Bozdo: Kodheli i dha tender dyqanit të celularëve

November 7, 2015 13:17

Bozdo: Kodheli i dha tender dyqanit të celularëve

Në një deklaratë për media nga PD, koordinatorja Reila Bozdo tha se faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrënqethëse, janë abuzim i paimagjinueshëm, që nxjerrin në pah hajdutërinë me cizme të Mimit të Ramës.

“Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra dyqani i përzgjedhur i Kodhelit në rrugën e Durrësit do të monitorojë hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës. Me një rrugë, dy punë bën Mimi. E para ndan 850 milionë lekë me dyqanin e celularëve në rrugën e Durrësit, e dyta garanton rrugët detare të trafikut të drogës”­ tha ajo.

November 7, 2015 13:17
Komento

2 Komente

  1. kukuvajkat November 7, 13:59

    Ketij tenderi te Mimit i kushtohej nje shkrim i gjate dhe faktik trondites te portali “arberianews.com”.Tenderi i eshte dhene vertet nje dyqani celularesh. Aty e ka blere dhe Mimi celularin e vet.

    Reply to this comment
  2. Pirro November 7, 18:26

    Mashtrim i radhes. Sillni prova per te qene te besueshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*