Braçe-Ahmetajt: Banorët e Kukësit të përjashtohen nga taksa

April 4, 2018 11:44

Braçe-Ahmetajt: Banorët e Kukësit të përjashtohen nga taksa

 

Teksa ministri i Financave, Arben Ahmetaj po raportonte për taksën e rrugës së Kombit, Braçe ka kërkuar nga qeveria që banorët e zonës së Kukësit të përjashtohen nga tarifa prej 5 eurosh për të kaluar në këtë rrugë.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga ministri, që të përjashtojë nga kjo skemë edhe transportin urban, ndërsa ka shtuar se fondi prej 130 mijë eurosh, të mos i kalojë bashkisë, por të menaxhohet nga qeveria.

“Por po flasim për ekonomi. Do vazhdoj të insistoj të bëjë këtë pyetje sa të marr një përgjigje. Nga ajo që ju thoni me plot të drejtë, mua më është dukur një rrugë urbane që i krijon mundësi një qarku të tërë të udhëtojë më shpejt në pjesë të tjera të vendit. Po nga pikëpamja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve me qëllim turizmin, nuk më rezulton. Ajo që natyrisht në krahun tjetër ishte qëllim i dytë, elementi social i ndikimit të drejt për drejt në uljen e varfërisë së asaj zone, nuk më rezulton. Dhe ngjarjet e fundit, se këtu do dal te pyetjet e tjera, më bën të mendoj që varfëria e qarkut të Kukësit nuk është ulur.

Rruga nuk ka çuar ekonominë në Kukës, siç u premtua dhe me kosto të madhe të vjedhjes brenda. Për shkak të këtij shqetësimi që është varfëria e atyre banorëve në Kukës, nuk kam asnjë lloj ndjesie sa para do paguaj në rrugën e Kombit Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Edi Rama etj. Më i intereson vetëm ajo kategori që u adresuat ju, u bë solidariteti i një Shqipërie të tërë për ta bërë atë rrugë, po që nuk përfitoi atë që duhej të përfitonte si qëllim, që u tha, ndikimi në varfëri. Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë. Komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i ekonomisë dhe financave po gjithë qeverisë?”, tha Braçe.

Banorët duhet të përjashtohen nga pagesa e tarifës tha Braçe, duke kërkuar edhe përjashtimin e shërbimit urban, me qëllim që të mos ndikojë në çmimin e biletës.

“Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mungesës së një rruge dytësore, që agai i ka ndërtuar në këtë vend nuk janë shoqëruar fare me rrugë dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa. Doja të dija nëse ju po i mëshoni kësaj pike apo jo. Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”, tha Braçe.

Në përgjigje të tij, Ahmetaj tha se kryeministri ka kërkuar fillimin e negociatave intensive me konçesionarin për dimensionin social, dhe sipas tij parashikohet që këto negociata të mbarojnë brenda një muaji. Ndërsa për transportin publik, Ahmetaj tha se ka vende që nuk i përjashtojnë autobusët.

Ahmetaj bëri të ditur se paratë e kompensimit nuk do i kalojnë bashkisë së Kukësit, por ministrisë së Infrastrutkurës dhe Energjisë. Ai tha se e ka autoriteti kontraktor, në këtë rast qeveria, për ta përdorur për zonën.

l.h/ dita

April 4, 2018 11:44
Komento

11 Komente

  1. Dibrani April 4, 11:58

    Bracen nuk e pelqej si tip qe kur legjitimoj Sarine e armeve kimike si uje.

    Por ne komision e saldoj ministrin medioker Ahmetaj .
    Ahmetaj qahej per rruge qe ka kushtuar shum dhe po paguajme interes te madh.

    Por kur e pyeti Brace se cfar fitimesh ka sjell kjo rrug me turizmin apo shkembimet ne mallra ne shifra konkrete
    Ahmetaj ngeli per nje moment,..dhe filloj fajin e ka Saliu
    Brace insistonte duke i the e di historin ,..me jep shifra rreth perfitimeve,..Ahmetaj asgje.

    Kishin marr 230-260 milion euro borxh me la borxhin e rruges nga interesi i lart.

    E pyeti Brace sa lek ke paguar nga ky Borxh 230-260 milion euro ,..ne borxhin e rruges se kombit.

    Ahmetaj asnje pergjigje,..fajin e ka Saliu.

    Ku iken 260 milion euro borxh minister Ahmetaj ku i ke cuar,..pse nuk dhe pergjigje.

    Ne komision dukeshte qart nervozizmi i Braces,.dhe frustrim ndaj Ahmetaj.

    Qeveria Rama eshte e korruptuar nuk ka nevoj per koment u pa qart.

    Rrezik e heqin Bracen me ate performance kundra Ahmetaj

    Reply to this comment
  2. klementi April 4, 12:06

    Sa i zgjuar ky braçja, a thua saliu e ka mesuar te flasi keshtu? Po kush ta paguje taksen more debil, une e te tjere qe nuk kalojme fare ne ate rruge, je ne take tuke apo ke gelltitur ndonje luge corbe?

    Reply to this comment
  3. Bejn Ligje dhe dhunojne Ligjet qe vet i bejn ! naten bashke dhe kritikojne opoziten diten !Deputet psiqik! April 4, 12:42

    Bejn Ligje dhe dhunojne Ligjet qe vet i bejn ! Deputet psiqik! Pyetja eshte Deri kurr keta maskarenje rrufjan politik do te aplikojne psiqiken e tyre te semure per ti hedh hi syve te popullit se duhen paguar taksat ?!! Kapin hajdute grabits te vegjel, dhe lene grabitesit e medhenje te koncesioneve te livadhisin ne parlament dhe politike ! Kjo eshte psiqika e hipokritit modern mascara I politikaneve qe duan te bejn shtet !

    Reply to this comment
  4. fqinji i ERIONIT April 4, 13:40

    o BRACE mos dil nga rrjeshti ore koqe!!
    Pret nga super te pasur si EDUSHI dhe ky evgjiti i Gjirokastres te mendojne per te varferit ???
    Keta mendojne vetem per te dhene koncesione sa te mundin dhe perfituesit do mendonje edhe per juve domosdo.Keta u japin nje koncesion qe e tejkalon nje mandat dhe qeveria e mepasme nuk ben dot asgje se ka penalitete per te paguar.A e anulluat koncesionin e ngjyrosjes se karburantit me XENIN ?? ASPAK.
    Po na beni dhe neve qe nuk duam tja shohim me syte tropojaneve te kthehemi te presim nga BERISHA.
    A e kupton ne çfare katastrofe na çuat me pangopesine e drogmenit ??
    TY PERSONALISHT TE NDAJ VEC JE FAMILJARISHT I PANJOLLOSUR JU NJOF MIRE.
    Por populli thote me thuaj me ke rri te them se cili je.
    Partia Socialiste vetem emrin ka socialiste veprimet i ka fashiste!!
    Me vjen keq ta konstatoj.

    Reply to this comment
  5. Adih April 4, 14:15

    Gjithmone o Brace si edhe Balla ,qe jeni dhe keni qene kllohun cirku ,i politikes se rrumpalles ne kete tranzicion post komunist .Edhe kete radhe kete rol po kryen ,te ka vene Rama nga frika dhe na ben te zgjuarin se kuksianet nuk do paguajne ,kurse te tjeret po .Sinqerisht nuk jam xhelpz dhe kunder kuksianeve ,jane te varfer dhe vellezerit tane . E kupton o Brace se bota do tallet me ju ,jeni i pari vend ne bote, qe beni keto dhizma .Do ju kapi hosteni o Brace .Ca po ,e ca jo ??!?
    Zgjidhje ka Me qe ju e shisni karburantin mizerabel shqiptareve ,ku shefi i jot eshte prononcuar se keto te ardhura (shitja shtrenjte e karburantit )perdoret per mirembajtjen e rrugeve ,beni transparence shqiptareve ,nuk keni shanc tjeter ,dhe ta marin te gjithe vesh shqiptaret, ju fitoni 560 milion euro ne vit nga kjo takse ,ku as edhe 10% te kesaj shume nuk e keni investuar deri tani . Shko e pirdhu o Brace ,por kujdes vetes tuaj po ja fusni .Do te jape edhe nje keshille o Brace ,keto para ose doni ti perlani ti vidhni per vehten tuaj ,ose e keni buxhetin bosh ,dhe ne qofte se eshte kjo e fundit hapni krahun se ka me te zote se ju te drejtojne ekonomine e popullit.

    Reply to this comment
  6. mirel April 4, 14:41

    Pa he jepini. Nxirni te dhena te sakta me shifra ku jane investuar borxhet? Ku jane fitimet e turizmit.
    Dhe sa do jete fitimi i parashikuar per Aeroportin e Vlores.
    Ahmetaj nuk ka asnje pergjigje. Sepse i vjedhin dhe Aeroporti i Vlores eshte skema per te futur prape duart ne xhepat e popullit.
    Keta jane hajdute super te degjeneruar me keq nga Berisha
    Grushtin te gjitheve plerave se e moren me qafe kete vend.
    Asgje nuk po lene per brezat e ardhshem pervec aspiratave per te ikur nje ore e me pare.

    Reply to this comment
  7. Mon Kukaleshi April 4, 15:39

    Kushtetuta flet qarte, çdo qytetar shqiptar ka te drejta dhe detyrime, te cilat jane te njejta per te gjithe.
    Pra qe te perjashtosh nga pagesa e takses vetem qytetaret e Kuksit eshte nje vendim antikushtetues, i pa aplikueshem.
    Me vjen keq qe propozime te tilla vijne nga deputete e ministra, qe duhet ti njohin parimet e demokracise edhe ne gjume.
    TAKSA O HIQET FARE OSE VENDOSET PER TE GJITHE, por megjithate ne demokraci ekziston mundesia e kundershtimit te nje çfaredolloj vendimi te qeverise apo parlamentit, mjafton t’i drejtohesh Gjykates Kushtetuese, rruge te cilen duhet te ndjeke “shoqeria civile’!

    Reply to this comment
  8. info analitike April 4, 18:39

    O shoke a e kuptoni teatrin qe po luan Bracja? Kesaj i thone nga njera ane bastunin me Ramen dhe kryeprokuroricen e nga ana tjeter karroten me Bracen. I iku firoma Kriepsikopatit kur e pa se cfare i punuan kuksianet ndaj tani po perpiqet te tregoje fytyren e atij qe mirekupton me Bracen nderkohe qe nxjerr Gjiknurin te beje deklarata qe fajesojne PD-ne e largojne vemendjen nga krimi i Rames dhe Ahmetajn qe te luaje rolin e fajtorit perpara Braces. Teater rilindjot more shoke ndaj mos i zini bese se do te vazhdojne te ndajne pazare me Lulin dhe Monen.

    Reply to this comment
  9. tomorraku April 4, 19:27

    Edheti more Brace “guximtari ” u trembe nga banda e rrugaceris Kuksiane?Po u jepni arme te forta bandave te Saliut kunder te cileve ti ke qene shume aktiv ne parlament; Kush te paska kercenuar tashti qe qenke terhequr e kaluar ne ekstrem ; te mos paguajne fare takse!Po si do te kompesohet koncensionari ?apo si gjithmone nga buxheti i shtetit , sic propozoi edhe “lartmadheria e tij”min. gjiknuri per demin e shkaktuar ne dogane !Tashti mbetet qe une pensionisti ,te mar batanijen se vetem ajo me ka mbetur , e te vij te shtrihem aty perpara parlamentit, apo kryesis se kuvendit se ato jane te mbrojtura nga shiu , era , dielli dhe rrugaceria e pasuruar me taksat e mija si pensionist!

    Reply to this comment
  10. tomorraku April 4, 19:38

    Edhe ti more Brace “guximtari ” u trembe nga banda e rrugaceris Kuksiane?Po u jepni arme te forta bandave te Saliut kunder te cileve ti ke qene shume aktiv ne parlament; Kush te paska kercenuar tashti qe qenke terhequr e kaluar ne ekstrem ; te mos paguajne fare takse!Po si do te kompesohet koncensionari ?apo si gjithmone nga buxheti i shtetit , sic propozoi edhe “lartmadheria e tij”min. gjiknuri per demin e shkaktuar ne dogane !Tashti mbetet qe une pensionisti ,te mar batanijen se vetem ajo me ka mbetur , e te vij te shtrihem aty perpara parlamentit, apo kryesis se kuvendit se ato jane te mbrojtura nga shiu , era , dielli dhe rrugaceria e pasuruar me taksat e mija si pensionist! Po na coni ne gjendjen e atij qe kendonte:S’trembemi nga bresheri / s’trembemi nga shiu/ jemi rrac e forte/ rrace arixhiu

    Reply to this comment
  11. katarakti April 4, 19:45

    Me vonese Braçe, me shume vonese. Lartesia e tij Shalegjate a u konsultua me njeri kur vendosi kete lloj tarife?! Apo u konsultua me pronarin e koncesionit?! Si i beni keto pune keshtu, mor aman! Perse nuk merrni mendimin e specialisteve, perse nuk organizoni simpoziume apo konferenca shkencore ekonomike kur jane ne loje me qindra milione euro?! Si spjegohet qe Rama nuk pyet dhe nuk degjon njeri?! Si spjegohet qe ne ekipin e tij nuk ka nje minister qe t’i kete kaluar te 60-tat, por vetem axhaminj dhe çupelina?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*