga lufta italo-greke? Italia dhe Greqia japin shifra të ndryshme. Po vetë Shqipëria? Historiografia ushtarake shqiptare e para vitit 1990 jep disa të dhëna interesante.

Në botimin e vitit 1987, të Ministrisë së Mbrojtjes, posaçërisht Akademisë Ushtarake, me titull: “Historia e Artit Ushtarak Botëror”, me autorë Ibrahim Pajova dhe Shahin Leka, luftës italo-greke, i kushtohen 42 faqe(fq. 288- 330).

Analiza e bërë në këtë hapësirë është e pajisur me harta dhe aty jepen në hollësi veprimet ushtarake të kryera në kuadër të kësaj lufte.

Trupa italiane në malet e Shqipërisë

Lufta në fjalë, për aq sa i intereson Shqipërisë, ndahet në tre etapa, duke nisur që nga momenti I kundërmësymjes greke që u zhvillua në territorin tonë:

Etapa e parë: 14 nëntor- 22 nëntor 1940 në drejtimet Nestorion-Dardhë – Korçë dhe Prespa e vogël – Mali Ivan. Përparimi i plotë I trupave greke, 12-20 km.

Etapa e dytë: 23 nëntor-12 dhjetor 1940. Drejtim kryesor Janinë-Berat, kurse Korçë – Elbasan mbeti drejtim mbështetës dhe angazhues për forcat italiane. Përparimi mesatar ditor 4 km.

Etapa e tretë: 13 dhjetor – 6 janar 1941. Drejtimi mbetet I pandryshuar. Përparimi mesatar ditor 300-350 m.

Kundërmësymja greke përfundon me depërtimin maksimal në territorin shqiptar në javën e parë të marsit 1941 në vijën Pogradec – mali i Vallamarës – Grabovë – Çorotati – Ujanik – Dobrushë – Spatharë – Arrëz e Madhe – pjerrësitë lindore të Shëndëllisë – pjerrësitë lindore të Golikut – mali i Terzorit – mali i Barit – Progonat – Nivicë – Çipini i Bolenës – bregu jugor i përroit të Bardhë – mali i Vunoit – pjerrësitë lindore të malit të Mblerëzës – Himarë.

Nga 6 janari deri në më 9 mars ushtria greke ka zgjerime, por ajo humb iniciativën e cila merret sërish nga ushtria italiane e cila kaloi në mësymje të përgjithshme deri më 25 mars, ndonëse nuk përparoi asnjë metër.

Angazhimi i forcave në këtë luftë jepet nga historiografia ushtarake shqiptare e para vitit 1990 në këto raporte:

Trupat greke : 15 divizione me rreth 135 batalione dhe nga trupat italiane 27 divizione me 142 batalione. Gjithësej u përdorën 2500 gryka zjarri artilierie dhe mortaje.

Sipas etapave të sipërpërmendura, grekët përdorën: në linjën Kastoria – Korçë – Elbasan 5 divizione. Në linjën Karasovan – Frashër – Berat 6 divizione dhe në drejtimin Janinë – Gjirokastër – Tepelenë 4 divizione.

Të dhënat e mësipërme japin një ide të përciptë, por deri diku të saktë të asaj që ndodhi në atë periudhë, kur luginat e Vjosës dhe të Osumit, bashkë me rajonin e Korçës, ranë nën kontrollin ushtarak grek.

Sa i përket viktimave, libri në fjalë jep këto të dhëna(duke iu referuar luftës në tërësi):

Për palën greke: 13 408 të vrarë dhe 11 000 të ngrirë.

Për palën italiane: 12 755 të vrarë, 12 368 të ngrirë dhe 25 067 të humbur(faqe 330). /Respublica

 

January 23, 2018 14:58
Komento

10 Komente

  1. mirel January 23, 15:32

    Ik mor qelbesira. 13500 nuk po i nxjerr shtypi grek, po i nxirni ju.
    Cjane keta kerma qe paskan germuar vitin 1987? Numerimet u bene 40 vjet para 87es. O zagare qe vetem shpikni ndyresi nga me te medhate per te justifikuar tradhetine.
    O kriminele te ndyre.
    Vetem.plumbi ju ndan nga kjo poshtersi.
    Ed Ramuti qelbesira, kulishi i Zogut duhet te pergjigjet para popullit.
    Ngrihuni o njerez. Po ju shesin si delet. Po ju marrin token agallaret e shtetit dhe po jua japin grekerve.
    Komb i mbaruar.

    Reply to this comment
  2. MH January 23, 15:56

    Meqe te rene paskesh ma shume Italian.Atehere urdheroni dhe i krijoni kushte shtetit Italian per pelegrinazh te renesh ne token tone.Pretendimet per Vorio Epirin tallen me diplomatin dhe diplomacin Shqiptare.Sepse nuk pyesin”Hanexhiun” qe u percollue nga shovinizmi grek i rrembeu truell pasuri te patundeshme e pasurit e tundeshme duke e degtisur te gjithe ne Turqi.

    Reply to this comment
  3. Lipi January 23, 16:23

    Mijra fshatereve shqiptare te vrare nga andrtet greke brenda territoreve shqiptare kur do u ngrejme lapidar ?

    Reply to this comment
  4. Feniks January 23, 17:02

    Po shteti shqiptar pse nuk klerkon qe ne Kosove te nderohen 650 deshmoret partizane qe rane ne lufte kunder pushtuesve naziste per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi?
    Apo ata ishin komuniste dhge duhet fshire kontributi i tyre heroik per interesa antikomuniste e antishqiptare!
    LAVDI DESHMOREVE TE LUFTES ANTIFASHISTE TE POPULLIT SHQIPTAR!
    Perbuzje per nazistet qe krijuan divizionin nazist “Scanderbeg” ne Kosove me kosovare,ndersa brigadat kosovare me rreth 70 mije partizane nuk i zene me goje fare keta spiunet e UDB-se titiste!

    Reply to this comment
  5. valentina January 23, 17:25

    Merreni me qetesi kete punen e varrezave o njerez , sepse tek e fundit nje kamion me eshtra jane, vete ne shqipetaret e kemi ne dore kur nuk na degjojne keta legena politikane nuk na ngelet gje tjeter por te mbushim thaset me eshtrat e tyre dhe ti hedhim pertej kufirit i futim dhe nje ruspe atyre kryqeve qe kane vendosur tek varret dhe ja mbaroj kjo pune, por me vjen keq per tjeter gje sepse ne mesin e atyre eshtrave pjesa me e madhe jane eshtra shqipetaresh qe i bleu janullatos shqiptari.

    Reply to this comment
  6. Pellazgos January 23, 20:30

    E shikoni se cfare ben nje i cmendur si Ducja?
    Rreth 90.000 djem nenash dhe perse?
    Harruat ju krimet e Romes kunder Pirros se Epirit,gjaku i A.eksandros dhe Akilit ishte Jeorgios Kastriotis dhe jo Gjergji i Katolikeve dhe Iskander-beu i myslimaneve.
    Po ju te ashtuquajture “shqipetare” po te kishit pak gjak,nder,dinjitet kujtese per pengjet,krimet,perdhunimet e Osmaneve nuk do ta emeronit Kostandinopolin e Kastriotit Stamboll,apo luften Greko Fashiste Ita.o-Greke,ze kjo zone e ka patur dhe e ka Epir,emertim ky qe Prijesi i Tij Kastriotis Epirote por i mohuar nga Sulejmanet,Edvinat,Elviset,Erionet pa dinjitet.
    Kombi dhe Emrat jane te Shenta prandaj edhe ju do mbeteni skllever te vetvetes,te fashisteve,te turqve.

    Reply to this comment
    • Moisi Golemi January 23, 22:40

      O debil qe e mban veten per grek, por qe nga historia je zero me bisht miu. Pa na thuaj, cilat krime paska bere Roma kunder Pirros se Epirit?? Duam t’i degjojme prej teje, o gomar fluturues!

      Reply to this comment
  7. Guri Naimit D(Dh Xhoga) January 23, 21:34

    Njeqindepese vjet kaluar,dhimbia dyfishua..!
    “Ecim ne gjurmet e Tua”

    Ne kujtim te renie te kapedan Jano P.Xhoga
    (10-12-1913)
    ( Kuvendim me mbesen,A,K.ne prag te 105 vjetorit te renies se gjyshit tim ne mbrojtie te PV sapo shpallur).
    Nderuar Me titullin “MIRENJOHIE”qarku Gjirokaster)

    Ecij gjurmeve te tua,koken lart ma mbajne ato,
    Drejt lindies syte drejtuar,n’horizont dicka kerkoj,
    Erwn e atdheut larguar,larmite e tij perfytyroj,
    Pas meje mbesa rri menduar,brengat m’i kupton.

    Ne biciklete mbeshtet,
    Pyet tere kuriozitet;
    “Cdo te thote gjysh, me thua:
    Ecim ne gjurmet e tua?”
    Mbesa ime me degjo,historine po ta tregoj,
    Histori ne vite shkuar,per gjysher te pergjeruar,
    Mes tyre, gyshi yne,ne Dangelli dhe me gjere,
    Me Papa Stathin bashkuar,Gramenon dhe te tjere.

    Pavaresia ne belbezim,i terboi shtetet fqinje,
    Shqiperine deshen ta ndajne,komshijte grabitqare,
    S’harriten ta bejne qafiret,planet ua prishen martiret,
    Ceta ndritur ne cdo ane,bere histori me jatagane.

    At’here treva Dangelli,kryeqender Frasheri,
    Lindi trima e dijetare,mendonin vec,per vatane,
    Rreze kokajkes nje Teqe,ata bene nje mbledhie,
    Kuvend emrin eia vune, Beselidhie atje bene.
    *
    Ne ate kohe Janua rritej,per luftetar pergatitej,
    Naimin degjonte ne vjersha e, trimat therriste.
    Se bashku me ta, te sillte pavaresine.
    Atehere njohur burrerine,ne krah e hodhi martine.

    Gojetar kishte Mihale, Cercize per jatagane,
    Priftin trim nga Melani,shoke armesh per shqiperi,
    Me lufte ate e fituan,Ismail Qemale nderuar,
    Komshijte lakmintar, akoma deshen ta ndajne.

    Si ne lufterat Ballkanike dhe te paren boterore,
    Nje qellim kishin qafiret,copetimin e shqiperise,
    Janua me arme ne dore,nuk e leshonte Taborre,
    U rrjeshtua si te gjithe,ne roje te Pavarrsise.

    Luftoi Kokojke-melesin,ne cete me njezet vete,
    Pas kish nje popull te tere,luftetare te vertete,
    Ceta, me zene e Naimit,prane se c’i rrinte trimit,
    Papa Stathi kerkoj ndihme,pritna urate,po te vime.

    Ne Lupcke pushimi i pare,mbledhin veten luftetaret,
    Tinez,i zoti i shtepise, armiqte i informoi,
    Tradheti e padegjuar,Janua e kishte kuptuar.
    Trimat me njehere i mblodhi,pabesine ua tregoi.

    “Shoke jemi tradhetuar,ndaj kendej duhet lerguar,
    Po kaluam “Uren e Dashit”,me priftin jemi bashkuar.
    Tek”Ura Dashit” ne lengarice, ceta trime ra ne prite,
    Dyshimi u vertetua,-tha;-Tani djem,degjomeni mua!”

    Terhiquni djema!mbroj une! e dhjakos eshte kjo pune,
    Komande te vetme dha,fjale e tij, ligj per ta.
    Zhvillohet beteje e vertete, trimi nje me pesedhjete,
    Shoket shihte te shpetuar,ndaj luftonte si per dhjete.

    Tek qellonte mbi balozet,nje plumb e zuri n’ dore,
    Permendi emrin e NENES,plumbi dyte i mori zemren.
    Si te ishte monument,mbi tallaganin ra mbeshtet,
    Dukej si te ishte gjalle,nga ai nuk qe kish marre.
    *
    Tere shoket pikelluar per kapedanin e tyre,
    Mit Koblara sa degjoi,trimat drejt,atij i coi,
    Pilo e Comi si vellezer,trimi u dukej i gjalle,
    Me i vogli,Vaso Dama e qante,si te jat’ne.

    **Provizor i bene varre,te”Ura Dashit”ne benje,
    U kendua vec nje kenge, ish ajo,”Per MEMEDHENE”
    Pas dy ditesh vane, trimit trupin per t’ia marre,
    Nje masaker e vertete,tentuar,Koken per tia prere.

    Ca te shitur tradhetore,armiqve,dorezuar
    Do vulosnin tradhetine, me ca florinj fituar,
    Si HERO gjush Jano Re,n’themel te pavaresise,
    Na nderove Dangelline,po me shume SHQIPERINE.

    ***Buze brinjes tek kisha,emri Monument i Janit,
    Jano Xhoga Zavalani,rene per liri VATANI…
    Ne 100 vjetorin rene,krenarisht te kujtojme,
    Na le per brezi e Ri,amanae kete histori.

    Toronto 10 Qershor 2003 (Nga libri:”Ne rruget e jetes”
    (Vete autori.)
    Ne 105 vjetor-nga Toronto- Gur Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  8. Gent January 23, 21:52

    Po italianet dhe gjermanet ku jane varrosur? Pse behet fjale vetem per pushtuesit greke?

    Reply to this comment
  9. stefan cole vlora January 24, 00:39

    Nje oficer italian tegon momentet dramatike kur ushtaret italiane po ngrinin e po vdisnin me qindra ne dite per shkak te te ftohtit. Kur i thane duces per kete fakt,ai u pergjigj se me mire qe po ndodh keshtu qe te kaliten me veshtiresite. Dhe ne fakt u kaliten,me mijra bij nenash,djem te rinj qe lane kockat pa kuptim ne malet e Shqiperise.Ky ishte Ducja

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*